Misionari serb nga Brukseli

Opinione

Misionari serb nga Brukseli

Nga: Milazim Maraj Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:17
Milazim Maraj

Kur u caktuan Miroslav Lajçak dhe Borel, në postet që kanë, shqiptaret kishin dilemat e tyre shumë të arsyeshme që këta dy misionar vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Por në një intervistë Lajçak deklaroj së do ta përfaqësoj BE: Tani erdhi më kërkesat e Vuqiqit dhe harroj ato të BE. Në takimin e që pati me përfaqësuesit e dy shteteve deklaroj së BE do të krijoj lehtësi për dialog, dhe se nuk përzihet në vendimet e palëve biseduese.Tani krijoj konfuzion dhe pengesë duke përkrahur vet kërkesat e Serbisë. Tani thotë që Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën për të akomoduar AKS si pengesë për zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe që i mundëson Serbisë ndikimin e vazhdueshëm në këtë proces. Lajçak përkrah Serbinë në kushtëzimin e këtij dialogut më mundësin ekzekutive të AKS, që është një shtet brenda Kosovës. Lajçak keqpërdori autoritetin e misionarit të BE duke bërë presion mbi Kosovën për të realizuar kërkesat e Serbisë. Lajçak kërcënojë Kosovën se nuk do të ketë dialog nëse nuk pranojnë AKS më kompetenca ekzekutive.Ndërsa më parë deklaroj se ai nuk ishte këtu për marrëveshja finale por për krijimin e kushteve më të mira. Ai ofendoj Kushtetutën e Kosovës, duke krahasur së nuk është Bibël. Këtij misionari Kosova nuk duhet të i besoj. Për këtë kompetentet e Kosovës duhet të i drejtohet autoriteteve më të larta të BE. Më mirë është të mos ketë fare marrëveshje së të ketë marrëveshje të keqe. Nëse nuk do të kemi përkrahjen e merituar, Kosova duhet të u drejtohet shteteve vendimmarrëse të BE dhe SHBA. Shqiptaret kudo që janë duhet të përgatiten për të përballuar me të keqen që vjen nga Serbia Ne duhet të ndjekim modelin e Izraelit. Për Kosovën kudo që jemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat