Mbështetje Vjosa Osmanit dhe iniciativës qytetare për krijimin e një Lëvizje Demokratike gjithpërshirëse

Opinione

Mbështetje Vjosa Osmanit dhe iniciativës qytetare për krijimin e një Lëvizje Demokratike gjithpërshirëse

Skënder S. Kapiti  Nga Skënder S. Kapiti Më 14 tetor 2020 Në ora: 11:04
Vjosa Osmani

Tashmë është bërë domosdoshmëri dhe nevojë urgjente formimi dhe dalja në skenën politike kosovare të një Lëvizje të Re Demokratike gjithpërfshirëse, ku të përfshihen kryesisht njerëz nga shoqëria civile, rinia studentore, profesionistë, nga bota intelektuale, akademike dhe e biznesit; ku të pëfshihen edhe nga diaspora e kudo ku ka shtetas kosovarë.

Si alternativë e duhur dhe si antitezë kundër elitës së vjetër politike ajo do të kishte karakterin e një Lëvizje te Re Demokratike gjithpërfshirëse e cila të mos kufizohej në antarësimin dhe në privilegjimin në të, të politikanëve aktualë servilë, xhambazë e matrapazë të dalë boje,por më së shumti dhe kryesisht në këtë lëvizje të angazhoheshin ata të cilët janë aktualisht jashtë politikës, të angazhohen intelektualizmi potent dhe ai moral e patriotik akademik dhe profesional i cili sot nuk është në vëndin e duhur ku e meriton kompetenca e vet dhe as atje ku e fton përgjegjshmëria, patriotizmi dhe interesi kombëtar.

Prandaj, mbështes Vjosa Osmanin për të inkurajuar nismën qytetare për një politikë të re, të pastër dhe të painfektuar nga politika dështake, e painfektuar nga korrupsioni , krimi, tradhtia publike e kombetare, altenativën politike të re në përballje e sfidë dhe kundër kësaj elite të keqe politike.

Është koha që të shkundet shoqëria kosovare dhe të angazhohet në mbështetje të alternativës politike të Znj.Osmani, të cilën tashmë nuk e lidh asgjë me kapësit dhe as me lidershipin aktual të LDK-së.

Lëvizja e Re Demokratike do të ketë profilin e vet politik që i mungon sot gjithë politikës shqiptare, ajo  do të jetë jo vetëm alternativë antiLDK të tipit Mustafa dhe anti uzurpatorëve të saj të cilët pa pikë morali i kanë hequr “vijat e kuqe” krimit, hajnisë, tradhtisë dhe korrupsionit, por që i vunë “vija të kuqe” VETING-ut, antikrimit, antikorrupsionit dhe përkushtimit moral, demokratik e patriotik të Vjosa Omanit duke e përjashtuar atë edhe nga postet më të larta politike.

Alternativa politike e Osmanit përputhet me atë se cfarë kërkon realiteti kosovar sot: ai politik, shoqëror, juridik, ekonomik, integral, zhvillimor, demokratik e patriotik kundër të gjithë spektrit aktual politik i cili  prej 20 vitesh e ka kapur shtetin, shoqërinë, demokracinë, ligjin, drejtësinë dhe që ka prodhuar hajni, korrupsion,tradhti, papunësi, varfëri, eksod si dhe vetëm gënjeshtra e mashtrime.

Prandaj u bëj thirrje qytetarëve kosovarë që t’i përgjigjen dhe ta mbështesin Znj. Osmani, pasi nëse ata nuk e mbështesin atë, nuk do të jetë e humbur Vjosa, por  shoqëria kosovare e cila ka nevojë aq shumë për një politikë të re.

Jam i sigurt se Vjosa do të ketë mbështetje të madhe, pasi këtë e verteton edhe fakti se ajo i mbeti besnike vizionit, premtimeve të saj para elektoratit dhe votuesve të Kosovës të cilët e votuan atë në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019.

Tashmë koha vertetoi sinqeritetin, përkushtimin dhe besnikërinë e saj në ato se cfarë ajo premton dhe që ka si vizion për në të mirë të Kosovës, interesave kombëtare, zhvillimit dhe funksionimit të shtetit ligjor,demokratik e të mirëqënë, për një politikë të mirëfilltë kombëtare, demokratike, të lirë, të hapur,transparente dhe vizionare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat