O politikanë shqiptarë...

Opinione

O politikanë shqiptarë...

Nga: Korab Blakaj Më: 26 shtator 2020 Në ora: 01:00
Korab Blakaj

Qeveritë Osmane nuk treguan interesim për detyrimet që kishin ndaj qytetarëve të tyre. Kërkesat dhe ankesat nuk shqyrtohen. Gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Askush nuk është i lumtur me gjendjen në Turqinë evropiane. Është bërë e padurueshme për serbët, grekët dhe për shqiptarët. Në emër të Krishtit kam urdhëruar ushtrinë time të lavdishme për Luftë të Shenjtë. Në Serbinë e Vjetër ( Kosovë) ushtria ime do të ndihmojë jo vetëm serbët krishterë por edhe serbët myslimanë të cilët janë po aq të dashur për ne, si dhe shqiptarët krishterë dhe myslimanë me të cilët populli ynë ka ndarë gëzimin dhe pikëllimin gjatë 13 shekujve. Të gjithëve do tu sjellim liri, vëllazëri e barazi!

2)Me traktatin e Fshehtë mes Bullgarisë dhe Serbisë të datës 29 shkurt 1912 kêsaj të fundit iu njoh e drejta e daljës në detin Adriatik. Në realizim të kësaj „të drejte „ ushtria serbe depërtoi në Lezhë me 15 Nëntor dhe mori nën kontroll Shqipërinë Veriore deri në Tiranë e Durrës.Me 25 Nëntor, Pashiqi publikoi një deklaratë në TIMES in e Londrës ku argumentonte që Serbia pretendonte Durrësin për ta bërë qytet e port ushtarak në Adriatik.

3) Me 20 dhjetor 1912 Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi themelimin e Shqipërisë autonome POR i njohu Serbisë të drejtën e DALJËS TREGTARE në det.

Me 20 mars 1913 po kjo Konferencë vendosi ti jepte Shkodrën Shqipërisë. Mali i Zi refuzoi ta pranonte vendimin dhe kërkoi ndihma ushtarake nga Serbia për ta forcuar rrethimin e saj!Me 21 mars flota detare e Fuqive të Mëdha ( përjashto Rusinë që abstenoi) kreu manovra ushtarake në detin e Tivarit, dhe me 12 Prill bllokoi detin malazias. Trupat serbe u tërhoqën.Në shkodër hyri ushtria malaziase me 20 prill dhe me datën 4 maj 1913, Mbreti Nikolla me anë të telegramit drejtuar Sir Eduard Greyit i dorëzoi Shkodrën Fuqive të Mëdha.

4) Në Marrëveshjën e Londrës me 16 prill 1915, mes Francës, Anglisë, Rusisë dhe Italisë në nenin 5 të saj u vendos; tërritori përkatës i Adriatikut do tu ipej Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi,- terë bregdeti nga gjiri i Plamkës deri në lumin Drin, me portet e rendësishme të Splitit, Dubrovnikut, Kotorrit, Tivarit, Ulqinit e Shengjinit , përjashtuar portin e Durrësit që do ti njihej shtetit autonom musliman të Shqipërisë!

5) Me Memorandumin e datës 9 dhjetor 1919 Forcat Aleate sabotuan pavarësinë e Shqipërisë duke i njohur Italisë sovranitetin e plotë mbi Vlorën dhe territoret perreth.Kundër mandatit të Italisë reagoi Serbia duke arsyetuar disavantazhin me atë që e quajti „ krijim i kufirit sulmues në favor të Italisë“ që nënkuptonte një përparësi sulmi për Italinë dhe disavantazh strategjik për Serbinë.Për të larguar rrezikun Italian Serbia pranoi të kthehej në kufijt e vitit 1913 dhe pranoi Shqipërinë shtet të pavarur, me kusht që territoret jugore të saj të mos prekeshin nga Greqia.Në rast të pushtimeve greke, Serbia ruante pretendimet e vjetra për Shqipërinë Veriore.Ajo arsyetonte përmes Pashiqit: lugina e Drinit bashkë me Shkodrën- kryeqytet i dikurshëm i mbreterve serb përbëjnë një vazhdimësi gjeografike për Malin e Zi dhe vijë kufirare e Serbisë.Për Serbinë lugina e Drinit është E DREJTË E NJOHUR NDËRKOMBTARISHT PËR DALJE NË ADRIATIK, me hekurudhën jetike Danub-Durrës, dhe Mali i Zi të drejtën e lundrimit në lumin Buna!

Në përgjigjen përfundimtare të Konferencës së Paqës me 14 Janar 1920 Serbia thekson se vazhdon të mbajë qendrim se zgjidhja më e mirë ishte Pavarësia e Shqipërisë pa mbikqyrje të ndonjë fuqie të huaj , por në rast se Italia merr Vlorën, për të minimizuar disavantazhin strategjik Serbia do sulmojë Shqipërinë Veriore!

6) në nëntor 1921, pas largimit me armë të italianve nga Vlora, Konferenca i njohu Italisë interesin e ruajtjës së pavarësisë së Shqipërinë , dhe Shqipëria hyri në Lidhjën e Kombeve!Pashiqi qau në bashkëbisedim me ekspertin francez Larouche dhe tha: mallkuar qofshin italianët, për ti larguar nga Vlora u detyruam të hiqnim dorë nga Shkodra dhe nga shfarosja e shqiptarëve!

7) Pashiqi tregon; pas vizatimit të kufijve të Shqipërisë nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi me parinë e Mirëditës nga mesi i vitit 1921.Kjo marrëveshje parashihte formimin e Republikës Katolike të Mirëditës dhe do të mbrohej nga forcat ushtarake të Mbretërisë SKS . Qeveria e Tiranës e shtypi me gjak dhe ne u akuzuam dhe u dënuam në Lidhjën e Kombeve!

Sidoqoftë me këtë organizim Serbia vonoi organizimin e brendshëm të shtetit shqiptarë duke shfrytëzuar kohën për organizim të pushtetit në Kosovë e vise tjera të pushtuara!

8 ) Ballkani i Ballkanasve - është politikë tradicionale e Serbisë .Ky parim në kohën e vet është përdorur në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe Austro hun gareze. Në vitet e konferencës së Londrës kundër Italisë.

Me idenë e Minishengenit kundër Amerikës-.Ky parim sipas këndvështrimit serb ka paraqitur garancinë më të mirë për paqen në Ballkan, për bashkëpunimin ndërmjet popujve ballkanikë dhe zhvillimin e tyre të pa penguar. Prania e cilitdo shtet të fuqishëm në Ballkan për Serbinë është rrezik, sepse Serbia nuk arrin të ruajë hegjemoninë e saj ekonomike dhe ushtarake!

Pra o të çmendur politikanë tanë në Kosovë e Shqipëri. A nuk e vëreni që Serbia punon sistematikisht me të njëjtat plane?

Republika Katolike a nuk është Zajednica e sotme?

Minishengeni a nuk është parim qe i garanton Serbisë hegjemoni ekonomike dhe ushtarake në Ballkan?

Marrëveshja e Uashingtonit a nuk e realizon të drejtën e saj për hekurudhë me dalje tregtare në det?

O të... , SERBIA DO TA NJOHË KOSOVËN , me kushtin e vetëm që ka njohur Shqipërinë, largimin e forcave ushtarake të Natos.

O të..., hapni udhë të kalojmë në kundërsulme diplomatike, në organizime të suksesshme të brendshme, në bashkim kombëtar dhe në ngritjën e një ushtrie me potenciale sulmuese!

Lidershipi vizionar do ta orientojë drejtë punës dhe kombi shqiptar do bëhet kombi më i fuqishëm në Ballkan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat