Strategji kombëtare e Ibrahim Rugovës

Opinione

Strategji kombëtare e Ibrahim Rugovës

Gani Mehmetaj Nga Gani Mehmetaj Më 1 tetor 2020 Në ora: 15:20
Papa Gjon Pali dhe presidenti historik Ibrahim Rugova

Rugova e mbajti deri në fund të jetës në zyrën e tij fotografinë emblemë me Papa Gjon Palin e Dytë. Qytetërimi evropian ishte përcaktimi i tij jetësor. Strategjia kombëtare e filozofisë së Rugovës ishte: “Kosova e integruar në Bashkimin Evropian dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Çdo shmangie nga kjo strategji është fatkeqësi kombëtare, ndryshim i boshtit që e ve në dyshim pavarësinë dhe e ve në rrezik qenien tonë kombëtare. Ndërkaq, ka forca rrënimtare që përpiqen ta mbajnë shtetin tonë vasal të Turqisë e lamë thiu të arabëve. Është rasti i fundit që mund të shkëputemi nga vazaliteti me Perandorinë e së keqes. Këtë duhet ta kenë vath në vesh pasuesit e Rugovës.

Po ashtu aleancat me ato parti që janë kundër këtij përcaktimi janë rrënuese për shtetin tonë dhe tradhti ndaj strategjisë së Rugovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat