A ka burrë me integritet i cili e pajton skenën politike dhe e kthen në binar Kosovën?

Opinione

A ka burrë me integritet i cili e pajton skenën politike dhe e kthen në binar Kosovën?

Nga: Ismail Muqiqi Më: 23 shtator 2020 Në ora: 20:55
Ismail Muqiqi

Shteti i Kosovës është në udhëkryqe, dhe para sfidave të mëdha të cilat kërkojnë zgjidhje dhe mençuri politike.

Pas përfundimit të Luftës erdhi Liria dhe më vonë Pavarsia. Kjo bëri që në çdo familje të mbizotronte shpresa dhe ideali se më në fund qytetarët e këtij vendi do të jetojnë dhe punojnë me përkushtime për të ndërtue një shtet funksional me vlera demokratike.

Por shpresën e qytetareve e zbehen dhe e shkelën partitë politike dhe liderët e tyre të cilët i shkaktuan dëme shtetit në të gjitha poret e jetës dhe Shoqërisë në përgjithësi.

Përqarjet dhe lufta për pushtet e sollën Kosovën në një pozitë që nuk e ka pritur askush, se barsitë e funksioneve shtetërore do të punojnë kundër interesave të shtetit.

Sot për të folur për gjendjen aktuale në Shoqërinë Kosovare njeriu normalë nuk shef perspektivë se në këtë vend, ka progres për të ardhëmen e gjeneratave që vijnë pas nesh.

Problemë akutë i Shoqërisë Kosovare është kultura e komunikimit në skenën politike dhe përçarjet me përmasa ekstreme dhe patologjike ndërmjetë partive politike dhe liderëve, të cilët kanë degradue çdo vlerë tradicionale, njerëzorë dhe kombëtare.

Sot kudo në institucionet e improvizuara janë grumbullue problemet më të ndryshme deri tek bllokadat të cilat po bëhen me vetëdije dhe me agjenda kundër funksionimit të shtetit.

Kjo politikë e mbrapshtë që sollën qeverisjet e pa përgjegjshme ka arriturë shkallën më të lartë të polarizimeve dhe luftën për pushtet.

Qeveria aktuale e cila e ka të kontestuar legjimitetin po përballet me problemet madhore të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente, por kapaciteti i sajë nuk garantojnë rezultat.

Pa përgjegjësia dhe jo moraliteti, po shprehet në Parlamentin e Kosovës në të cilin partitë politike përmes opstrukcioneve nuk po arrijnë të miratojnë vendime të domosdoshme për ta votuar pakon emergjente për ti shpëtuar biznesit të cilat pësuan nga Pandemia e Korona Virusit.

Polarizimi dhe përçarjet po manifestohen edhe këto ditë me rastin

e nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike ndërmjetë Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Se qka do të sjellë kjo marrëveshje dhe se a do të humbë apo do fitojë Kosova mbetet të shifet.

Kosovën këto ditë po e tronditë edhe afera e dosjeve të dhomave të Prokurorisë Speciale të Gjykatës në Hagë.

Kjo ngjarje me dosjet e pretenduar për Krimet e Luftës e cila po përsëritet radhazi 3 here para Selisë të Shoqatave të Veteraneve të Luftës i përngjanë një komedie tragjike me të cilën po ballafaqohet dhe shqetësohet opinioni i gjerë.

Këto afera dhe veprime destruktive të cilat po ndodhin para syve të institucioneve, japinë me kuptue se disa grupe apo forca destruktive po veprojnë kundër stabilitetit të shtetit dhe kundër unitetit të Shoqërisë Kosovare.

Të gjitha këto brenga janë prookupimë i gjdo familje apo individi që jetonë në Kosovë.

Për ti tejkaluar vështersit në horizontin politikë dhe intelektual të Kosovës nuk po shifet njeri apo grupim intelektual deri tek Akademia e Shkencave dhe të Arteve e cila ka përgjegjësi morale dhe shtetërore për tu pri proceseve Nacionale dhe Shtetërore për të mirën e vendit.

Duhet theksuar se para 1 shekulli Burrat e mençure të cilët ishinë në krye të zhvillimeve të ngjarjeve të cilat ishin të lidhura me fatinë e popullit Shqiptar në momentet e duhura u bashkuan dhe u betuan para flamurit se do të punojnë me përkushtime për të mirën e kombit.

Ata burra edhe pse nuk ishinë Shkolla të Larta dhe Fakultete, ata kishin idealë dhe lidhën besën për bashkimin e Trojeve Shqiptare.

Rrethanat e tanishme me të cilat po përballet Populli i Kosovës, e imponojnë pyetjen a ka Burrë i cili me dijenë, përkushtimin, integritetin dhe moralin kombëtarë dhe shtetërorë donë dhe mundën ta pajtojnë skenën politike dhe liderët të cilëve ju ka kaluar koha të flasin me emër të popullit, dhe të cilët sa më parë të largohen nga politika populli do të tua di për nderë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat