Basha sfidon publikisht “Gjatojën pa mend”, që e pret burgu! 

Opinione

Basha sfidon publikisht “Gjatojën pa mend”, që e pret burgu! 

Nga: Qamil Gjyrezi  Më: 2 tetor 2020 Në ora: 08:37
Qamil Gjyrezi 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar mrëmë se nuk do të ketë bashkëqeverisje mes tij dhe Edi Ramës. Në studion e “Syri” TV, Basha deklaroi se sapo të vijë në pushtet do të nisë kallëzimet penale për qeverinë dhe vetë Edi Ramën. Kallëzimet penale janë e vetmja mënyrë, për të shpëtuar 3 miliard euro që oligarkët e Ramës kanë përvetësuar në 7 vite të qeverisjes së tyre skandaloze. Oligarkët po pastrojnë paratë e përvetësuara me ndërtimin e kullave. Kullat do të jenë “faktet e gjalla”, për të akuzuar bandën e oligarkëve të Edi Ramës. 

Lulzim Basha u shpreh mrëmë, se Edi e ka vendin para drejtësisë. “Rama do të shkojë për ndjekje penale. Sa më takon mua ai do të marrë ndëshkimin e merituar nga drejtësia. Unë do bëj gjithçka që drejtësia të veprojë. Unë nga Rama nuk pranoj asnjë ofertë për koalicion. Unë ka vetëm një mesazh: pas 25 prillit të pret drejtësia. Detyra ime është që ato dosje galopante të shkojnë te drejtësia. Këtë ta ketë të qartë. Nuk ka koalicion me të keqen. Nuk ka bashkëqeverisje me të keqen. E keqja do largohet me votë për të sjellë ndryshimin”, tha ai. 

Ndryshimi i 25 Prillit është shumë afër, më afër se asnjëherë. Nuk ka arësye të ketë bashkëqeverisje me të keqen. Të gjithë shqiptarët, të rinjtë, shtresa e mesme, pensionistët kërkojnë me forcë që e keqja do të largohet me votë, për të sjellë ndryshimin. Edi Rama do të përfundojë para drejtësisë dhe kjo do të jetë sfida e drejtësisë së re, para opinionit vendas dhe atij ndërkombëtar.  

Basha është gadi të përballet “sy më sy” me Edi Ramën. 

Deklaratat e Bashës, për tu përballuar me Ramën, janë tregues psikologjik të fortë, që lideri demokrat është i gatshëm të përballohet me “gjatojën pa mend”, me kryeminsitrin më anarkik në të gjithë historinë e Ballkanit, i cili nuk la shprehje dhe retorikë pa përdorur duke u tallur me vetë Rilindasit, me popullin shqiptar që i premtoi parajsën dhe i solli ferrin ekonomik e psikologjik. 

Ndryshimi këtë herë, do të sjelli përballjen në mes të keqes dhe të mirës dhe sic e kam shkruar do të vijë nga debati sy më sy në mes Bashës dhe Piktorit në ikje dhe arrati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat