Bekim (Jashari) kujdes!...

Opinione

Bekim (Jashari) kujdes!...

Nga: Dibran Demaku Më: 30 shtator 2020 Në ora: 14:03
Dibran Demaku

Familja Jashari e Prekazit të Drenicës tashmë ka hyrë në historinë e Kosovës dhe jo vetëm si një familje e shenjtë,për krejt çfarë ka dhënë për Kosovën.Dhe pikërisht për këtë menjëherë pas luftës pat propozuar që kësa familjeje(pasardhësve të komandantit legjendar Adem Jashari,t‘i akordohej një pension i merituar për pesëdhjetë vjetët në vazhdim,në mënyrë që padardhësit e komandantit të mos kenë nevojë që për mbijetesë të bëjnë çfardo pune e më së paku të merren me politikë.Sepse po u more me politikë edhe nëse je engjëll do ta ngjesin një bisht se s‘bënë!

Pensioni i merituar për këtë familje nuk u sigurua(askush nuk e di përse)dhe të gjallët e saj u desh që të bëjnë punë për mbijetesë.Në fillimet pas luftës familja në fjalë u bë shembull se si duhet mbrojtur amaneti dhe dinjiteti i të rënëve për liri,duke ngjallë respakt në të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare dhe jo vetëm...

Pastaj me kalimin e viteve,disa nga të rinjtë e familjes në fjalë filluan që të angazhohen edhe politikisht,por gjithnjë si të pavarur dhe të pa angazhuar nëpër parti politike.Edhe për këto angazhime të themi kushtimisht politike,popullata e vendit,të gjitha shtresat e saj i shikonin dhe përjetonin me respekt dhe simpati.
Dhe kur Bekim Jashari(i biri i heroit të Kosovës Hamëz Jasharit dhe nipi i komandantit legjendar Adem Jasharit)paraqiti kandidaturën për kryetar të komunës së Skenderait,shtresa të ndryshme të shoqërisë kosovare ishin për dhe kundër.Ata që ishin për tek Bekimi shihnin shpëtimtarin,ndërkaq ata që ishin kundër,kundërshtinë e tyre e shprehnin me frigën se marrja e tij me politikë edhe mund ta zbehte shkëlqimin e familjes së shenjtë Jashari.Realisht edhe të parët edhe të dytët kishin të drejtë.Jeta ka treguar se marrja me politikë i ka të dy anët e medaljes:të shkëlqesh(që në shoqërinë shqiptare ndodhë shumë rrallë e mbase nuk ndodhë farr)dhr të dështosh(që në shoqërinë shqiptare ndodhë shpesh dhe pandalshëm).

Bekim Jashari,pat fituar zgjedhjet(ishte e pritshme ajo fitore)dhe qe zgjedhur në postin e të parit të komunës së Skenderajti.Në një shkrim si urim për postin ,më sa më kujtohet i pata sygjeruar që të kishte edhe kujdes!Kujdes për faktin se i përkiste një familjeje emblematike dhe duhej të ruante shenjtërinë e saj,dhe se çdo veprim i tij duhej të ishte i bërë me arsye e kurrë me emocione!

Në dy-tri paraqitjet e fundit publike,Bekimi,nga posti i kryetarit të komunës më u paraqit para se me arsye,me emocione.Me emocione,që mund ta dëmtojnë atë si individ,por edhe familjen e tij.Andaj edhe njëherë:Bekim(Jashari)kujdes!Përdore më shumë arsyen,ndërkaq emocionet hudhi anash!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat