Militantëve të të gjitha partive politike në Kosovë

Opinione

Militantëve të të gjitha partive politike në Kosovë

Nga: Nue Oroshi Më: 23 shtator 2020 Në ora: 12:59
Nue Oroshi

Militantizmi është një veti apo një shprehi e cila paraqitët tek partiakët të cilët e shohin në të shumtën e rasteve liderin e tyre partiak si idol. Ata krijojnë një lidhje të afërt shpirtërore me liderin e tyre sa që edhe kur ka të drejtë edhe kur gabon në të shumtën e rasteve i gjejnë njëqind e një mijë fakte të paqena për ta mbrojtur atë, dhe për ta ngarkuar partinë tjetër për ta sulmuar.

Në Kosovë kemi dy lloje militantësh. Militantët verbal apo të pa paguar të cilët janë të shumtë dhe bëjnë zhurmë të madhe vetëm e vetëm që lideri i tyre të ketë të drejtë dhe militantët lëvizës të cilët shfrytzojnë interesat e pushtetit për tu pasuruar. Militantët verbal pavarësisht se si ndërrohen pushtetet, ata në të shumtën e rasteve nuk përfitojnë gjë prej këtij militantizmi por ju mjafton që njëherë në katër vjet ta shohin liderin e tyre dhe t´iu jap dorën dhe një buzëqeshje mashtruese në një fushatë elektorale sa për të marrë votën e tyre. Kurse militantët përfitues janë të tjerë. Ata janë si ushujza apo zvarraniku që ju afrohen çdo lloj pushteti që vjen,kryesore është që të përfitojnë tenderet dhe të jenë mirë me pushtetin. Të këta lloj militantësh nuk ka rëndësi se kush vjen në pushtet, por kryesore është që ata të mos i prishin interesat e tyre biznesore.

Meqenëse të gjithë këta militant partiak gjinden kudo nëpër Kosovë si në fshatë si në lagje të qyteteteve dhe në të shumtën e rasteve edhe përplasën me njëri-tjetrin duke mbrojtur liderët e tyre partiak dhe duke harruar që kafet e mëngjesit i pijnë se bashku në shitorët e fshatit. Ata janë lindur dhe rritur se bashku. E nuk është e moralshme që ti ndajnë interesat partiake.

Për ata që nuk e dijnë dëshiroj t´iu jap një spjegim se si veprojnë partitë politike në Kosovë.Lideret politik të Kosovës ata ngacmohen me njëri-tjetrin vëtem në Parlament të Kosovës nëpër debate televizive, konferenca shtypi, apo në ndonjë kremte që gjuajnë me fjalë me njëri-tjetrin. Por kur të bjen muzgu i mbremjës dhe fillon të errësohet nata,ata skajeve të restorantëve të Prishtinës apo ndonjë qyteti tjetër bashkohen,hanë dhe pinë pije të shtrenjeta e meze të mira dhe ndajnë tenderet në shenjë ngadhënjimi.

Të tillët i ke në të gjitha partitë politike të Kosovës. Ndërsa ju militantët partiak gjuheni në mbremje me fjalë me bashkëfshatarin e juaj që mund të ketë qëlluar që të ka ndihmuar gjatë tërë ditës kur e ke pasur nevojën që të është shkaktuar ndonjë defekt në makinat e punës bujqësore apo ka shpejtuar që të ndihmon në kohëra të vranëta kur mblidhen livadhet e kur shpejtohet që mos ti zënë shiu dhe ti prishë të tërat.Kështu që do të ishte e mirë që me bashkëfshatarët nëpër fshatra apo me bashkëqytetaret nëpër lagje të qytetete të shkoni mirë në mes vete pavarësisht dallimeve politike.

Këtu dëshiroj të potencoj një rast.Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve në Prizren në vitin  2009 –2010 sepse u mbajten tri runde të zgjedhjeve për kryetar komune, zgjedhje të rregullta plus dy balotazhe, në një fushatë zgjedhore ku ishim ndarë në dy grupime të mëdha politike në qytetin e Prizrenit në një anë ishin partitë shqiptare me kandidatin e tyre kurse në anën tjetër ishte PDK  me partitë e minoriteteve me kandidatin e tyre. Zgjedhjet shkuan në  balotazhë dhe kandidati i partive shqiptare për 200 vota doli me i votuari. Në atë rast pati një tronditje të Qeverisë qendrore që në këtë kohë po i kalonin vitet e mjaltit në qeverisje qëndrore PDK dhe LDK. Ne nga Prizreni që atëherë koalicionin tonë e quanim Koalicioni i Lidhjes së Prizrenit ku i patëm shkaktu një termet qeverisjes qendrore sepse PDK e humbi Jeruzalemin e saj siç e quanin ata vet dhe për disa orë ishte prishur koalicioni.Është e njohur deklarata e zanzibarit që këtë sihariq e kishte dhënë Hajredin Kuqi për prishjen e koalicionit qendror.Meqenëse të dyja partitë kishin lakmuar për të ruajtur pushtetin ishin ulur sërish në tavolinë Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu.

Njëri ishte kryeministër e tjetri president. Ata ranë dakort edhe me përkrahjen dhe miratimin e Eqrem Kryeziut atëherë nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, që ti falin edhe për një mandat qeverisjeje Prizrenin PDK-së. Meqenëse ligjerisht nuk kishte mundësi sepse kandidati i koalicionit për Lidhjen e Prizrenit kishte fituar 200 vota më shumë, ata kërkuan që të mbahet balotazhi i dytë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e politikës. Kështu ai balotazh ishte tash vetëm një farsë sepse çdo gjë ishte kryer në tavolinë.

Ky ishte vetëm një shembull se si vepron politika jonë në Kosovë. Shembuj të tillë kemi  mjaftë ku bëhen pazare politike dhë vështirsitë me të mëdha të partive tona politike për të krijuar një qeveri nuk është programi qeverisës e as orientimi ideologjik i partive politike. Vështirsitë më të mëdha janë tek ndarja e pushtetit që nënkupton edhe ndarjen e buxhetit të Kosovës. Prandaj në fund kam një këshillë miqësore për të gjithë ju militant të partive politike në Kosovë. Mos përplaseni në mes vete për liderët e tuaj partiak. Por shikoni nëpër fshat apo lagje të qytetetve se çka keni mangësi dhe bëhuni bashkë e kushtëzoni liderët partiak pavarsisht se të cilave partive politike janë se pa u bërë rregullimi i infrastrukturës në fshat apo lagje të qyteteve,pa u krijuar kushtet për punësimin e të rinjeve dhe të rejave, nuk do t´iu votojmë.

Militantizmi i tepruar edhe kur liderët e juaj politik e kanë gabim qonë në krijimin e kultit të liderit që nuk ekziston në botën demokratike perëndimore kurse në komunizëm quhet diktator. Kohërat e diktaturave dhe diktatorëve kanë përfunduar në trojet shqiptare prandaj kritikoni liderët tuaj politik kur e kanë gabim dhe mbroni ata kur kanë të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat