Heshtja që dëmton

Opinione

Heshtja që dëmton

Nga: Melihate Tërmkolli Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:00
Melihate Tërmkolli

Vuçiq iu paska kundërvënë deklaratës së përfaqësuesit të Kancelares Merkel sipas të cilit “asociacioni duhet të jetë në pajtim me të drejtën kosovare”. Vuçiq në këtë rast deklaron se atëherë mund të thuhet “në përputhje me rregullat e Serbisë”, thua se komunat për çka bën fjalë asociacioni janë diku në Shumadi e jo në Kosovë. Presidenti i Serbisë gjithnjë “harron” se Kosova është shtet i pavarur të cilin shteti i tij dhe ai duhet ta njohë zyrtarisht si të tillë. Prandaj ai “harron” poashtu se ato komuna janë në Kosovë e jo në Serbi. Duke qenë kështu, pra “në përputhje me të drejtën kosovare” që e ka nënshkruar edhe përfaqësuesi i Serbisë, Nuk Ka asociacion. Poashtu ai ka “harruar” edhe pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc! Edhe ne e harrojmë ! Ai ka “harruar” edhe që shteti i tij duhet ta kthejë pronën e mbi 200.000 shqiptarëve të dëbuar dhunshëm nga Sanxhaku i Nishit. Ai ka “harruar” që shteti i tij bashkë me të si ministër i informatave kanë bërë gjenocid në Kosovë dhe asnjëherë nuk kanë marrë përgjegjësinë për këtë, madje as një kërkim falje nuk e kanë bërë.

As Evropa dhe askush tjetër nuk ua kërkoi këtë, as përgjegjësinë as kërkim faljen. Madje as ne, deri tani! Por ne duhet ta bëjmë! Vuçiq po dërgon pa ndalë sinjale të mjaftueshme për ne dhe për Evropën se është i gatshëm ta bëjë përsëri atë që bëri shteti i tij dhe ai në vitet 90-ta ose e pakta ajo që ndodhi më 2004 në Kosovë! Nëse e lejojmë, edhe e bën! Askush nuk po e dëgjon! Asnjë fjalë reagimi nga BE-ja, asnjë fjalë reagimi nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës! A ka kush i reagon Vuçiqit apo jemi të mjaftueshëm t’i dëgjojmë deklaratat e tij?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat