Shporruni, qeveri orospi të shteteve shqiptare

Opinione

Shporruni, qeveri orospi të shteteve shqiptare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 19 tetor 2020 Në ora: 11:54
Sulejman Mehazi

Shporru, moj qeveri orospi kurvare, tradhtare e kombit, gjuhës e kulturës sonë, ju, që na keni ç'deruar, poshtëruar e ofenduar qenien tonë kombëtare. Ju, që nëpërkëmbët luftën e UÇK-së, dëshmorët, invalidët e luftës, ju që kurrorëzimin tuaj dashuror politik e bëtë jo me popullin, por me interesat tuaja personale, ju paratë, femrat dhe llojet e rakive i doni më shumë se flamurin, kombin dhe gjuhën shqipe; ju që na humbët ndjenjat kombëtare për shkak veprimeve skandaloze politike; ju që besnikëritë politike s’ua dhuruat votuesve, po jetës suaj të shthurrur, familjeve, shtëpiave tuaja të bukura, të pasurive milionë eurëshe, epsheve seksuale ndaj deputeteve të bukura shqiptare dhe zonjave të tjera të ndershme që i kushtëzuat për seks pa vullnetin e tyre, duke u bërë shkaktar për prishjen e moralit, besnikërisë bashkëshortore dhe familjare.

Të plaçkitjes së qytetarëve dhe rrahjeve, burgosjeve, nënçmimeve të pamëshirshme ndaj popullatës shqiptare. Edhe pse populli ju ndihmoi në çfarë do lloj mënyrash e me shumë sakrifica jo vetëm gjatë luftës së 2001, po dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare e lokale duke ua dhënë votën me sinqeritet e bindje të madhe, po ku mbeti ndihma dhe sinqeriteti juaj ndaj popullit të gjorë? Ç’u bë me atë krenarinë tuaj çlirimtare, ç’u bë me fitoret tuaja të njëpasnjëshme, ç’u bë me shqiptarët, me flamurin, ç’u bë me popullin e ngratë e të varfëruar? A ende keni fytyrë të dilni para qytetarëve të kërkoni votat, a s’ju vjen turp, me se do arsyetoni e do ta bindeni popullit për t’ju votuar, a s’është mjaft për ju, a s’u ngopët më me të gjithat të mirat?, prandaj shporruni sa më shpejt nga skena politike se të pa durueshëm jeni bërë, alergjik, nevrik, të kërditur jeni ndaj popullit shqiptar, s’ju durojnë e s’mund t’ju shohin më, keni humbur besimin, prandaj shporruni sa më shpejtë, mos e ktheni kokën pas, po ikni të turpëruar, merrni me vete dhe hijen tuaj zvarrë si gjënë e ndyrë, si thotë Azem Shkreli, ikni e kurrë mos u kthefshi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat