Oj pasqyrë, pasqyrë në mur - kush është më intelegjent se unë?

Opinione

Oj pasqyrë, pasqyrë në mur - kush është më intelegjent se unë?

Petrit Dibrani Nga Petrit Dibrani Më 24 shtator 2020 Në ora: 23:52
Zafir Berisha

Citoj:

Koodinatori i ri për Siguri Kibernetike, z. Zafir Berisha ka thënë se me emërimin e tij është bërë një sensibilizim në vendin tonë.

“Në gjithë këtë zhurmë të madhe e kam pa një të mirë, sepse duke u marrë me mua, faktikisht kanë filluar edhe ata që se kanë ditur se çka është siguria kibernetike me mësu. Megjithatë u bë një sensibizilim i cili i ka munguar vendit tonë”, tha Berisha.

Të qenurit qesharak, dmth të jesh intelegjent, po të mendosh se duke u kritikuar nga shumica e qytetarëve, kanë filluar edhe ata që se kanë ditur, se çka është siguria kibernetike me mësu, do të thotë; oj pasqyrë pasqyrë në mur, kush është më intelegjent se unë?.....

1. E gjithë dituria jonë është pjellë e perceptimeve tona. 

2. Çfarë njeriu nuk kupton, ai nuk e posedon.

3. Të gjithë njerëzit nga natyra dëshirojnë dituri...

I lartëcekuri këto, për fillim t’i mësojë.

Unë personalisht, jam i bindur se i lartëcekuri, nuk dinë të punoj me kompjuter, e lëre më të jetë Kordinator Nacional për Siguri Kibernetike, që as fjalën Kibernetikë nuk e kupton.....

Degradim më i madhë, i institucioneve të Republikës, se zgjedhja në pozita shtetërore i njerëzve të paarsimuar ose pa diplomë adekuate dhe pa përvojë për pozita të caktuara, është vetëm korrupsioni asgjë tjetër. Zyrtarë dhe pa diplomë, kjo ndodhë vetëm në Republikën tonë.

“Dituria pa arsim është padrejtësi e armatosur”!

Zyrtarët qesharak, të dështuar ende punën pa filluar!!!!!

Medet për qytetarët dhe Republikën....!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat