Paraja sundon botën

Opinione

Paraja sundon botën

Nga: Mr. Sc Shpend Salihu Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:16
Mr. Sc Shpend Salihu

Derisa ish BRSS përmes etatizmi politik, monopolizojë jetën ekonomike në vendet e Lindjes dhe nuk e la sektorin privat të ketë autonomi, SHBA dhe Anglia liberalizuan tregun Anglo-Amerikan, dhe shpërndan doktrinat e globalizmit duke luftuar rrymat anarkiste, si dhe rrymat anti-merkantiliste, në të cilat dominonte fryma e doktrinave social-komuniste të mbështetura në doktrinat e Marksit, mbi kapitalin, në doktrinën e Stalinit mbi etatizmin, në doktrinën utopiste të Leninit mbi proletariatin dhe sistemin sindikal, në doktrinën mbi oligarkinë komuniste të Mao Cedunit, etj. Paraja nënkupton vlerën nominale të materializuar në monedhë e cila mat sasinë dhe koston e një sendi ose objekti ose veprimtarie ose shërbimi të caktuar.

Në perëndim në sistemin imperialist e më pas edhe në fazën e neo-imperialzmit, çdo gjë kishte vlerë dhe kishte koston e vet. Anglo-Amerikanët u zhvilluan sepse liberalizuan tregun ekonomik të brendshëm dhe ndërkombëtar, shteti vjeli taksa, u rrit shkalla e punësimit, ekonomia frymëzoj dhe mirëqenia u rrit, e me te arriti të frymëzonte zhvillimi i shkencës, teknologjisë, armatimit, u rrit buxheti ushtarak dhe i strukturave të sigurisë, u investua në art dhe kulturë si dhe në infrastrukturë, sepse slogani kryesor i Anglo-Amerikanëve ishte çdo gjë që prodhohet si në aspekt intelektual ashtu edhe prodhimi e industria e ka koston e vet, pra vlerën e saj materiale.

Derisa shtetet e ish BRSS dhe Kina, shpërndan mjetet e konsumit sipas nevojave dhe kërkesave të qytetarëve, si dhe rritën koston e hulumtimeve dhe zbulimeve të mjeteve të sofistikuara ushtarake, dhe armatimit ushtarak, ku sektori ekonomik atje, gllabëritej nga partia komuniste, e me këtë binte niveli i mirëqenies së qytetarëve, shtetet Anglo-Saksone pra SHBA dhe Anglia, zhvilluan ekonomin e me te formësua dhe ngritën buxhetin ushtarak, shkencën dhe inovacionin si dhe e shtrinë ndikimin ekonomik në rrafsh global.

Të gjitha shtetet që zhyteshin në borxhe publike, si dhe borxhe ndërshtetërore, kur Banka botërore nuk u ndante kredi të nevojshme sepse ato shtete nuk kishin letra të mjaftueshme me vlerë si dhe bondo e dividenda të mjaftueshme në BB, atëherë Anglezët dhe Amerikanët, u ndanin kredi dhe grante e përmes kësaj përfitonin nga resurset natyrore të atyre shteteve, sepse ato depononin një pjesë të mineraleve dhe resurseve mbi sipërfaqësore dhe nëntokësore në llogari të Amerikanëve dhe Anglezëve, dhe me këtë, pos që i nxjerrin parat nga kredit e dhëna por edhe kishin përfitime financiare të shumëfishta. Mbi 75 përqind të buxhetit të OKB-s e ndanin Amerikanët dhe Anglezët ku Amerikanët ndanin përafërsisht 65 përqind, dhe ndikimi i tyre në këto mekanizma rritej, edhe në aspekt të ndikimit politik në mekanizmat e brendshëm të OKB-së.

Sipas teorisë së Marksit në librin e tij Kapitali, superstruktura ekonomike përcakton superstrukturën shoqërore dhe politike, e askush më mirë se miqtë tonë Amerikan dhe Anglez nuk diti të i proklamonte këto vlera. Në bursa botërore kompanitë e fuqishme Amerikane, arritën që në shtete të botës së tretë dhe shtete në tranzicion pas rënies së Perestrojkës dhe shpërbërjes së traktatit të Varshavës, që të blenin aksione me vlerë shumë të ulët në tregun global, i përfituan mineralet dhe minierat e tyre si dhe morën me kosto shumë të ulët industritë e tyre e rritën dhe e modernizuan prodhimin, rritën numrin e të punësuarve, kualitetin e produkteve industriale e me te rritën potencën dhe solvencën financiare të kompanive të mëdha Amerikane, si dhe rritjen e buxhetit shtetëror Amerikan, ku thesari Amerikan arrinte shpeshherë të shkonte në surplus të lartë buxhetor e kjo e rriste edhe nivelin e pagave dhe shërbimeve infrastrukturore, si dhe ndikonte në rritjen e buxhetit shtetëror për nevoja hulumtuese dhe eksperimente si shëndetësore, farmaceutike, ushtarake, teknologjike etj.

Paraja sipas ideologjisë Amerikane, sjellë paqen dhe harmonin shpirtërore, dhe mirëqenien e qytetarëve e kjo ndikon në stimulim të kuadrit analitik, shkencor-hulumtues si dhe në inovacione shkencore e ushtarake.

Shumë kuadro të shteteve të lindjes që punonin si shkencëtar, analist, hulumtues, fizicient, matematicient, ekspert të shkencave shoqërore, ish agjent ushtarak dhe shtetëror të shteteve të Lindjes etj, pas rënies së traktatit të Varshavës emigruan më së shumti në SHBA, e disa në Angli, Kanada e Australi, sepse atje stimuloheshin për eksperimentime shkencore si në aspekt material, poashtu kishin edhe siguri familjare e me këtë fitonin edhe nam e reputacion anembanë globit e kishin edhe stimulim shpirtëror që ta jepnin maksimumin e vet.

Planet zhvillimore Amerikane përkundër recesionit ekonomik global e sollën në surplus buxhetor shtetin Amerikan, dhe bën ekspanzion ekonomik global, ku shumë kompani të fuqishme Amerikane, e morën monopolin në shumë shtete anembanë globit. Nëse SHBA do i mbijetoj ndarjet e anarkistëve dhe Marksisto-Leninistëve të cilët po i shfrytëzojnë supremacistët e bardhë që ta destabilizojnë SHBA, dhe nëse arrijnë të vazhdojnë me plane zhvillimore dhe shtrirje hapësinore në rrafsh global të sektorit të tyre industrial dhe tregtar, ekonomia Amerikane do mbetet fuqia numër 1 në botë edhe në të ardhmen, normal duhet sa më parë të rindërtohet edhe qendra tregtare në New York që do të ndikonte në rritjen edhe më të madhe ekonomike të SHBA-së. Pra paraja sundon botën e këtë miqtë tonë Amerikan e kanë andaj sundojnë botën?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat