Rilindja “kleptomane”, si “tenxhere me presion”, që “avullon” para publike!

Opinione

Rilindja “kleptomane”, si “tenxhere me presion”, që “avullon” para publike!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 17 tetor 2020 Në ora: 09:42
Qamil Gjyrezi

Nënteksti me krahasimet dhe metafora, krijon më shumë kuptim se gjuha direkte për të dhënë mesazhe politike për problematikat që qeveria i’u shkakton qytetarëve të një vendi. Një prej problemeve që ndikojnë tek xhepat e qytetarëve është edhe hajdutëria e parave publike nga ministrat e qeverive.

Në një emision televiziv, Rama deklaroi se të "gjatët" nuk vjedhin. Rama akuzonte shpesh opozitën P.D.-në se kanë vjedhur para se ai të vinte në pushtet në 2013?! Rama akuzon nganjëherë edhe popullin dhe të gjithë kundërshtarët politik se vjedhin! Me këtë strategji Edi Rama, kërkon ta bindë opinion publik se ai nuk vjedh. Prandaj me ironi dhe humor, po zgjedhoj foljen me qenë hajdut, si do ta zgjedhonte Edi Rama!?

Unë jam…?!

Ti je hajdut

Ai/Ajo janë hajdutë

Neve jemi…..?!

Ju jeni hajdutë

Ata/Ato janë hajdutë

Çfarë është kleptomania?

Kleptomania është një gjendje e karakterizuar nga një kërkesë e papërmbajtshme për të vjedhur. Njerëzit do të vjedhin sendet që nuk kanë nevojë, që ata mund të përballojnë për të blerë, ose që kanë pak ose aspak vlerë monetare. Individët me kleptomania përjetojnë tensione që lehtësohen nga kryerja e vjedhjes. Kleptomania shpesh shfaqet diku gjatë adoleshencës dhe shfaqet më shpesh tek gratë sesa tek burrat. Për shkak se vjedhja është e paligjshme, kjo çrregullim mund të çojë në pasoja të rëndësishme ligjore. Njerëzit me kleptomania mund të përballen me arrestimin, gjykimin dhe burgosjen si pasojë e simptomave të tyre. Një studim i pacientëve klinikë zbuloi se më shumë se 68 përqind e atyre me kleptomania ishin arrestuar për vjedhje. Vetëm 20 për qind e këtyre pacientëve ishin dënuar dhe burgosur për krimet e tyre. Individët me kleptomania, nga ana tjetër, vjedhin spontanisht për të lehtësuar tensionin që vazhdon të ndërtohet nëse nuk veprojnë.

Qeveria e Rilindjes gjatë 7 viteve të qeverisjes avullon (vjedh me takt duke e fshehur vjedhjen), sidomos me aferën e fundit të inceneratorëve të Fierit, që fitohet “pare e bukur” pa u ndjerë, pra është aferë tipike ku ka mundësi të abuzohet me financimet publike. Edhe në disa vende perëndimore, lindore dhe në rajon ky biznes pastrimi, riciklues i domosdoshëm, sjell përfitime të mëdha. Në këtë kontekst, dyshja Rama-Veliaj janë “mjeshtër” të këtyre aferave, që i kanë filluar prej vitesh.

Në konferencën për shtyp, Basha i’u drejtua Ramës: “70 milionë euro kanë avulluar, do jesh i pandehur për këtë aferë”. Basha i kërkoi SPAK, që të prononcohet publikisht për hetimet mbi këtë aferë.

Që me ardhjen në pushtet në 2013, kanë “avulluar” shumë para publike. Rilindja urbane avulloi shumë para të marra borxh duke e rritur borxhin publik. Nga të dhënat e fundi mbas 7 vitesh borxhi publik në Shqipëri, ka marrë përmasa të frikshme.

Rilindja avulloi para publike me Cek-up, që shkuan në xhepat e ministrave rilindas dhe miqve të Ramës. Rilindja avulloi para publike me punët publike, me investimet shkel e shko në këtë biznes, rrugë që kushtojnë miliona dollar të pa justifikuar, me fatura si pusulla bakalli. Rilindja avulloi dhe po vazhdon të avullojë paratë publike për Pandeminë Covid 19-të.

Rilindja avullio paratë për bujqësinë të akorduara nga BE. Rilindja do të avullojë para publike deri në fund të qeverisjes së saj me financimet për tërmetin. Rilindasit, pasardhësit e ish-komunistëve dhe të majtëve e kanë në arketip dhe gjene, kleptomaninë, hajdutërinë. Prandaj shqiptarëve i’u duhet urgjentisht një qeveri që nuk vjedh para publike dhe që i dërgon aferat kleptomane të Rilindjes në prokurori, që të shpëtojnë shqiptarët nga zhvatja! Fundi i kësaj patologjie, kleptomanisë është i afërt! Edhe pak muaj na ndajnë nga 21 Prilli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat