Zgjedhjet Presidenciale 2020: Kush do të fitojë, kush do të humbë!

Opinione

Zgjedhjet Presidenciale 2020: Kush do të fitojë, kush do të humbë!

Nga: Beqir Sina Më: 17 tetor 2020 Në ora: 21:26
Beqir Sina

Ndërsa, shumë shqiptarë në SHBA, dy dekadat e fundit kanë, pasur në votën e tyre një “pëlqim sentimental” veçanërisht për Clinton-ët. Mendojë, se kjo lloj logjike është tejkaluar, po qe se do të mendohet se sa here ka zgjedhje në Amerikë, "duhen votuar demokartët, për hatër të Kosovës".

Kjo logjikë sot është jo pozitive për shqiptarët, sepse ne nëse udhëhiqemi nga ajo logjika "sentimintale", i bije sa here ka votime, në Amerikë, ne shqiptarët të jemi të humbur.

Sepse, asnjëri nuk e di se kush fiton, por edhe nëse e gjen, athere, por kur fitojë Bush, pse nuk humbëm ne shqiptarët, por fituam madje edhe shumë fituam pavarësinë e Kosovës, dhe Shqipërinë në NATO.

Kështu që, duket se në këto zgjedhje , pra më 3 Nëntor, shqiptarët janë gjithashtu të ndarë në preferencat e tyre, si me “sharrë”, “fifty – fifty -50 me 50”, pasi siç tregojnë sondazhet për herë të parë, vendosja në grupet lobiste shqiptare, në SHBA, është ajo që po peshojnë mjaft mirë çështjet e rëndësishme për komunitetet e tyre locale, interesat vetanake, dhe pak ose shumë pat të prirur nga bindjet e tyre.

Shqiptarët janë të ndarë mes republikanëve dhe demokratëve, pavarësisht atyre videove “qyqane” që po lëshojnë në mediat sociale, ose atyre emisoneve të disa televizoneve kryesore në Shqipëri,” që do t’i quaja: “emisione “shterpe” me gazetar e opinonist krejt profan në lidhje me votimet në Amerikë”.,

Njësojë si ato dekleratat e kryeministrit Edi Rama, më 2016, kundra Presidentit Donald Trump.....

Duke e njohur mjaft mirë komunitetin tonë për 25 vjet,(unë kam votuar 5 zgjedhje presidenciale, Clinton/George H. Bush, Clinton/Bob Dole, Gorge W. Bush/AlGore, Bush/John Kerry, Obama/John McCain, Obama/ Mitt Romni, dhe Donald Trump/Hillary Clinton), do të thoja se do të ishte tejet naive të besonim, se do të votonin shqiptarët, të gjithë ose shumica e shqiptarve për një kandidat apo për një tjetër.

Ose, ashtu si në këto zgjedhje po na bën thirrje Dua Lipa dhe Albin Kurti me video.

Pika më kryesore në votimet e shqiptarve në Amerikë, ka qenë dhe mbetet ajo e grupeve lobiste, që përfshihen në fushatat për mbledhjen e fondeve financiare. Aty ku votuesit shqiptarë janë gjendur në të dyja kampet – të organizuar në qytetet e tyre, dhe shtetet ku ata votojnë – si për dyshen e ticket-es Republikane, ose atë Demokrate.

Madje, unë kam parë veprimtar të komunitetit që janë Republikan, dhe kan dhën donacion për Demokratët, ose anasjelltas Demokrat, që kan dhënë donacione për Republikan.

Këto zgjedhje, ashtu si dhe zgjedhjet e tjera, historikisht, kanë 5 shtete që pa fituar ato, ose të paktën 3 nga 5, nuk fiton dote asnjë President në SHBA. Dhe, ato janë ; Ohio, Michigan, Pennsylvania, Florida, dhe Connecticut. Shtete, këto që për fatin e shqiptarve kan edhe numërin e duhur të votuesve të regjistruar shqiptar, që kan shancin të formojnë si komunitetet e tjera, polakët, italianët, kubanezët, rusët, kinezët, latinët, Jews, (xhuish) e të tjerë, komunitetin shqiptar, që vota e tyre ka vlerë, dhe bënë ndryshimin në rezultat.

Dhe, jo si deri tani që vetëm të japim para e donacione,( duke ikur kot fare deri në gjysmë milioni dollar) por në se krijomë grupe të votuesve, që ka rëndësi vota, athere dhe duhet të kërkojmë diçka nga kandidatët për President, cilido që të jet, Republikan apo Demokrat.

Bile më e rëndësishmja është, se ne si komunitet bëhemi që të na e kërkojnë votën në fushatat për kandidatët e të dyja palve. Shembull, ishte rasti i 15 Qershorit, kur Nënpresidenti Mike Pence mbërriti në Grand Rapids për fushtën "Make America Great Again!" dhe u takua me shqiptarët duke u premtuar diçka atyre për Kosovën dhe Shqipërinë.

Dhe, kështu për fat të mirë kjo është hera e parë në historinë e emigracionit, shqiptarët e Amerikës, kan hyrë në hartën elektorale të votave, që kan rëndësi se kush fiton të paktën në dy shtete në Florida, dhe në Michigan. Dhe, për fat të mire, pavarësisht, videove të kota,( dhe të dëmshme pas 4 Nëntorit… në marrdhëniet tona me Washingtonin), që kan shpërndar, për teë bër fushat Dua Lipa, dhe Albin Kurti. Video këto të cilat përveçse “llokaqitjeve” në rrjetet sociale, janë pa asnjë farë rëndësie te komuniteti shqiptar, sidomos, nga ato thirrjet e tyre të “mekura”.

Sepse, realiteti është ky :

34,000 shqiptaro-amerikanë do të vendosin se kush fiton në Michigan.

Nga anketimi i fundit nga Trafalgar Group (11-14 tetor), rezulton se :

Trump 47% (+1)

Biden 46%

Jorgensen 3%

Hawkins 2%

Pra, në fund do të thoja se pavarësisht se kush fiton Trump apo Biden, në SHBA, fiton Amerika, dhe, natyrisht që fitojm edhe ne shqiptarët. Mirë po, kush humb ? , me këtë rast, te ne shqiptarët?

Patjetër, që do të humbin kushdo që të fitojë, ata që bën thirrje për të “tju treguar shqiptarve, sot se për kë të votojnë, më konkretisht Albin Kurti dhe Dua Lipa, dhe ata që bëjnë fushta të njëanëshme propogandistike. Këta, pas Edi Rameës më 2016, duhte thënë : të paktën janë të dytë që ranë viktima të propogandës së atyre grupeve mbështetese dhe të njëanëshëme që janë me bindje të theksuara të ideologjisë majtiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat