Kërcënimi i proserbit Lajçak?!

Opinione

Kërcënimi i proserbit Lajçak?!

Nga: Binak Maxharraj Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:55
Binak Maxharraj

-Nëse Kushtetuta e Kosovës nuk qenka bibël për proserbin Lajçak, për Kosovën është Bibël dhe përtej bible.

-Duhet të sqarohet se a është BE dhe Lajçak palë në dialog apo ndërmjetuese e dialogut.Të dyjat këto nuk shkojnë bashkë askund nuk ka dialog trepalesh.

Kosova gjatë gjithë procesit të dialogut me Serbinë nuk po ka fat me Emisionerët e saj që ndërmjetësojn dialogun midis Kosovës dhe Serbisë,sepse gati të gjithë pos Ashronit që u emëruan si emisar në ndërmjetësim janë pro-ruso-serb duke i mbajtur anën e Serbisë dhe duke e dëmtuar Kosovën. E tillë ishte Fedeica Mogherini një komunste e Italisë e cila gati sa nuk e shkatërroi sovranitetin dhe integritetin e Kosovës duke e përkrah ndarjën e Kosovës,ide kjo e kahmotshme e Serbisë për të cilën gjë Serbia edhe ishte fut në dialog.

Por,më shumë interesant është ky i joni Hashim Thaçi se bashku me Edi Ramën dhe Baton Haxhiun-Stanishiq të cilët jo vetëm që nuk e kundërshtuan një ide të tillë por në krye n’veti u bënë palë i kësaj ideje duke u futur kështu në planet prosllave ruso-serbe për ndarjën e Kosovës.Fati i jonë qe mikesha e jonë e Madhe Angela Merkel e ndali ndarjën e Kosovës. Federica Mogherini iku e turpëruar e cila jo vetëm që deshti të ia fus thikën pas shpine Kosovës, por ajo na doli edhe e korruptuar sepse duhet të përgjigjet për 38 milion euro të keqpërdorura nga ajo vet në BE.

Por Kosova as kësaj radhe nuk qe me fat duke e emëruar Komisionerin për marrdhënie të jashtme të BE-së, Joe Borrelin nga Spanja dhe Miroslav Lajçak nga Sllovakia,pra që të dytë nga këto dy shtete që nuk e njohin Kosovën. Është vështirë të dihet se a ishte kjo një koincidencë apo rastësi,por që të dytë sipas punës se tyre që poshihet janë pro serbë,ia mbajnë anën Serbisë në dëme të Kosovës. Për të dy këto figura Kosova pati reagime por pa dobi.

Këto ditë proserbi Miroslavë Lajçak ishte për vizitë në Prishtinë dhe Beograd për të vazhuar ndërmjetësimin në mes të Kosovës dhe Sedrbisë. Temë kryesore që u trajtua ishte Asociacioni i komunave me shunmicë serbe.Për palën e Kosovës kjo çështje ishte e mbylur dhe e përfunduar kështu bile po deklaron në vazhdimësi kryeminstri.Por duke e parë se Serbia dështojë që të çkapë ndonjë copë Kosovë po insiston që nëpërmjet të Asoaciacionit të arrijë një gjë të këtillë.

Proserbi Miroslavë Lajçak me tone të ashpëra zhvilloi biseda në Prishtinë, bile edhe duke u kërcënu se nëse nuk formohet Asociacioni sipas marrëveshjës se vitit 2015 të cilën e kishte nënshkruar akademiku Isa Mustafa nuk do të këtë marrëveshje finale midis Kosovës dhe Serbisë.

Kjo deklaratë e tij bëri bujë të madhe,për ç’arsye të jepë me kuptuar se ky njeri a është palë apo ndërtmjetësues në dialog,sepse në dialog nuk mund të jenë tri pale. Këte duhet të sqaron vetë BE me qëllim që të ia ndalë frenat Lajçekut dhe ta kryen punën për të cilën edhe është dërguar,pa qenë i një anshëm ose ta shkarkojë nga kjo detyrë që të mos i sjellë dëme politike BE-së.

Por ai nuk u ndalë me kaq,shkojë edhe me larg shumë përtej kompetencave të tij. Ai në Beograd tha haptas në gjuhën serbe të cilën e fliste më mirë se sa Vuçiqi duke kërkuar edhe ndryshimin e Kushtetuës së Kosovës për shkak të formimit të Asociacionit,pasiqë ajo sipas tij nuk qenka Bibël dhe duke mos kërkuar fare qe këtë ta bëjë edhe Serbia sepse ne preambulën e Kushtetuës sëe Serbisë Kosova figuron si pjesë e sajë.

Por,Lajçakut duhet përkujtuar se nuk është mire te “përzihet në punët e brendshme në dialog midis Kosovës dhe Serbisë”sepse dialogu është punë e Kosovës dhe Serbisë që do të thotë se Lajçak nuk guxon të paraqitët aty si palë e tretë por vetëm si ndërmjetësues në dialog.

Duhet përkujtuar atijë së Marrëveshje e vitit për Asociacionin të vitit 2015 në të cilën ai po thirret është antikushtetues në të cilin Gjykata i dha hiç më pak se 23 vrejtje,dhe për të cilen Lajçak po kërkon që ajo të ndryshohet. Ndryshimi i Kushtetutes nuk është punë e Lajçakut,bile ai as që ka të drejtë të përmend e as më pak të përzihet në këtë punë. Kjo është punë eksluzive e Parlamentit të Kosovës.

Lajçaku ka rënë në grackën serbe të cilët po kërkojnë që Asociacioni të bëhet ashtu siç është nënshkruar marrëveshja me 2015 të cilën Kushtetuta e ka hedh poshtë. Çka nënkupton kjo kërkesë serbe sipas kësaj marrëveshje: “Kjo do të thotë të rrënohet Rendi Kushtetues, të cenohet karakteri unitar i shtetit, të rrezikohet integriteti dhe tërësia territoriale e Kosovës në aspektin institucional dhe Kushtetues duke sjellë ligje në rrafshin e tretë që do të defunksionalizohen institucionet shtetërore”. Kështu do të formohej një “mini-shtet” paralel “Republika Srpska” përbrenda Kosovës, pra shtet brenda shtetit që do të ishte vetëm hapi i parë drejtë ndarjes së Kosovës. Kjo do të thotë se ky Asociacion pas një kohe do te forcohet me lidhjet e tij me Beogradit sa që në një moment të volitshëm me një referendum do ti bashkohet Serbisë. Ky është qëllimi permanent i Serbisë ç’prej se ka filluar dialogu, ku Vuçiq shpesh deklaronte se nuk do të del nga Kosova “pa marrë diçka”. Pra, për Serbinë kurrë nuk ka qenë primare që me dialog të arrihet normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë as qe i ka interesuar aq shumë pozita e serbeve ne Kosovë e cila është më e avancuara në Evropë por thjeshtë i ka interesuar që serbët e Veriut ti instrumentalizojnë për qëllimet e veta. Dhe mu për këtë arsye dialogu me Serbinë që nga fillimi as qe është dashur të niset derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Tash, Kosova nuk duhet të merret me trysnin dhe kërcënimet e Lajçakut bile as ti përfillë ato sepse me e rëndësishme është karakteri unitari i Kosovës se sa Asociacioni. Nuk ka të drejtë Lajçak te kërcënohet me atë se nuk ka marrëveshje përfundimtare pa e formuar Asociacionin. Por edhe le të mos ketë marrëveshje përfundimtare, le të mos ketë as njohje nga ana e Serbisë, sepse tërësia dhe karakteri unitar i Kosovës është alfa dhe omega është më tepër se Bibla për Kosovën. Është koha që më në fund, pas disa vitesh dialog Kosova të mbledh mend të punoi për shtetin e vetë duke mos lejuar me kurrëfarë kushti të formohet ky Asociacion ashtu siç kërkon Serbia. Kosova mund të formoi Asociacionin për komunat me shumicë serbe vetëm në bazë të kushtetutës, pa kompetenca ekzekutive, të formohet Asociacion i njëjtë me atë siç ekziston Asociacioni i komunave me shumicë shqiptare. Liderët e Kosovës kësaj radhe duhet ta shikojnë interesin shtetëror, të mos bien në grackën e Serbisë dhe të Lajçakut pro serbë ashtu siç ranë pre e karthave të BE-së dhe të liderëve tanë me ç 'rast humbi Çakorri. Nëse ndodhë kjo do të ishte një tradhti kombëtare ndaj shtetit, ndaj atdheut dhe ndaj popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat