Pensionistët kontributdhënës, të harruar dhe të anashkaluar nga qeveria e Kosovës!

Opinione

Pensionistët kontributdhënës, të harruar dhe të anashkaluar nga qeveria e Kosovës!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 4 tetor 2020 Në ora: 21:36
Ismail Muqiqi

Vite me radhë, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria për Mirëqenie Sociale po e margjinalizon pozitën sociale, ekonomike të pensionisteve kontributdhënës  të Republikës së Kosovës.

Me vetëdije apo pa të kjo kategori ka mbetur në margjinat e menaxhimit dhe të përkujdesjes nga ana e institucioneve përkatëse të shtetit.

Kjo është padrejtësi ndaj kësaj kategorie të moshuar, është shkelje elementare e të drejtave të njeriut për të jetuar në vitet e pleqërisë me dinjitet nga puna dhe djersa të cilën e ka dhënë gjatë kontributit në punë për të mirën e familjes dhe vendit.

Qeveria dhe institucionet e Kosovës e anashkaluan gjeneratën më të çmuar, e cila ishte në ballë të punës dhe dijës për zhvillimin e Kosovës.

Qeveria me përbuzje i shkeli vlerat e atyre individëve - pensionisteve të cilët arsimuan dhe edukuan shumë gjenerata për të mirën e vendit.

Kjo plejadë e ish-punëtoreve të cilët tërë mundin dhe dijen ja kushtuan të ardhmes së vendit meritojnë trajtim dhe përkushtim  nga familja deri tek institucionet më të larta të shtetit.

U lanë pas dore ata të cilët ndërtuan shkolla, fabrika, rrugë, spitale, hapën shumë horizonte duke punuar në Minierat e nëntokës së Kosovës.

Këto gjenerata të pensionisteve nga institucionet e shtetit ishin bazamente dhe shtylla kryesore të cilat e ndërtuan vendin, e shkolluan rininë dhe gjithmonë e mbrojtën identitetin kombëtarë dhe interesin e Kosovës gjatë periudhave dramatike gjatë proceseve politike.

Tani kur po flasim për këtë kategori të pensionisteve, numri i të cilëve po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, imponohet pyetja: “Se a ekziston Shoqata e Pensionistëve të Kosovës.?

Nëse ekziston kjo Shoqatë atëherë shtrohet pyetja: “Ku janë këta njerëz q ‘bëjnë, ku është aktiviteti i tyre, ku janë kërkesat dhe ku është organizimi qytetarë i kësaj kategorie e cila me pensionet që i marinë nuk mjaftojnë as për sigurimin e barërave për ta mbrojtur shëndetin, e mos të flasim për nevojat tjera jetësore?.

Sot në Kosovën tonë pensionet janë shndërrua në ndihma sociale.

Njerëzit të cilët kanë punuar dhe kontribuar 40 vite të Diplomuar nëpër Fakultetet e ndryshme marrinë pensione qesharake në shumë prej 260 euro.

Kjo gjendje e mjerueshme nuk i bënë nderë asnjë institucioni të shtetit të Kosovës.

Gjenerata e tanishme e cila tani është kyçur në institucionet e shtetit dhe në mekanizmat tjerë publikë duhet të jetë e vetëdijshme dhe e moralshme për ti çmuar dhe respektuar paraardhësit e tyre, dhe duhet ditur  se kjo gjeneratë është pjellë e baballarëve dhe nënave të cilët tani jetojnë me pensione minimale mos të themi me ndihma sociale.

Një shtet apo shoqëri i cili e përbuzë gjeneratat e kaluara dhe vlerat tradicionale të një populli apo shoqërie e cila ka dhënë shumë për të ardhmen e vendit, ai shtet apo ajo shoqëri e ka të pamundur të ardhmen dhe perspektiven e sajë.

Andaj është koha e fundit që institucionet e Kosovës të ndërgjegjësohen ndaj gjeneratës së plakur të pensionistëve kontributëdhënës të cilët kanë shumë halle dhe probleme dhe të cilët po vdesin për ditë e më shumë pa i realizuar të drejtat e tyre elementare të cilat i kanë merituar me punën dhe djersën gjatë dekadave të jetës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat