Turqia-aleate e SHBA-së, NATO-s dhe Shqipërisë

Opinione

Turqia-aleate e SHBA-së, NATO-s dhe Shqipërisë

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 15 tetor 2020 Në ora: 11:11
Skënder S.Kapiti

Turqia prej 68 viteshh antare besnike e alencës më të madha ushtarake botërore, forca e dytë ushtarake e NATO-s  udhëhequr nga SHBA.

Kundër turkofobëve që shpifin, intrigojnë dhe mundohen kot që të helmojnë opinionin me qëllim të prishjes së marrëdhënieve miqësore e vëllazërore shqiptaro-turke.

Me të vërteta dhe me fakte e argumente kundër manipulimeve, trillimeve, akuzave e shpifjeve urrejtëse islamofobe të tyre.

Ata janë një pakicë mjeranësh, injorantësh dhe fanatikësh turkofobë që mundohen të gërmojnë e të nxjerrin nga Mesjeta argumente e fallsohistorira antiturke të gatuara në guzhinat dhe trillimet fanatike kishtare latino-mesjetare, nga ato sllavo-greko-ruso-ortodokse dhe nga ideologjizma  bizantino-komuniste. 

Turkofobët shqipfolës janë serbogrekofilë sepse me të gjitha ato shtete që  Turqia nuk ka marrëdhënie të mira, po ato shtete janë edhe shqiptarofobe, që janë armiq të shqiptarëve si Serbia, Rusia, Greqia, Armenia ku madje edhe tifozët e sportit armen në prag të ndeshjes së tyre me “Crvena Zvezdën”” e Beogradit shpalosin thirrje dhe parulla antidshqiptare  “Kosova është Serbi”, ashtu si edhe Franca në ndeshjen Francë-Shqipëri në Francë për eliminatorët e Kampinonatit Europian 2020, ku  Franca bëri “gafën” e madhe me himnin Kombëtar të Shqipërisë, ku në vënd të Himnit shqiptar u intonua himni i një shtetit tjetër,. Dhe jo vetëm kaq por fonia franceze në vënd që t’u kërkonte falje shqiptarëve u kërkoi armenëve.  

Po e vazhdoj  këtë shkrim të shkurtër me atë se cfarë ka deklaruar shefi i  NATO-s se:  

Turqia ka rol kyç në sigurinë e Evropës, thotë shefi i NATO’s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pak kohë më parë kishte deklaruar se: Turqia ka një rol kyç në sigurinë e Evropës.SHBA-ja, Kanadaja, Britania dhe Turqia në jug janë vende që kanë një rol kyç për të garantuar sigurinë e Europës”, theksoi Stoltenberg.  

Pra, Turqia si aleate kryesore e Europës, pra BE-së  radhitet krahas SHBA-ve, Britanisë dhe Kanadasë. Prandaj kjo është edhe një tregues i madh që verteton dhe mbështet   plotësisht diplomacinë dhe politikën e Shtetit shqiptar të Shqipërisë dhe të Kosovës që kanë edhe  Turqinë  aleat strategjik, përderisë atë e kanë aleat të tyre edhe vëndet miq të mëdhenj të shqiptarëve.

Po kështu edhe Gjermania në mosmarrëveshjet e Turqisë me Greqinë në Mesdheun Lindor, ajo përkrahu Turqinë,kur deklaroi se: Tensionet me Greqinë dhe palën greko-qipriote janë të larta, megjithatë Turqia është një partner i NATO-s. Ajo po ashtu ka treguar përpjekje të jashtëzakonshme në pritjen e refugjatëve, “tha Merkel, ndërsa kritikoi Greqinë rreth zhvillimeve të fundit në kampin Moria në ishullin e Lesvos. “Ne duhet të ekuilibrojmë marrëdhëniet tona me kujdes dhe të përqendrohemi në bashkëpunim,” tha ajo, duke i përshkruar marrëdhëniet e BE-së me Turqinë si “shumëdimensionale”.

Presidenti Trump: Takimi me Erdogan shumë produktiv

UASHINGTON, 14 nëntor /ATSH-AA/ – Takimet me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe zyrtarët e tij të lartë turq ishin shumë produktive, tha presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Duke folur në konferencën për media pas takimit që u realizua midis dy presidentëve dhe delegacioneve të tyre në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se diskutimet ishin “të mrekullueshme”.

“Aleanca amerikane-turke mund të jetë një force e fuqishme për siguri dhe stabilitet, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe më gjerë. Mezi pres të punoj me ju”, tha Trump.

“Presidenti Erdogan lufton terrorizmin njëlloj sikurse e luftojmë ne”, shtoi ai.

Në këtë realitet është mjerim i madh për ata  turkofobë shqiptarë të cilët cicërojnë e përshpërisin kundër marrëdhënieve miqësore e vëllazërore shqiptaro-turke. Ata janë aq shumë djallëzorë , mistrecë e hipokritë sa që kurrë nuk përmëndin në zhgarravinat helmuese të  tyre qoftë edhe në ndonjë rrjesht këto fakte, dhe as  të tjera për atë ndihmë e përkrahje të jashtëzakonshme që ka kontribuar Turqia karshi dy shteteve shqiptare.

Ndërsa Greqisë i mbeti aleat vetëm Franca si gjithmonë, që ka qenë e mbetet aleate edhe e Serbisë dhe e Rusisë, si aleancë e tyre e vjetër antishqiptare. 

Turkofobët serbo-greko-rusofilë shqiptarë  u ndjenë shumë keq për dështimin e grushtit të shtetit në Turqi, sepse ata, dhe fanatikët kristianë e urrejnë tmerrësisht Turqinë, Islamizmin  dhe muslimanizmin shqiptar. Turkofobët politikë, mediatikë dhe intelektualët turkofobë shqiptarë mezi prisnin dhe gjithmonë do  të ëndërrojnë që Turqia të prishet me SHBA-në dhe me NATO-n , duke qenë kështu në një linjë me Rusinë, Francën, , Serbinë , Greqinë , Kinën etj. Por e kanë të kotë se kjo kurrë nuk do të ndodhë, sepse Turqia është aleate strategjike e SHBA-ve dhe e NATO-s, pavarësisht se disa shtete në NATO janë aleat stategjik të fshehtë të Rusisë si p.sh. që është Franca, e cila po ta shohim me kujdes është mbështetësja e po atyre aleatëve të Rusisë si në Libi, në Siri, në Armeni dhe përkrah Greqisë në Mesdheun Lindor., ashtu sikurse që janë pro Greqi e Rusi edhe turkofobët shqiptarë  pseudopatriotë e kriptoserbo-grekofilë.

Putini gënjenin veten se po përcante NATO-n  duke shpresuar per ta bërë aleat te saj Turqinë, forcën e dytë ushtarake të NATO-s pas SHBA-ve.

Mirëpo Erdogan edhe sot mbështet forcat që janë kundër regjimit të Asadit në Siri i cili është aleat besnik i Moskës; Erdogan është gjithashtu edhe kundër aleatëve të Kremlinit në Libi, dhe gjithashtu Erdogan mbështet Azerbajxhanin kundër Armenisë, ku Armenia është aleat strategjik i besueshëm i Rusisë, pasi me armët dhe me ndihmën e Rusisë Armenia pushtoi Nagorno Karabakh i cili  i përket Azerbajxhanit.

Pra Turqia dhe Presidenti Erdogan janë në një linjë politike, ushtarake  dhe gjeostrategjike me SHBA-në dhe me NATO-n, ashtu sikurse është edhe Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat