Diplomacinë serbe në “Fushën e kuqe” para mbledhjes së KS/OKB!

Opinione

Diplomacinë serbe në “Fushën e kuqe” para mbledhjes së KS/OKB!

Nga: Hisen Berisha Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:27
Hisen Berisha

Serbia ka me i shfrytëzua të gjitha mbledhjet e KS për të akuzua Kosovën për sjellje johumane kundër serbeve në Kosovë e veçanërisht kundër kishave ortodokse e me theks besoj se ka me e shfrytëzua kontekstin e komunës se Deçanit me manastirin.

Kjo është temë e hapur të cilën qeveria aktuale shumë e ka amortizua dhe e dyta asociacioni (mos krijimi i tij) ka me qenë edhe njëra ndër ankesat serbe atje.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës tashme i ka tri shtylla:

Nënshkrimin në 2013/’15;

Vendimin e gjykatës kushtetuese të Republikës së Kosovë edhe një segment me rëndësi është Statuti i këtij asociacioni.

Përmes kësaj shtylle Serbia dëshiron ta prishë ketë projekt sepse e ka kuptuar se nuk po mundet që përmes këtij projekti të kthehet në Kosovë si kolonizatorë ashtu siç ishte aty e 100 vite më parë.

Tendenca e Serbisë që ta godasë Kosovën duke ia larguar ambasadoret nga KS dhe disa mekanizma tjerë përfaqësues, e ka dërgua diplomacinë serbe ne “fushën e kuqe” edhe këtë mbledhje me siguri se do ta shfrytëzojë për ta përmirësuar prezantimin e vet.

Ngjarjet e inskenuara me motive etnike, tashmë gjithnjë e me pak kanë me i shërbye Serbisë ngase këtu në Republikës e Kosovës ka prani shërbimesh pothuajse te të gjitha vendeve të Botes edhe kjo prani tashme është shndërruar edhe në kontakt me popullin shqiptarë dhe se tashme krejt bota e lexon mashtrim serb.

Unë po mendoje se këtu Serbia ka me kërkua një shteg për të dalë nga presioni diplomatik. Ajo tashmë duhet të largohet prej rrugës luftënxitëse dhe konflikteve ndëretnike si mekanizëm i politikbërjes në marrëdhëniet ndërkombëtare të Serbisë.

A do të pushoj Serbia ti përdorë këto inskenime varet pra nga qasja e diplomacisë botërore kundrejt saj, nëse bota donë me pa me sytë e saj posaçërisht tashti kur është në Kosovë, varet shume edhe nga puna e shtetit tonë i cili ka për detyrë skanimin e situatës dhe  prezantimin real në kontaktet tona diplomatike.

Gjuha e shtetarëve e diplomatëve serb ndaj “serbëve bashkëpunëtorë” flet kjartë se gënjeshtrat serbe po zhbëhen edhe duhet të filloj një qasje e re diplomacisë botërore kundër atyre që i kanë fshehë krimet e regjimit të milloshevicit ndaj shqiptareve të Kosovës.

Këto krime janë maskua me sukses edhe për arsye të mos angazhimit të sinqertë të disa diplomateve evropianë, ata u bënë shumë koncesione qeverive post millosheviç edhe dëmtuan rëndë reputacionin e BE në krejt ketë ndërmarrje antigjenocid që e ka shkaktua Serbia në Kosovë.

Pra neve na mbetet për detyrë jo vetëm zbulimi i këtyre skemave por edhe prezantimi real i këtyre ndërmarrjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat