Mëkatet e myslimanit sipas Kur’anit

Opinione

Mëkatet e myslimanit sipas Kur’anit

Nga: Rexhep Torte Më: 1 tetor 2020 Në ora: 10:06
Rexhep Torte

Kur’ani me mesazh paqe, mëshire dhe mirësie, me udhëzim dhe edukim për çdo njeri.

Kushdo që e lexon, e kupton dhe e zbaton Kur’anin, pa marë parasysh se cilit besim fetar i takon, qoftë mysliman, i krishterë, apo i ndonjë besimi tjetër, në këtë libër të shenjtë me siguri do të gjejë udhëzimin, edukimin dhe lumturinë shpirtërore për të jetuar në paqe, mëshirë dhe mirësi me veten e tij, me familjen e tij, me njerëzit që e rrethojnë dhe me mbatë njerëzimin.

Këtë libër të shenjtë plot paqe, mëshirë e mirësi, Allahu i Madhërishëm para 14 shekujve ia zbriti Profetit Muhamed, përmes engjëllit Xhebrail në kohëzgjëtje prej 23 vitesh.

IKRE është fjala e parë e Kur’anit, që don të thotë lexo, mëso dhe studio.

Kornizat e përmbajtjes së Kur’anit Famëlartë janë të qarta, të pastra, strikte, stabile, të qëndrueshme dhe të padevijueshme, që nënkupton faktin se kush tenton ta ndalë, ta ndryshojë apo ta devijojë, i mbetet në qafë mëkati ndëshkues, dënimi për gabimin që e kryen.

Libri shkencor “Mëkatet e mëdha” i autorit Imam Dhehebi është mundësia që na jepet për ta kuptuar dhe jetuar jetën në mënyrë përmbajtësore në paqe, mëshirë dhe mirësi.

Imam Dhehebi shquhet për nga inteligjenca, kapaciteti i të mbajturit mend dhe dëshira e tij për të studjuar dhe për udhëtuar nëpër shumë vende për tu takuar dhe biseduar me dijetarë. Ngritja dhe aftësia e tij shkencore Islame dëshmohet nëpërmjet 215 vëllimeve të librave të shkruar me tematikë të leximit të Kur’anit, hadithi, terminologjia e hadithit, historia, biografitë e shumë personaliteteve, besimi etj.

Sipas Kur’anit mëkat i pafalshëm dhe i dënueshëm me zjarr në botën e përtejme është ti përshkruarit shok, apo idhujtar Allahut të Madhërishëm.

Sipas Kur’anit mëkate konsiderohen të gjitha veprimet që ndikojnë negativisht te individi, në familje dhe në shoqëri, siç është lënia e namazit, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut të pafajshëm, ngrënia e kamatës, ngrënia e mallit të jetimit, shpifja ndaj grave të ndershme, imoraliteti, dezertimi, ndërprerja e farefisnisë, ndryshimi i shenjave të kufirit të pasurisë në tokë, hajmalitë, bixhozi, alkooli, devijimi i gjykatësve nga e vërteta, pasimi i epsheve, betimi i rrejshëm, humbja e shpresës nga Allahu, të bërit çrregullime në toke etj.

Allahu ua pranon pendimin vetëm atyre personave që të keqen, apo mëkatin e kanë kryer nga mosdija dhe nëse shpejt pendohen dhe nuk e përsërisin të keqen që e kanë kryer.

Profeti Muhamed ka thënë,“Çdo robi që i kryen pesë namazet, i agjëron ramazanet dhe u largohet mëkateve të mëdha, i hapen dyert e Xhenetit në Ditën e Kijametit.

Mëkate të mëdha janë edhe vrasja e besimtarit pa hak, mosrespektimi i prindërve, dezertimi- ikja nga fushëbeteja, ngrënia e mallit të jetimit, ngrënia e kamatës, shpifja ndaj grave të ndershme dhe konsiderimi hallal për gjërat që janë të ndaluara në Shtëpinë e Shenjtë-Qaben.

Kush prej njerëzve vdes pa i bërë këto mëkate, e fal namazin dhe e jep Zekatin, do të jetë me Pejngamberin në shtëpinë dyert e së cilës janë me krahë të arta.

Mëkat është edhe mosdhënia e Zekatit. Ata që e deponojnë arin dhe argjendin e nuk japin për rrugën e Allahut. Do të kenë një dënim të dhenbshëm, në ditën kur ajo pasuri do të digjet në zjarrin e Xhehenemit, në atë zjarr mëkatarëve u digjen ballët, krahët e shpinat e tyre. Ata që bëjnë kopraci me të mirat që ua dha Allahu, asesi mos mendojnë se ajo është në dobi të tyre. Ajo e mirë me çka bënë kopraci, në Ditën e Kijametit do tu mbështillet në qafët e tyre.

Tre të parët që do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit janë udhehëheqësit tiran, i pasuri që nuk e jep hakun e Allahut nga pasuria e vet dhe i varfëri kryeneç.

Mosprfillja dhe mosrespektimi i e prindërve. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij dhe të silleni në mënyrë sa më të mirë me prindërit. Nëse njërin prej tyre ose që të dy prindërit i ka arritur pleqëria pranë kujdesi tënd, atëherë mos thuaj of, as mos u bën i vrazhdë ndaj tyre, po atyre u thuaj fjalë të mira dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaju, “ Zoti im mëshironi ata të dy sikurse më edukuan kur isha i vogël”.

Kënaqësia e Allahut është me kënaqësinë e prindit dhe zemërimi i Allahut është me zemërimin e prindit.

Në Xhenet nuk do të hyjë mospërfillësi i prinërve dhe ai që nuk i beson Kaderit, përcaktimit nga Allahu.

Ai që fal namazet, agjëron Ramazanin, jep Zekatin dhe shkon në Haxh, nuk do të jetë me pejngamberët , me të sinqertët dhe shehidët, nëse nuk i përfill prindërit.

Ngrënia e kamatës. Allahu i Madhërishëm ka thënë, “O ju që besuat, keni frikë nga Allahu dhe nëse jeni besimtarë hiqni dorë nga ajo që ka mbetur nga kamata. E nëqoftë se nuk e bëni këtë atëherë kuptoni se keni hy në luftë me Allahun dhe të dërguarin e tij”.

Allahu e ka mallkuar atë që ushqehet me kamatë, dhe ushqimin prej kamate.

Ngrënia e pasurisë së bonjakut. Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e bonjakut, në të vërtetë fusin në barqet e tyre zjarr.

Gënjeshtra ndaj Profetit Muhamed. Profeti Muhaned ka thënë,”Kush gënjen qëllimisht ndaj meje e ka përgatitur vendin në zjarr”.

Prishja e agjerimit në Ramazan pa arsye, apo tolerim të fesë. Kush e prish një ditë agjërimi në Ramazan pa arsye dhe pa ndonjë lehtësim të fesë, nuk do të mund ta kompensojë edhe nëse agjëron tërë jetën.

Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se s’ka hyjni përpos Allahut, falja e Namazit, dhenia e Zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe Haxhi në Xhaminë e Shenjtë në Qabe.

Ikja nga fronti i fushëbetejës-dezertimi. Allahu ka thënë, ”Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për tu bashkangjitur një grupi tjetër të bashkëluftëtarëve të tij, ai ka tërhequr kunër vetes hidhërimin e Allahut dhe vendi i tij është në Xhehenem”.

Imoraliteti. Mos iu afroni imorlitetit sepse ajo është vepër e keqe dhe rrugë e keqe.

Allahu urren katër grupe njerëzish: Shitësin që betohet shumë, të varfërin kryneç, zinaqarin plak dhe kryetarin tiran. Rruga që shpie nga ndëshkimi është për ata që u bëjnë padrejtësi njerëzve.

Kryetari, mashtrues i parisë së vet dhe zullumqari tiran. Rruga që shpie nga ndëshkimi është për ata që u bëjnë padrejtësi njerëzve dhe kundër atyre që pa kurrfarë arsyeje bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është një dënim i dhembshëm.

Atë që Allahu e ka bërë kujdestar të një partie e pastaj ai nuk i ka këshilluar vartësit e tij, Allahu do tia bëjë haram Xhenetin.

Çdo popull me të cilin punohet me mëkate, e ata janë më të fuqishëm dhe më të numërt se ata që i udhëheqin dhe nuk i ndërrojnë, Allahu do ti kaplojë me ndëshkim.

Prej njerëzve me dënim më të ashpër në Ditën e Gjykimit do të jetë prijësit tiran.

Xhenetin ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhesi as ngatërresë në toke,ndërsa përfundimi i këndshëm u takon atyre që i frikësohen Allahut.

Mendjemadhësia, krenaria, kyeneçësia, vetëpëlqimi dhe arroganca. Allahu i madhërishëm Ka thënë, “Ata që kundëhtojnë shpalljen e Allahut, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se mendjemadhësi me të cilën nuk do tia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje të Allahu, se ai i dëgjon dhe i sheh të gjitha”.

Xhenetin ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan mendjemadhësi e as arrogancë në tokë.

Dhe mos e shtembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lëvdohet.

Dëshmia e rrejshme. Duke bërë padrejtësi ndaj atij ndaj të cilit ka dëshmuar, me dëshminë e tij ia kanë marrë, pasurinë, nderin apo shpirtin.

Shpifja që ua bëjnë grave të ndershme. Ata që akuzojnë gratë e ndershme e të pafajshme besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër. Ata i pret një dënim i madh.

Mysliman është ai nga dora dhe gjuha e të cilit janë të rehatshëm të tjerët.

Ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për atë që nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.

Zullumi- marrja e pasurisë së tjerëve padrejtësisht. Mos e hani pasurinë e njëri tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me ryshfet te gjykatësit. Përgjegjësia dhe dënimi është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve padrejtësi dhe kundër atyre që pa kurfarë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët dënimi është i dhenbshëm. Zullumqarët nuk kanë as mbrojtës as ndihmës. Kush bën padrejtësi në tokë sa një pëllëmbë, do ti ngarkohen shtatë toka në Ditën e Gjykimit.

Evidentimi prej të cilit Allahu nuk lë asgjë pa regjistruar është padrejtësia ndaj njerëzve. Vonesa e pagës prej të pasurit është padrejtësi. Kush ia merr hakun ndonjërit me anë të betimit, edhe nëse është krande e arakut, Allahu ia bën obligim dënimin me zjarr. Moskthimi i borxhit është mëkat i madh. Nuk do të hyjë në xhenet trupi që është ushqyer me haram.

Vjedhja. Allahu e ka mallkuar vjedhjen. Profeti Muhamed ka thënë, “Sikur Fatimja bija e Muhamedit të vidhte, do tia preja dorën”.

Allahu i Madhërishëm ka thënë, ”Mallkuar qofshin gënjeshtarët. Gënjeshtra të çon në punë të këqija, e punët e këqia të çojnë në zjarr. Shenjat e munafikut jan tre, kur flet gënjen, kur premton e thyen premtimin dhe kur i besohet ndonjë send tradhëton dhe kur grindet tërbohet”.

Vetëvrasja është prej mëkateve të mëdha. Allahu i Madhërishëm ka thënë, ”Dhe mos mbytni veten (duke mbytur njëri tjetrin). Allahu është i mëshirshëm për ju. Kush e bë këtë qëllimisht dhe tejkalon kufijtë. Ne do ta hudhim në zjarr të fortë. Allahu ka thënë,” Kush nuk gjykon sipas asaj që e ka zbritur Allahu për ata është pëgatitur një zjarr të fortë. Kjo është lhtë pë Allahun. Ata që pos allahut , nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm me drejtësi (ligj)”.

Gjykatësi i keq. Allahu i Madhërishëm ka thënë, ” Kush nuk gjykon sips asaj që ka zbritur Allahu , ata janë mizorë, zullumqarë, të padrejtë. Ata që fshehin argumentet dhe faktet që Ne i shpallëm , e pasi që ato u sqaruam njerëzve në librin , të tillët i mallkon Allahu, i mallkojnë edhe ata që mallkojnë”. Allahu nuk ia pranon namazin udhëheqësit që gjykon sipas ligjit që nuk e ka zbritur Allahu.

Kadiu që e ka ditur të vërtetën dhe ka gjykuar sipas saj, ai është në Xhenet. Kadiu që e ka ditur të vërtetën por e ka shtrembëruar qëllimisht atë, ai është në Zjarr dhe kadiu që ka gjykuar pa dituri shtë në Zjarr.

Të mos pranojë të bëhet kadi nëse nuk ka dituri. Çdo njeri që do ti ketë përsipër punët e këtij umeti dhe nuk punon me drejtësi, Allahu do ta hedhë në Zjarr.

Kur të mbëlidhen te kadiu dituria e pakët, qëllimet e këqija, morali i dobët dhe devotshmëria epakët, i është plotësuar disfata e tij. Ai e ka obligim të japë dorëheqje për të shpëtuar nga Zjarri. Mallkimii Allahut qoftë mbi atë që jep ryshfet dhe mbi atë që merr.

Hipokrizia {Syfaqëzia}. Allahu i Madhërishëm ka thënë, ”Munafikët përpiqen ta mashtrojnë Allahun duke u paraqitur rrejshëm si besimyarë, por Allahu e mbizotëron dinakëinë e tyre.Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për tu dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin Allahun”.

Të mësuarit për interesat e dynjasë dhe fshehja e diturisë. Dijetarët janë nga robëit e Tij që e kanë frikë Allahun. Ata të cilët i fshehin argumentet e faktet që Ne i shpallëm, e pasi që ato u sqaruam njerëzve në Libër, të tillët i mallkon Allahu. Ata që fshehin nga Libri at që e shpalli Allahu dhe për të fitojnë shumë të paktë, ata në barqet e tyre fusin vetëm zjarr, dhe pqr ata pason dënim i dhembshëm.

Mos i prishni lëmoshat tuaja duke e përmendur mirësinë që e keni kryer me të krenuar duke e shfaqur me ofendim.

Shkëputja e lidhjeve farefisnore. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe keni frikë Allahun mbi emrin e të Cilit betoheni, ruajeni farefisin se Allahu është mbikëqyrës mbi ju. Profeti Muhamed ka thënë: ”Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i shkëput lidhjet farefisnore. Kush i beson Allahut dhe Ditës së Gjykimit le të mbajë lidhje farefisnore. Kush dëshiron që ti zgjerohet rizku i tij dhe ti zgjatet jeta, le të mbajë lidhjet farefisnore. Allahu i Madhërishëm ka thënw, “ Kush e mban lidhjen familjare Unë do të kujdesem për atë, e kush shkëputet nga ajo do ta gjymtoj. Freskojeni farefisin tuaj qoftë edhe me një selam”.

Bartësi i fjalëve. Allahu i Madhërishëm ka thënë, “Prandaj mos dëgjo asnjë betues të nënçmuar, shpifës që vetëm bart fjalë të huaja”. Profeti Muhamed ka thënë, “Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve. Nga njerëzit më të këqij që do të hasish ata janë dyfytyrësh. Ata janë prej atyre që disave u paraqiten me një fytyrë e të tjerëve më fytyrë tjetër.

Sharja e prejardhjes së të tjerëve. Profeti Muhamed ka thënë, “Dy gjëra janë që te njerëzit janë mëkat, sharja e prejardhjeve dhe vajtimi për të vdekurin.

Profeti Muhamed ka thënë, “Allahu më ka shpallur që ju të bëni modesti ashtu që asnjëri të mos i bëjë padejtësi tjetrit dhe të mos krenoheni para njëri tjetrit”.

Pengimi i myslimanëve dhe fyerja e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë Pengimi, “Ata që fyejnë besimtarët e besimtaret për gjëra që ata nuk janë fajtorë, ata e kanë ngarkuar veten me një mëkat të madh. Mos spiunoni njëri tjetrin. O ju që keni besuar , nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, me që të përqeshurit mund të jenë më të mirë se ata që përqeshin dike tjetër. Mjerë për secilin që ofendon dhe përqesh njerëzit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënim i dhimbshëm në këtë dhe në botën tjetër”. Profeti Muhamed ka thënë, “Nuk do të hyjë ne Xhenet ai prej dëmeve ë të cilit nuk është rehat fqiu i tij. Kush i beson Allahut dhe të Dërguarit dhe Ditës së Gjykimit le të sillet mirë me fqiun e tij”.

Ai që ndryshon shenjat (kufijtë ) në tokë. Profeti Muhamed ka thënë: ”Allahu ka mallkuar atë që merr jo në emër të Allahut. Allahu ka mallkuar atë që ndryshon kufijtë në tokë.

Polemika, rragata dhe avokatllëku. Allahu i Madhërishëm ka thënë, ” Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet Allahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë. E posa të kthehet vazhdon të bën çrregullime trazira në tokë, të shkatërrojë të mbjellat dhe gjallesat. E Allahu nuk e do çrregulluesin”.

Ata që mashtrojnë gjatë peshimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mjerë ata që mangut masin dhe peshojnë, Ata që kur matin (apo) peshojnë për njerëzit, për vete e plotësojnë , E kur u matin ose u peshojnë tjerëve, u lënë mnagut. A nuk e dinë të tillët se kanë për tu ingjallur. Në një ditë të madhe , Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave} për të dalë para Zotit të botëve”.

Neglizhenca nga ndëshkimi i Allahut. Allahu i Madhërishëm ka thënë, ”A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të Allahut?! Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të Allahut pos njerëzve të dështuar. Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e dynjasë dhe kanë gjetur prehje në të , dhe ata që janë indiferent ndaj argumentëvë tona. Vendi për të tillët është Zjarri. Për atë që punuan”.

Humbja e shpresës nga mëshira e Allahut të Madhërishëm dhe dëshpërimi. Allahu i madhërishëm ka thënë, ”Vetëm populli jbesimtar e humb shpresën te Allahu. Asnjëri prej jush nuk duhet të vdesë pa patur mendimin e mirë ndaj Allahut të Madhërishëm”.

Përbuzja e mirësisë së bamirësit. Allahu i Madhërishëm ka thënë, ” Ne njeriun e kemi urdhëruar ( për sjellje të mira ndaj prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. ( E porositëm) të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve të tu”. Profeti Muhamed ka thënë,” Nuk e falenderon Allahun ai i cili nuk i falenderon njerëzit”.

Të privuarit e të tjerëve nga uji i tepërt (për ujitje). Allahu i madhërishëm ka thënë: ” Nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do tua sjell ujin nga nëntoka”.Profeti Muhamed ka thënë:” mos ndaloni ujin e tepërt ashtu që pastaj të pivoheni nga bereqeti. Mos e shitni ujin”.

Allahu u Madhërishëm ka thënë, ” Xhamisë së Shenjtë (Qabeja) të cilën Ne e bëmë të barabrtë për njerëz, qofshin vendas ose të ardhur, e kushdo që përpiqet të bëjë ndonjë të keqe (mëkate) me padrejtësi, Ne kemi për tua shijuar një dënim të dhembshëm”. Profeti Muhamed në Haxhin e Lamtumirës ka thënë, ”Me të vërtetë evliatë (miqtë) e Allahut janë falësit (namazgjinjtë), ata që falin namazin dhe agjërojnë, e japin zekatin e pasurisë së tyre dhe (shpenzojnë në llogarinë e sevapeve) u largohen mëkateve të mëdha që i ka ndaluar Allahu”.

Spiunimi i myslimanit dhe zbulimi i fshehtësisë së tyre. Domosdo çdo spiun e di se më që bartja e fjalëve është një nga mëkatet e mëdha, atëherë bartja e fjalëve e spiunit është mëkat edhe më i madh, shumë më i madh.

Përmbledhja e mëkateve që mund të komsiderohen se janë të mëdha. Profeti Muhamed ka thënë, ”Nuk beson ndonjëri prej jush derisa të dëshirojë për vëllaun e vet atë që dëshiron për vete.

Nuk beson ndonjëri prej jush derisa të jem unë më i dashur se sa familja e tij, fëmija i tij, vetja e tij dhe dhe njerëzit të gjithë.

Nuk beson ndonjëri prej jush derisa epshet (idetë) e tij të jenë në përputhshmëri me atë për çka kam ardhur unë.

Vallahi nuk beson ai prej dëmeve të të cilit nuk është i qetë fqiu i tij. Ju do të keni udhëheqës te të cilët ka gjëra që do ti pëlqeni prej tyre dhe ka të tilla që do ti urreni. Kush i urren (punët e tyre), do të jetë i pastër nga punët e tyre e kush do ti kundërshtojë (punët e tyre), do të jetë i shpëtuar, mirëpo (mjerë për ata) kush pajtohet me ata dhe i pason. Kush ndihmon në ndonjë grindje pa hak ( të padrejtë), do të jetë në zemërimin e Allahut.derisa ti shmanget Kurthi dhe mashtrimi janë në zjarr. Shenjat e e munafikut janë tre: Kur flet gënjen. Kur premton e then premtimin dhe kur i besohet diçka bën tradhëti.

Profeti Muhamed ka thënë:” Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im, nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni dhe të duheni mes vedi”, janë disa nga mesazhet udhëzuese, edukuese dhe lumturuese, që dalin nga ky libër në drejtim të paqes, mishirës dhe mirësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat