A është Hashim Thaçi piedestal i hajnisë dhe krimit?!

Opinione

A është Hashim Thaçi piedestal i hajnisë dhe krimit?!

Nga: Sokol Pepushaj Më: 20 tetor 2020 Në ora: 18:27
Hashim Thaçi

Ajo që ka pushtuar me frikë e terror hajdutët e kriminelët në Shqipëri e Kosovë, nuk është asgjë. Është shumëgjë. Ata, të tërë e dinë se kanë vjedhur e kanë bërë krime, të tërë e dinë forcën amerikane, të tërë e kanë tmerr Yuri Kim dhe Philip Kosnett.

Vazhdojmë me hajdutët dhe kriminelët. Në Kosovë, sikur në Shqipëri, janë kudo, në bashki, në qeveri, në parti, në parlament, në diplomaci, në tendera, në polici, prokurori, gjykatë, presidencë, madje në çdo ekzistencë dhe evidencë.

Fakte? Ok.

Ja, ta diskutojmë, si arriti ish kryekomunari i Kaçanikut Xhabir Zharku, të kamuflohet, para njerëzisë si viktimë e patriotizmit, para se të merrte pushtet?

Nëse në Shqipëri, komunistët kanë luajtur suksesshëm me kartën e antikomunizmit, si viktima të sistemit; në Kosovë, asgjë nuk ndryshon, thjeshtë termi. Pra luhet jo me antikomunizëm po me patriotizëm e UÇK-izëm.

Kështu, milioneri Xhabir Zharku, luajti me kartën e të përndjekurit politik, si patriot kosovar e luftëtar i UÇK-së, nga pushteti maqedonas.

Çipi i kësaj karte u manipulua bukur, pasi “hormonet” e pabesisë, të hajnisë apo drogës, e rriten në pushtet, si gjithë të shkathtët e luftës, që edhe në beteja sikur kapnin diçka, si me thënë pasuri.

Kështu, me këtë kartë u pajisën me pushtet absolut, por edhe u frynë me pasuri të çmëndura Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, Abdullah Hoti e shumë pasanikë të tjerë?!

Gjithsesi, Tribunali i Hagës, i ka regjistruar fort me kujdes, i ka nuhatur drejtpërdrejt bëmat dhe gjëmat, që sot janë zbardhur dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër, vetëm të nxijnë mbi akuza, emrat e kriminelëve, nga Hashimi e deri tek Veseli.

Vetëm dy prej këtyre, kanë aq shumë pasuri e krime përbri emrit, sa edhe pushtet absolut e enigma idiote, që mbahen lëkundshëm në ca paterica skllevërish.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është në kulm të punës. Ajo, prej disa kohësh, ka paraqitur pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) aktakuzë me dhjetë pika, kudër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Të dy janë shumë afër arrestimit.

Mund të ndodhe pas zgjedhjeve në SHBA dhe nisjes së arrestimeve të Peshqve të Mëdhenj në Shqipëri.

Se ajo që ka pushtuar me frikë e terror hajdutët e kriminelët në Shqipëri e Kosovë, nuk është asgjë. Është shumëgjë. Ata, të tërë e dinë se kanë vjedhur e kanë bërë krime, të tërë e dinë forcën amerikane, të tërë e kanë tmerr Yuri Kim dhe Philip Kosnett.

Yuri Kim në Shqipëri e ka rrjetën plot peshq, të zënë nga Donald Lu. Asnjëri peshk nuk ka ikur. Edhe kur ambasadorja bën fotografi me dikë me pushtet, nuk duhet entuziazëm, pasi është pushteti, jo përsoni në foto. Personi është frymor, në shumicën e rasteve, madje,rastin më elegantin, është një hajdut që edhe ajo normalisht e di. Ambasadorja nuk është parzmore, por e kujdesshme për të hequr maskën e gjithsecilit, njëlloj si Donald Lu që shkonte tek peshku dhe fap, e rraste në rrjetë.

Po le të mos largohemi nga Hashimi.

Akuzat ndaj tij njihen, krime kundër njerzimit paslufte, jo në luftë.

Me kartën “krime lufte” Thaçi dhe Veseli kanë spekulluar në vazhdimësi. Ata akuzohen në pasluftë, në paqe. Se si do thoni ju, u bënë kaq të pasur, se si do thoni ju, rrinë në pushtet gjithmonë?!

Bri emrave dhe bëmave të tyre, ka vrasje barbare, pa gjyq, zhdukje njerëzish e dëshmitarësh, përndjekje e tortura. Pra, bri dy personave, ende me pushtet të lartë, Tribunali ka në proces hetimi, mbi 100 vrasje të paligjshme. Viktimat janë të identifikuara, janë shqiptarë, serbë e romë, janë kundërshtarë politikë dhe ekoniomikë të Thaçt e Veselit.

Po ish komandanti i luftës për Kaçanikun, miku i Thaçit, Xhabir Zharku, a ka qënë barbar dhe i dhunshëm?

Edhe ky flitet se është në “gjarpër” jo dhe aq i vogël. Edhe ky, u vesh me pushtet, edhe ky bëri hatanë në manipulim votash për kryekomunar të Kaçanilut në vitin 2007.

Pushteti i tij kishte peshën e rëndë të vjedhjes e krimit mbi njerezit, ndaj në maj 2012, pasi u arrestua dhe u dënua, u zhvilluan zgjedhjet e jashtzakonshme.

Krimi dhe hajnia mbi qytetarët e Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit, si thuajse në tërë Kosovën, janë mëkuar si praktikë rituale, ku votuesit nuk kanë ku të “besojnë” tjetër.

Miku i armëve të Hashim Thaçit, pak më vonë, u akuzua për tre vrasje, të regjistruara në nëntor të vitit 2007, tek “ Ura e Dubravës”.

Se është interesant. Pakkush në Kosovë që ka para e pushtet, nuk ka akuza të rënda si hajdut dhe kriminel.

Edhe Zhaku, edhe Thaçi, jo kot, mëndohen nga shumëkush se, aq sa janë kolona dhe piedestale të politikës e pushtetit, po aq janë edhe edhe Zota të Krimit dhe vjedhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat