A posedon Kosova edhe skenë të djathtë politike, apo vetëm të majtën?

Opinione

A posedon Kosova edhe skenë të djathtë politike, apo vetëm të majtën?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 10 tetor 2020 Në ora: 18:19
Sherif Ramabaja

Derisa ish presidenti Rugova ishte gjallë dhe e drejtonte LDK, të gjithe e dinin se kjo parti i përket spektrit të djathtë politik, por me vdekjen e tij gjërat ndryshuan. Me marrjen e timonit të kësaj partie nga I. Mustafa, LDK e ka ndryshuar tërësisht fizionominë e saj politike. Anëtarësia e gjërë pret ndonjë mrekulli që kjo parti sërish t i kthehet identitetit të saj, ashtu siç ishte dikur në kohën e Rugovës.

 Sot për sot mund të thuhet se LDK është parti e kapur dhe askush nuk mund ta përcaktoi se cilit krah tash i takon. Mund të supozohet se LDK me sjelljen e saj  “ekzibicioniste “ më tepër i afrohet spektrit të majtë politik, se sa ndonjë krahu tjetër.

Thaçi me përfundimin e luftës, tashmë 20 vjet më parë, vendosi të formonte parti dhe të gjithe e dinin se ai dhe grupacioni i tij politik buronin nga LPK -ja simotër e ish Partisë së Punës së Shqipërisë, parti e ish diktatorit E. Hoxha, kurse tash, Partia Socialiste e Shqipërisë.

Thaçi pra vendosi të “ demokratizohet “. Ai duke i parë rrethanat e kohës dhe fiaskon që pësoi socializmi në botë, e ndërroi lëkurën dhe u bë “ demokrat “, duke e quajtur partinë e tij PDK. Me këtë deshi të vëj një shenjë, se heq dorë nga e kaluara e tij politike enveriste, tentim për pozicion të favorshëm politik para ndërkombëtarëve.

 Në thelb PDK -ja e Thaçit mbetet tërësisht e majt dhe lirisht mund të konsiderohet, simotër e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Thaçi kishte fituar reputacion falë zhdërvjelltësisë në organizimin e luftës me anën e  një krahu luftarak, sepse krahun tjetër institucional të Rugovës e luftonin.

Thaçi dhe grupacioni i tij luftarak luftonin në dy fronte, kundër Serbisë dhe në anën tjetër pas përfundimit të luftës, pa zgjedhur mjetet, për ta rrëmbyer pushtetin.

Kjo anë  “revulocionare“ e luftës njihet në histori, në mos më larg, që nga koha e Revolucionit të Tetorit në Rusi. Sidomos është praktikuar nga diktatorët Lenini, Stalini, Tito, Enver Hoxha etj.

Partia e tretë që tashmë llogaritet po ashtu ndër më të mëdhat në Kosovë, është edhe LVV-ja e Albin Kurtit. Kurti në fillim nuk e kishte emëruar lëvizjen e vetë si parti, sepse si duket donte ta shihte veten ku qëndron, ia vlenë të konkurronte me parti politike apo jo. Me një fjalë e kishte matur veten.

Kur Lëvizja e tij filloi të rritej dhe e vërejti veten se mund të udhëheq me te, e shndërroi në parti politike.

Kurti në fillim ishte i acaruar me të gjithë, ishte me pikëpamje politike i paqartë, sepse kundërshtonte proceset jo vetëm nga rivalët e tij politik që inicoheshin, po edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Kurti pra me lëvizjen e tij e më vonë edhe partinë, ishte i pakompromis dhe në raste të caktuara ishte i gatshëm që proceseve që si përgjigjeshin atij, t´u kundërvihej me të gjitha mjetet.

Ndoshta këto gjëra bënë që Kurti në perendim të cilësohej edhe si ekstremist i krahut të majtë.

Kurti në vazhdim, në krahasim me Thaçin dhe Mustafën, vjen duke evaluar dhe partinë e tij e përcakton si parti e drejtimit social, duke tentuar që gjithnjë e më shumë të distancohej nga dhuna.

Një qëndrim i tillë, social demokrat, dëshmon se përpiqesh për një balancë sociale brenda strukturave të popullsisë, e lufton korrupsionin, padrejtësitë sociale, përkrah barazinë gjinore etj. dhe po luftove me mjete demokratike dhe distancohesh nga dhuna, ke përkrahjen dhe simpatinë e perëndimit.

Kjo u vërejt edhe me shkarkimin e Kurtit si kryeministër. Përkrahja dhe reagimet në lidhje me shkarkimin e tij nga institucionet evropiane dhe EU -ja ishin të zëshme.

Kjo dëshmoi se ai kishte arritur të profilohej si duhet, po përshtypja në Kosovë ishte se Kurti kalkulonte, ngase frikësohej të merrte vendime të mëdha për Kosovën në relacion me Serbinë.

Ndoshta frika se nuk do të mund t´i arrinte qëllimet, për të cilat populli mund të priste nga ai, shkarkimi i Kurtit ishte një katarzis për te.

Nëse kjo s´është e vërtetë dhe shkarkimi i Kurtit ishte si rivalitet mes EU -së dhe SHBA -së që solli rënjen e tij, kthimi i tij mund të pritet i sigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat