Luftë e pastër apo luftë e drejtë?!...

Opinione

Luftë e pastër apo luftë e drejtë?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 26 shtator 2020 Në ora: 09:10
Dibran Demaku

Në kohë të fundit nga individë(qofshin këta politikanë, gazetarë apo të tjerë)shkruhet e flitet për luftën e fundit dhe pothuajse që të gjithë me një zë thonë se: Lufta e UÇK-së ishte luftë e pastërt në vend që të thonë se ajo ishte  e drejtë?!...Sepse lufta si mjet asnjëherë dhe askurrë nuk është as nuk mund të jetë dhe as të quhet e pastërt!...Lufta mund të jetë e drejtë dhe e padrejtë!...

Në rastin tonë Lufta ishte e drejtë,sepse ajo u bë që ne të fitonim lirinë nga një regjim kriminal siç ishte regjimi serb, i cili kishte për synim të zhdukte gjithçka që ishte shqiptare?!...Për këtë arsye bota demokratike ishte në përkrahje të kësaj lufte e cila u kurorëzua me lirinë tonë dhe me shporrjen me turp të forcave armike dhe gjakatare serbe?!...

Pra, lufta jonë për liri ishte dhe do të mbetet si luftë e drejtë në analet e historisë sonë dhe asaj botërore, sepse u bë për jetë a vdekje të një populli të tërë!

Në historinë e luftërave, qëkur ekziston njerëzimi gjithmonë është shkruar e është thënë se ajo apo kjo luftë ishte e drejtë apo e padrejtë, dhe jo asnjëherë se kjo apo ajo luftë ishte e pastërt, sepse vetë emri Luftë e përjashton mbiemrin E pastërt?!...

Pra, nuk ka luftë të pastërt, por ka luftë të drejtë ose të padrejtë. Çdo luftë çlirim(siç ishte edhe lufta jonë)është Luftë e drejtë?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat