Edi Ramën e pret reanimacioni politik!

Opinione

Edi Ramën e pret reanimacioni politik!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 7 tetor 2020 Në ora: 17:55
Qamil Gjyrezi

Patologjia social-ekonomike, mbi të gjitha psikologjike që po kalojnë shqiptarët është e shkaktuar nga një qeveri e papërgjegjshme, që në 7 vite, mungesën e seriozitetit ligj-zbatues të shtetit e ktheu në anarki totale që kërkon shërim.

Nëse muk ndryshohet rrënjësisht kjo formë e të qeverisurit, që i ka kthyer zyrat e shtetit në qendra të korrupsionit, e ardhmja do të jetë gjithmonë e më e zymtë. Edhe me fitoren e PD-së dhe Lulzim Bashës si kryeministër nuk është shumë e thjeshtë që situata të ndryshojë për një ditë dhe natë. Duhet shumë punë dhe drejtues idealist, profesionistë që vënë Shqipërinë të parën, për ta ndryshuar situatën, në të cilën ndodhet Shqipëria. Qeveria aktuale po e con vendin nw reanimacion politik.

Reanimacioni për sëmundje të caktuara është metodë e ringjalljes, qëllimi i së cilës është rikthimi i shenjave vitale të individit. Kryeminstrin në ikje Edi Rama sa ta dërgojë Shqipërinë në reanimacion, më mirë të shkojë ky kryeministër që shkatërroi ekonominë, biznesin, shëndetësinë, kulturën, vizat për shqiptarët, arësimin, tregtinë, politikën e jashtme, duke paralizuar cdo fushë të jetës së shqiptarëve! Njerëzit jetojnë në Shqipëri vetëm duke marrë pak frymë. Unë nuk jam specialist i mjeksisë, por patologjia shoqërore, në të cilën e ka cuar Shqipërinë, Edi Rama ose do të shkojë në reanimacion, mbasi i kanë humbur shenjat vitale ose do të shpëtojë më 25 Prill!

Një kryeministër që i ka gënjyer të gjithë në këta 7 vite, nuk kishte sesi të bënte një Kod zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit. Një kryeministër që gënjen naftëtarët, që bllokon negociatat për Shqipërinë po e lë Shqipërinë pa jetë dhe pa të ardhme.

Ish-deputeti Bardh Spahija shkruan: As rolin e inspektores së shëndetësisë, që e ka marrë përsipër nuk e bën dot ministrja Manastirliu, se as institucionet publike nuk ia venë veshin! Vazhdon të propagandojë suksese duke bërë monolog në studiot televizive. Prandaj kur qeveria tallet me shëndetin e shqiptarëve, cfarë mund të presim në fushat e tjera? Të shkojmë të gjithë në reanimacion?!

Prandaj për ta shpëtuar Shqipërinë për mos shkuar në reanimacion, ta dërgojmë Edi Ramën me votë më 25 Prill në reanimacion politik, për ti shpëtuar të gjithë!

Vetwm ndryshimi rrwnjwsor politik, do ta shpwtojw vendin nga reanimacioni politik ku e coj Rilindja!

Po e ctitoj edhe njehere Naimin e madh, që i takon të gjithë shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë pa dallime politike, mbasi Edi Rama dhe Rilindasit aktual nuk kanë të bëjnë me rilindasit e mëdhenj shqiptarë. Pavarësisht situatës aktuale ka shpresë për të ndryshuar edhe qeverisjen aktuale, mbi të gjitha mendësinë që është krijuar në këta 7 vite.

Naim Frashëri: “Kam shumë shpresë”!

Kam shumë shpresë

Te Perëndija.

Që të mos jesë

Kshu Shqipëria,

Po të ndritohet

Të lulëzohet.

Për Shqipërinë

Ditët e mira

Paskëtaj vinë

Shkoj errësira,

Lum kush të rronjë,

T'a shohë zonjë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat