Krizat lokale bartin rrezik të zgjerimit në kriza ndërkombëtare

Opinione

Krizat lokale bartin rrezik të zgjerimit në kriza ndërkombëtare

Nga: Dr. Nijazi Halili  Më: 14 tetor 2020 Në ora: 09:41
Nijazi Halili 

Në kohën tonë më të përhapura krizat lokale ose komunale. Ndonëse janë kriza lokale, sërish edhe këto kategori krizash janë në ndikimin e globalizimit si tendencë e zhvillimeve botërore.  

Ekspertët ndërkombëtar mendojnë se janë dinamika të rëndësishme që i nxisin konfliktet lokale në shtet dhe qeveri të dobëta.  

Në kushtet e delegjitimimit  dhe të mosfunksionimit të mekanizmave për zgjedhjen e konflikteve në shtete e qeveritë e dobëta lind nevoja objektive për rol ndërkombëtar në kapërcimin e tyre. Kjo edhe për faktin, se në jo pak raste krizat lokale janë shndërruar në kriza rajonale për arsye të situatave të rënda që kanë provokuar krizat humanitare, trafiqet, refugjatë.

Në këto rrethana për shkak të rrezikut të zgjerimit të krizave lokale në kriza rajonale, pra në kriza ndërkombëtare si dhe për arsye të prestigjit ndërkombëtar të tyre, fuqitë e mëdha dhe institucionet ndërkombëtare ndjehen të obliguar për të ndërhyrë në zgjidhjen e këtyre krizave, pavarësisht nga niveli lokali tyre.  

Ndërhyrja në zgjidhjen e konflikteve lokale vështirësohet edhe nga një seri barrierash të së drejtës ndërkombëtare, të Kombeve të Bashkuara për “mos ndërhyrjen në punë të brendshme të shteteve sovrane”.

Përvoja historike ka pasur mjaft raste krizash lokale që kanë degjeneruar në kriza shumë intensive dhe të dhunshme të ndërhyrjes ose kanë ndërhyrë në aspekte të tërthorë, përmes ndihmave humanitare e demarsheve diplomatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat