Pse ne shqiptarët, në momentet më delikate heshtëm dhe po heshtim                                                                                                                   

Opinione

Pse ne shqiptarët, në momentet më delikate heshtëm dhe po heshtim                                                                                                                   

Nga: Hasan Hasanramaj  Më: 28 shtator 2020 Në ora: 11:46
Hasan Hasanramaj 

Nuk janë raste të rralla që për çdo dite dhe natë dëgjohen lajme, raporte, informata, shkruhen artikuj të gjatë e të shkurtër nëpër të gjitha faqet e gazetave tona nda të cilave më shumë së njëzet vjet resht është folur e përfolur, po flitet edhe sot nëpër oda të burrave, në kafene, rrugë e në vende të tjera publike anë e kënde Kosovës së korrupsioni po hetohet pa rezultate për “hatër” të Bashkimit Evropian. Fytyra e këtij regjimi në shume mjedise në Kosovës është një pushtet i uzurpuar që uzurpon, kërkohet dorëheqja e këtij ose atij, s’kemi frikë nga numri i madh i kritereve për viza, korrupsioni nuk luftohet me debate e reklama, drejtësia në Kosovë me  “dyer të mbyllura”, dyqind mijë euro ryshfet për blerjen dhe privatizimin e nëntëdhjetë e një hektarëve tokë të ish-sektorit shoqëror, “faturojnë” e vishen qeveritarët me para të buxhetit, shpërdorimi i detyrës zyrtare - forma më e përhapur e korrupsionit, i cili luftohet duke privatizuar ndërmarrjet publike, Kosova në Evropën Qendrore edhe atë Lindore me shkallë me të lartë të korrupsionit, me pasiguri ligjore, me politikë jo të mirë ekonomike dhe me cilësi të dobët të arsimit profesional, Daçiqi dhe Vuçiqi i  caktojnë datën e zgjedhjeve komunale në Kosovë, sistemi mafioz gjyqësor në Kosovë qe njëzet vjet  nuk e zbuloi  shumicën e  rasteve që kanë të  bëjnë me të gjitha të zezat në Kosovë të cilat mbahen sekretet  të ardhurat nga tenderët me vlera të mëdha, han darkë në Bruksel e “vizatojnë” hartën politike për Veriun. Këto dhe shume e shumë tema të tjera edhe me drastike shkruhen nëpër faqet e gazetave tone dhe bisedohet nëpër emisionet televizive qe njëzet vjet radhazi dhe në anën tjetër asgjë nuk ndryshon. Andaj të nderuara redaksi, gazetarë, redaksive televizive dhe mjete të tjera të informimit shkruajeni në akull dhe kthejeni në drejtim të dielli, ndoshta do të arrini t’i realizoni  jetë dhe vepër shkrimet tuaja. Të gjithë ne jemi të bindur se drita e shpirtrave që në çdo moment, çdo ditë dhe muaj duhet t’i  përkujtojmë me të cilat hëpërhë nuk pajtohemi me gjendjen e krijuar, me realitetin e hidhur gjatë njëqind e dyzet vjetëve të fundit nga pushtuesit shekullorë. Këto duar të cilat në njëzet vjetët e fundit sjelljen shumë të zeza, nuk janë duar, por janë gojë gjarpinjsh që tentuan  dhe po tentojnë dhe po punojnë vazhdimisht të dëmtojnë Kosovën, popullatën e saj dhe kombin shqiptar në tërësi. Andaj është detyrë e shenjtë e çdo  shqiptari  në Kosovë, në Shqipëri dhe në trojet e tjera stërgjyshore që  në fund të  ngrinin zërin e fuqishëm kundër të gjithë atyre që tentuan dhe po tentojnë t’i mohojnë sakrificën e burrave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe në vend të tyre ta ngrinin vetën lartë. Pse nuk e ngrinim zërin kundër këtyre skenave dhimbshme dhe të zeza, jo me fjalë, e premtime bosh, por me aksione konkrete kundër krimit të organizuar, korrupsionit, qendrave mafioze dhe shumë të zezave tjera në Kosovë, të cilat në  vitet e fundit po e minojnë funksionin efikas të institucioneve. Patriotet, njerëzit e ndershëm me ideale të forta kombëtare, të cilët  vërtet luftonin dhe punonin  për të mirën e Kosovës dhe pavarësinë e saje nga dora e bandave dhe banditëve, në pritë pas shpine dhe me maska në kokë që nga ditët e para të çlirimit dhe pas çlirimit të Kosovës pa kurrfarë të drejte ua morën jetën eproreve ushtarak, të rinjve, vajzave dhe të tjerëve, të cilët në momentet më të duhura për Kosovën dhe qytetaret e saj shkuan atje ku nuk është dashur të  shkojnë ?!

Ne shqiptaret, në momentet më delikate të historisë na ndodhën gjera, të cilat nuk është dashur të na ndodhin. Historia na ka mësuar së vrasjet në prita, natën dhe ditën pas shpine dhe me maska në kokë  i kryen njerëzit me të ligj të kombit, të cilëve deri me sot edhe përkundër  premtimeve, kërkesave dhe fjalëve të mëdha, së  shpejti do t’i zbulojmë dhe do t’i arrestojmë  nuk u realizuan në jetë në një anë, kurse në anën tjetër të gjithë ata që dhanë premtime  nuk arritën t’u dalin vetë përpara?! Çka është për çdo për të gjithë ata që dhanë fjalë të mëdha në periudhën e pas luftës u përqafuan dhe po përqafohen në bashkëqeverisje me të gjithë ata që e vranë  kolonel Ahmet Krasniqin dhe shumë Krasniqa  të tjerë.                                                                                                          Andaj, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të pyesim deri kur kështu, a kemi meritua një gjë të tillë, pse forcat progresive të Kosovës dhe më larg i lejuan këto skena të dhimbshme te  na ndodhin në momentet më delikate të historisë?! Kush i ndërseu këto dukuri negative, vrasjet, që nga dita e parë e luftës e deri me sot, kush i ngacmoi dhe i frymëzoi këto qarqe kriminale- mafioze dhe të zeza të tjera në Kosovë e më larg, a janë këta shpirtra të ndytë në mesin tonë, apo ...? Ku është  SHPK-ja, Qeveria, Parlamenti, partitë politikanet, gjykatat dhe forcat tjera progresive të Kosovës, të cilat  qe njëzet vjet ngritën shumë pluhur dhe  dhanë shumë premtime para qytetarëve të Kosovës, por për fat të keq nuk arritën për t’u rënë në gjurmë dhe ta zbulojnë krimin e organizuar, korrupsionin dhe shumë  dukuri tjera negative ?!...  Kujt i konvenojnë të gjitha këto të zeza, të cilat shumë na ulen famën  në botë?                                                                                                                                        Përndryshe, të gjitha ato familje dhe individë që pësuan më në fund vetë do të gjejnë format dhe metoda për çrrënjosjen e të këqijave dhe bartëseve të tyre. Po presim edhe ndonjë ditë nga të gjithë ata që kanë për detyrë  dhe gjykatave ndërkombëtare që pas njëzet vjetëve për t’u ra në gjurmë krimineleve dhe krimeve, korrupsionit dhe bartëseve të  dukurive të tjera negative të cilat  Kosovën e kanë përlloç. Me shumë së njëzet vjet mirë u pa dhe po shihet edhe sot se ata që duhet të na mbrojnë për momentin nuk janë në gjendje  as vet ta mbrojnë vetveten, e mos ë flasim për mbrojtjen e të tjerëve! Atëherë, kujt  me ia lënë fajin, të madhit Zot, me lutje që mos na përsëriten dukurit të  tilla negative të cilat na  ndodhen dhe po na ndodhin në Kosovë. Për fat të keq lutjet të tilla që me shumë së njëzet vjetëve radhazi që  i  bënë  dhe po  e bëjnë nëpër  tubimet mortore dhe vende të tjera nuk arritën t’ua zbusin zemrat atyre  që nuk kanë zemra. Vrasjet e shumta dhe të dhimbshme, të cilat u kryen gjatë me shumë së njëzet vjetëve të fundit në Kosovë, e sidomos në Rrafshin e Dukagjinit të gjithë neve na bëjnë me dije që më në fund ta vejmë gishtin në  kokë dhe të mendojmë se antikombëtaret në pikë të ditës para syve të qytetarëve vepruan  pa asnjë frike ?!  Të gjitha këto vrasjet që u kryen nga kriminelët të pazbuluara, gjatë njëzet  vjetëve të fundit në Kosovë dhe në Shqipëri  janë sinjale që po paralajmërojnë  kujdes së ka antikombëtarë, të cilët atëherë kur këtyre  u nevojitet bashkimi, qetësia, rendi, ligji dhe të mirat e tjera ata i shkelmojnë të gjitha. Andaj ka ardhur koha që me në fund  të organizohemi mirë kundër të gjithë atyre që njëzet vjet me radhë  punuan dhe po punojnë që në Kosovë dhe në Shqipëri të dominojë anarkia ?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat