Amerika e Grenellit, Evropa e Lajçakut dhe Kosova e Thaçit?!

Opinione

Amerika e Grenellit, Evropa e Lajçakut dhe Kosova e Thaçit?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 17 tetor 2020 Në ora: 11:35
Miroslav Lajçak, Hashim Thaçi

Richard Grenell, sikur të ishte i “ dërguari i perëndisë”, ani pse vetëm i Presidentit Donald Trump, pothuajse është i pa “kontestueshëm i pa kundërshtueshëm “dhe, i pa mposhtur në diktatet e tij, pa u lëshuar nga ana e tij asnjëherë në një analizë të arsyeshme duke bërë, sadopak vlerësime reale ndaj palëve në konflikt respektivisht në bisedime, Kosovë-Serbi ose, siç i quajnë këta dy të paret që i rendita, Prishtinë-Beograd.

Dhe, që nga emërtimi i bashkëbiseduesve me ndërmjetësimin e këtyre të dyve që, njëri e “përfaqëson Amerikën” e tjetri “ Evropën”, janë paragjykues pa të drejtë dhe jo reale pasi, sipas kësaj, nuk po bisedojnë dy shtete të barabarta por, një” Autonomi” e cila ende figuron në Kushtetutën e Serbisë si pjesë e saj, dhe, në anën tjetër, shteti i Serbisë i njohur nga të dy këto superfuqi e njëherit, shtet i cili bëri gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës, por, e pa prekshme, e pa kundërshtuar ndaj kërkesave të saj ultimative dhe kërcënues.

Për të dërguarin e “ perëndisë” zotin Grenell, disa here kamë shkruar duke shpreh mospajtime më sjelljet dhe veprimet e tij që nga shkarkimi i Qeverisë e zgjedhur nga populli, pa marrë parasysh kush ishte në krye përmes puçit politik, një ndërhyrje flagrante ndaj vullnetit të një populli të një shteti sovran i njohur ndër të paret po nga vendi që ky mendon së e përfaqëson, deri të kërcënimet së, po që së nuk veprohet ashtu siç po e kërkon “Amerika”- Grenelli, do të ndermirën masa ndëshkuese bile, deri të largimi i trupave amerikane nga Kosova,  ndalimi planeve investive dhe ndihmave te parapara, jo nga një administratë por, nga Kongresi amerikan.

Ishte mizëria sjellja e zotit Grenell sikur të uriturin ta kërcënosh më heqjen e kafshatës së gojës.

Jo zotëri, populli i Kosovës është i kalitur më vuajtje ndaj padrejtësive dhe, për  ta mbrojtur të drejtën e vetë legjitime dhe shtetin për të cilin derdhi gjak e u sakrifikua më luftën mbrojtëse po nga ai shtet të cilin ju zotëri po e mbroni dhe po e përkëdhelni.

Do t`iu themi JO, të madhe sepse, Amerika nuk mendon dhe nuk është armiqësore ndaj shqiptarëve. Ti, zoti Grenell, nuk ke asgjë të bësh më Amerikën. Kongresi është në anën e Kosovës sepse, ai e dha dritën jeshile për ta bombarduare Serbinë fashiste e udhëhequr, atëherë nga Millosheviqi e sot, nga ish ministri i tij i informatave, më foton e kasapit të Ballkanit në gjoks, e më mendjen e tij në kokë dhe në shpirt.

Pra, nuk e përfaqëson zotërinë i nderuar Amerikën në tërësi sepse, ma shumë së gjysma e popullit amerikan, mendojnë ndryheshe

Ky, pra, Grenelli, i keqpërdori, frikacakët, të dobëtit dhe të pavendosurit për t’i mbrojt interesat e shtetit sipas Kushtetutës për të cilën kryeministri shprehet së, ajo është, “ Platforma” për bisedime,

Politika e brendshme dhe e jashtme e Kosovës por, edhe pse iu premtojë deputeteve dhe popullit përmes tyre së, në takimin e 4 shtatorit shkon për njohje reciproke, ai u pajtu që ajo pikë kryesore, të hiqet nga draft “ zotimi”. S’ka njohje, ka izolim të shtetit të Kosovës për një vit nga të funksionarit në politikën ndërkombëtare bile, edhe rrezikim të integritetit dhe tërësisë territoriale.  

As Grenelli e as Lajçaku, kurrë nuk i shtruan kërkesë Serbisë për kërkim falje e as pendim për atë që i shkaktojë Kosovës si agresore, në të vërtetë, Serbia favorizohet. Pse? A keni përgjigje zotëri? Ju, jeni të obliguar nëse keni pak moral dhe humanitet ndaj një populli.  

Populli amerikan, është i ndarë rreth votës në mes të dy pretendentëve për banorin e ri apo të vjetrin e Shtëpisë së Bardhe, që është normale në demokraci që, votën të ia jep atij që ai personalisht mendon.

Për shqiptarët e Kosovës, sipas rrjedhave të deritanishme, për mendimin tim, kandidati i cili ka jetuar një kohë të gjatë dhe ka kontribuar në zgjedhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, është, Nënpresidenti Joe Biden i cili në momentet ma të rëndësishme, e ka denoncuar Serbinë në mënyrën ma të ashpër të mundur, duke e ndihmuar zotin DioGuardi në veprimtarinë e tij lobiste për çështjen e Kosovës, që në fund u arrit, që, Millosheviqi të ndëshkohet, Serbia të bombardohet dhe, trupërisht të largohet nga Kosova. Fatkeqësisht, tani, Serbisë po i bëhen favore, ndërsa, Kosova po ndëshkohet e dobësohet, edhe më fajin e pushtete mbajtësve të Kosovës, të pa denjë, të pa vendosur, servil dhe të luhatshëm në çështjet ma të ndjeshme, rrezikimi i pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj territorial sipas shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008.

Zoti Grenell, i ka dhënë përparësi marrëveshjeve ekonomike para marrëveshjes përfundimtare më njohje reciproke që do t’i hapte rrugë përmirësimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Serbisë, zoti Grenell, nuk e pati guximin t’i kundërvihesh as më 4 shtator ku në mënyrë staliniste, Vuçiqi  tha, jo dhe pikë, për njohje reciproke.

Pastaj, e ndërrojë investimin në hekurudha nga ajo ndërkombëtare ne atë dytësore sepse, Serbia nuk u pajtuar të ja ndërpres qarkullimin ilegal të trenit në territorin e Kosovës, nga Kraleva për në Zveqan, pa pëlqimin e autoriteteve të Republikës së Kosovës e që menaxhohet e kontrollohet nga strukturat  paralele të Serbisë në veri të Mitrovicës.

Kjo sjellje e Serbisë, do të ndërpritet në bazë të Kushtetutës së Kosovës, akt të cilin Serbia do ta quante “ provokim” dhe do të tentojë të krijojë ekses ndëretnik sipas saj e jo shtrirje të autoritetit në tërë territorin e Republikës. Këtë, do ta bëjë një kryeministër i zgjedhur nga populli i cili, njëherit do ta zhbllokoj urën mbi Ibër e cila në vend së ti bashkojë komunitetet, ajo po i ndanë që 20 vjet. Mjaft është mjaft.

Pra, zoti Grenell, nuk e përfaqëson politikën e vërtetë të ShBA-ve e cila, Kosovën e konsiderojë krijesë të vetën, ashtu edhe është, por, përderisa për administratën tuaj, për interesa të thjeshta politike, hoqi dorë nga politika e vërtetë amerikane të administratave të më parme të atyre  të cilët e shpëtuan popullin e Kosovës, ia krijuan  kulmin mbi kokë- shtetin i cili edhe është, krenaria e popullit amerikan. Zoti Grenell, ju nuk jeni në këto parime.

Mirosllav Lajçak, përfaqësues i BE-së për bisedime Prishtinë-Beograd, i cili nuk guxon t’i emërtojë ndryshe pasi 5 shtete, ende nuk e njohin Kosovën, ndër të tjera edhe Sllovakia nga i cili vjen zoti Lajçak e  që, qysh në fillim, ky personalisht dhe në emër të shtetit të tij u deklarua së, kurrë nuk do ta njoh Kosovën.

Pa,  kurrfarë turpi as ndjenje ndaj një populli i cili u kërcënua më zhbërje po mos të ndërhynte Amerika duke ju bashkuar pastaj edhe Evropa në kuadër të forcave të NATO-s që, kjo mos të ndodhe në zëmër të Evropës e cila, po që se e vazhdon më politikat e Lajçakut, do të mbetët sa po dukët, po ajo Evropë e të Madhit At Gjetgj Fishta, Evropa kurvë, e cila, le që është e ndarë e përçarë, largo këtu dy shtete, njëra e cila u largu nga BE-ja, Anglia dhe, Gjermania, mike shekullore i shqiptarëve të cilat, gjithnjë ishin në anën e viktimës, në anën  e drejtë, në anën e Kosovës.

Zoti Lajçak, më çfarë të drejte kërkon ndryshimin e Kushtetutës për një Asociacion i cili, në vend së të ishte në përbërjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës pa bërë ndarje ndëretnike, ju, po insistoni në ndarje që, lenë më kuptu së në periudha afatgjate, po i krijoni mundësi Serbisë për një ç` këputje nga Kosova e cila do të ishte një lufte gjakderdhëse në mes të dy popujve më politikat e juaja të njëanshme apo, një armiqësi në marrëdhënie konfliktuoze deri në periudha afatgjate..

Pse nuk insistoni që, Serbes në shenjë të përmirësimit të marrëdhënieve dhe përgatitjes për njohje reciproke, nga Kushtetuta e saj, ta heq Kosovën si pjesë të saj e cila, kurrë nuk ka qenë dhe as që do të jetë më asnjë çmim.

Ndaj popullit shqiptar një ndër popujt ma të vjetër në Evropë, po silleni ndaj tyre sikur alien të ardhur nga ndonjë një botë tjetër pasi, gjatë shekujve u dëmtuat, e sakatuat duke e copëtuar në aspektin territorial  sipas apetiteve të Rusisë dhe Serbisë.

Sot, shteti Serb, qëndron në mbi 1/3  e territorit të saj mbi tokat shqiptare të cilët, i vranë e i masakruan duke i dëbuar më dhunë nga tokat e tyre qysh nga koha e Ilirëve e Dardaneve e derisa, Turqia në shenjë miqësie, ia dhurojë Serbisë për hir të marrëdhënieve miqësore.

Zoti Lajçak, për një pretendues të jetë diplomat dhe përfaqësues i BE-së, kishte më qenë mirë që të kesh njohuri historike.

Kosova e Hashim Thaçit, është Kosova sipas diktatit të Serbisë më të cilën kontaktoj haptas e fshehtas që nga viti 2013 e deri në ditët e sotit, duke i bërë  koncesione ndër më të dëmshmet ku edhe e solli në këtë gjendje në të cilën, pas shpalljes së pavarësisë, po lufton për identitet, për funksionalitet, për shtrirje të autoritetit shtetëror në tërë territorin i cili, më iniciativat e Serbisë, e hapi çështjet  e kufijve në forma të ndryshme duke i ndërruar tezat qoftë edhe në baza ditore dhe deklaratat sipas nevojës e situatës në të cilën gjendej.

I kontrolluar totalisht nga Serbia, i shantazhuar po ashtu për shumë akuza që e rëndojnë për të cilat më siguri së Serbia ka njohuri detale, ky, u nënshtrua dhe as që e kishte guximin të inicionte akt-akuzën kundër krimeve serbe në Kosovë.

Ky, edhe pas paralajmërimit të prokurorit për aktakuzën e rëndë, krim ndaj njerizimit, nuk e pa të udhës që për çështje morale, të dorëheqet nga posti i presidentit i cili Kosovës ja qiti një imazh shumë të keq e të dëmshëm, por, që, për qëllim e ka që të kontrollojë pos tjerash së kush duhej të vijë në pushtet për t’i siguruar përkrahësit e tij.

Ishte shkelës permanent i Kushtetutës në të gjitha rastet por, pasi drejtësia deri edhe  të Gjykata Kushtetues ishte e kapur, as  Parlamenti nuk që në gjendje që ta shkarkonte nga posti pasi, kishte nen kontroll shumicën e deputetëve të partisë së vete dhe të tjerët.

Por, dëmin të cilin ja shkaktojë shtetit dhe popullit të Kosovës, është krim mbi krimet sepse, e solli nga gjendja e një shteti normal, në atë të “diskutueshëm”.

Shtet të  cilin Serbia, jo vetëm që nuk e njeh por, edhe po e pengon në çdo aspekt si në atë të brendshëm ashtu edhe ndërkombëtar, duke ja rrezikuar ardhmërinë e një shteti funksional.

Duke kërkuar  shpëtim nga GjS, ky, i rrezikojë edhe veteranet e UÇK-së  me rastin e zbulimit të dëshmitarëve të mbrojtur të cilët, për këto veprime, ata, mund të dënohen për vepra penale, më qëllim të tentimit të zhbërjes së saj, ani pse, vetë ishte ai i cili bëri presion mbi deputetët që kjo gjykatë të votohet.

Shoqërimi apo mbështetja e tij, është dëmshme për shtetin, popullin dhe individin, deri në zbardhjen përfundimtare nga GjS.

Prokurori amerikan a do ta qojë deri në fund akuzën për vepra kriminale ndaj Thaçit krime ndaj njerizimit ?!

Vizita e pa pritur në Amerikë e të akuzuarit për krime ndaj njerizimit, Hashim Thaçi, ka bërë që të qarkullojnë zëra se ai po përpiqet për të gjetur avokatë të fortë për ta ndihmuar që të tërhiqet akuza ndaj tij për krime të rënda gjatë dhe pas lufte në Kosovë. Vetvetiu lind edhe pyetja që shtrohet në titullin e këtij shënimi.

Për të arritur deri te tërheqja e akuzës, Thaçi me siguri që do të bëjë ç’është e mundur për ta bindur kryeprokurorin amerikan për të hequr dorë nga akuza. Dhe ka shumë mundësi që akuza të tërhiqet, sepse i akuzuari për krime ndaj njerizimit, pra ndaj shqiptareve, Thaçi tani gëzon përkrahjen e Beogradit, Moskës dhe të përfaqësuesit të Trampit, zotit Grenell.

Në praktikën botërore njëherit mirë dhënia e ryshfeteve të majme për blerjen e kryeprokuroreve, të gjykatësve dhe të kryegjykatësve. Prandaj ka pas qarkulluar me kohë dhe me vakt një rrëfenjë për një kryegjykatës francez.

Para fillimit të njërës nga seancat gjyqësore, qytetari i akuzuar, përmes avokatit të tij, i dorëzoi kryegjykatësit një libër të trash, duke i thënë se në atë libër trajtohej më shumë hollësi një proces i ngjashëm gjyqësor, nga i cili kishte rezultuar se i akuzuari nuk paskej pasur faj fare në  kryerjen e krimit të rëndë, sepse gjithçka paskej qenë e sajuar.

Prandaj i propozoi kryegjykatësit që ta lexonte atë libër, në mënyrë që të bindej për pafajësinë e qytetarit që ishte duke u gjykuar.

Kur kryegjykatësi e mori librin në dorë, vendosi ta shfletonte pakëz, para se të fillonte seancën gjyqësore.

E shfletoi faqen e parë të librit dhe vuri re se atje ishin 100 franka. Vazhdoi me faqen e dytë, të tretë, të katërtën, të pestën ..., dhe pa se në çdo faqe të librit, deri në faqen e fundit, ishin vendosur nga 100 franga.

Atëherë e mbylli librin  dhe iu drejtua avokatit: seanca gjyqësore pezullohej, për të vazhduar  një ditë tjetër dhe, kur u qua më këmbë, pyeti avokatin: kur do të botohet vëllimi i dytë i këtij libri?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat