A ishte PAN-i “industri” e krimit, korrupsionit, nepotizmit, pasurimit të jashtëligjshëm dhe kapjes së shtetit?!

Opinione

A ishte PAN-i “industri” e krimit, korrupsionit, nepotizmit, pasurimit të jashtëligjshëm dhe kapjes së shtetit?!

Nga: Hafiz Shala Më: 23 tetor 2020 Në ora: 06:57
Hafiz Shala

A ishin përfaqësuesit e PAN-it, ata të cilin politikisht e hodhën në fund të“bunarit” Kosovën e po duhet punë për ta nxjerrë?!

Më së 20 vjet në politikë të udhëhequr nga PAN-i, më krijimin e koalicioneve, kryesisht më LDK-në (garda e vjetër) dhe partitë tjera minore që më vështirësi e kaluan pragun zgjedhor, për të diktuar agjendat politike të kërkuara nga presidenti Thaçi i nënshtruar kërkesave të Serbisë, ma herët si negociator dhe bunarmihës i politikës së ardhshme dh3 fatit të Kosovës të cilin, fatkeqësisht përfaqësuesit e këtij koalicioni të cilët, si të inkriminuar, të shantazhuar, të korruptuar, nuk ishin në gjendje që Kosovën ta përfaqësojnë në mënyrë të dinjitetshme, të ndershme dhe të guximshme.

Ky, pra, presidenti Thaçi, në mënyrën më mizore që nga viti, 2011, 2013,2015, pastaj, më denigrimin dhe uljen e statusit të Kosovës nga shtet i pavarur, më paraqitje përmes fusnotave në takime të ndryshme ndërkombëtare në mënyrën më poshtëruese që mund një përfaqësues shtetëror t’i bëjë një shërbim të tillë shtetit të tij e, që, sot e kësaj dite ende gjendet në pushtet bile, edhe pas paralajmërimit nga GJS së janë ngritë aktakuza për krime ndaj njerëzimit, likuidimit të oponentëve politik dhe për interesa ekonomike, kryesisht shqiptar, paslufte, harro ngarkesën e Dick Martit, alias prokurorit të Serbisë e cila, në një mënyrë kjo gjykatë, edhe ka hequr dorë nga ajo.

Pra, akuzat janë të rënda, kryesisht likuidime të bashkëkombasve të tij, shqiptar.

Tani, hipokrizia e tij vjen deri aty ku, thënë në mënyrë figurative, nga bregu i bunarit në të cilin i hodhi pushtetmbajtësit e tanishëm që edhe i solli në pushtet duke bërë shkelje flagrante të Kushtetutës, iu jep “udhëzime” qoftë edhe kërcënime së, gjoja, nuk duhet bërë këtë të cilën po ai vetë e bëri bashkë më gardën e vjetër të LDK-s në krye më kryetarin e kësaj partie të cilët, që 20 vjet u shitën si “ melaqe të kërshit” siç thotë populli, që më ndihmën e këtij presidenti, pasi i futi në pushtet, pastaj, përmes mocioneve të organizuara nga partia e tij PDK, i largojë nga pushteti.

Ky, pra, presidenti, i cili vjen nga partitë kryesore e këtyre dukurive, PDK, si themelues e ideolog i sajë, njëherësh prijësi i këtyre deformimeve të shtetit, po ky ishte ai i cili, përmes shantazhimeve, ofertave korruptive, ia sigurojë vetit postin e presidentit përmes vizitave pas mesnatës më biznesmen siç deklaroi dje në një emision televiziv kryetari i partisë Fjala, i cili tregoi për vizitën e Thaçit më biznesmenët, Kelmendin dhe Devollët për t’i ndihmuar të zgjidhet president i vendit, për çka i ofruan,qoftë tendere më shuma të majme apo, poste ministrore.

Identike më rastin e rrëzimit të qeverisë Kurti dhe sjellja në pushtet e qeverisë Hoti, po ashtu, përmes vizitave të pas mesnatës të deputeti Haxhi Shala.

Dhe, kjo më e fundit ishte, dje, takimi i treshes, Thaçi, Veseli, Haradinaj, të cilët, për t’iu shpëtuar akuzave për privatizimin, pasurimin e jashtëligjshëm dhe krimet e mundshme, po tentojnë krijimin e një qeverie “stabile” e cila, do t’i pengojë organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre ndërsa, posti i presidentit, t’i sigurohet atij i cili bleu 200 hektar tokë më çmime damping (nën vlerën e kostos reale).

Sot po e komentojnë jurist dhe avokat rreth çështjes së konfirmimit të aktakuzave nga GjS, e cila, po mundka të shpallë edhe aktakuzë të pjesshme (nuk e di se çka nënkupton kjo) e cila, mund të publikohet por, edhe, nuk janë të obliguar. Mund ta mbajnë në diskrecion sipas nevojave të tyre.

Temë boshte e ditës është, Asociacioni i komunave më shumicë serbe.

Është absurd, nën një, ai, as që do të duhet të formohet pasi, në Kosovë ekziston Asociacioni i Komunave ku mund dhe duhet të përfshihen të gjitha komunat, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale apo komunitetin që i takojnë.

Kjo, është pasojë e politikave të gabuara që nga marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 dhe mendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila, në 23 pika gjeti shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Është absurd dhe i pa pranueshëm arsyetimi i përfaqësuesve të LDK-së së, gjoja, Federika Mogherini, ka dhënë “garancion “ së, ky Asociacion, nuk do të këtë kompetenca ekzekutive?!

Së pari, çfarë faktori evropian ishte zonja Mogherini e cila ishte, asgjë tjetër përpos një ndërmjetësuese e bisedimeve, pra, as nuk ishte Parlamenti Evropian e as ekzekutivi i tij për të dhënë një “garancion” të tillë. Pra, ky shpjegim ishte në favor të mbrojtjes së gabimit të bërë nga Isa Mustafa, që, tani po na hakmerret në bisedimet më Serbinë ku të njëjtin gabim po e bënë edhe Avdullah Hoti i cili, e pranoi kushtin e Serbisë që, tani po na kushtëzon, të bëhet temë e dialogut, e që në të vërtetë, është çëeshtje e brendshme e Kosovës.

Pas këtyre lëshimeve më fajin tonë, na u ka lëshuar në qafë përfaqësuesi evropian për bisedime Kosovë-Serbi apo, siç i quan ai, Prishtinë-Beograd, sikur të bisedonin, kryetari i Beogradit, më Shpend Ahmetin Kryetar i Prishtinë, e jo dy shtete të barabarta.

Asociacioni është një,” pykë”në trupin e Kosovës që mund ta qanë kur të donë, nën një, ta defunksionalizojë si shtet për ta shtrirë autoritetin në tërë territorin, nën dy, që, në momentin ma të përshtatshëm, të deklarohet si njësi-republikë në kuadër të “Federatës së Kosovës” ngjashëm më Republikën Serbe në BH.

Samiti i 4 shtatorit, më pranimin e vazhdimit të bisedimeve pa u marrë vesh rreth njohjes reciproke, ishte gabim fatal, por, që edhe zoti Grenell u tregua zemërgjërë ndaj Serbisë-Vuçiqit pasi, për këtë u pajtua edhe Avdullah Hoti, ani pse para nisjes për Washington, kishte premtuar diçka tjetër.

Apetitet për pushtet të përfaqësuesve të partive politike, i kanë lënë në rëndë të dytë çështjet esenciale shtetërore nacionale të cilat, në mungesë të një platforme të qartë politike karshi faktorit ndërkombëtar, përpos, Kushtetutës së Kosovës siç shprehet zoti Hoti, do të na hakmerret dhe kushtojë më shtet funksionalizimin dhe shtet forcimin në aspektin e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe shtetit unitar të Republikës së Kosovës.

Po habitëm së, karshi sjelljeve të Serbisë ne raport më, Rusinë, Kinën qoftë edhe Turqinë, ku, Serbia po armatosët më armatimin e blerë po nga këto shtete, për të cilat, Presidenti Trump në një mënyrë, e kërcënojë më sanksione ekonomike, në ndërkohë, Rusia, e dërgojë misionin e Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi.

A mos ju shurdhua “pipi” Presidentit Trump, të cilit, po i kërcënohet rreziku njërit ndër aleatët më të besueshëm në botë, dashamirës dhe mirënjohës i përjetshëm i ShBA-ve, Kosova.

A është diçka që fshihet prapa skenarëve të interesave të superfuqive e që si gjithmonë na kanë dëmtuar duke lëshuar pe gjoja për hir të paqes. Por, Presidenti Trump, “me arsye” është i preokupuar rreth fushatës zgjedhore prandaj edhe “ndoshta heshtë”).

Mirosllav Lajçak, për 5 shtete nga 22 tani të Evropës të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, paturpësisht i kërkon Kosovës ta ndërrojë Kushtetutën, e në të njëjtën kohë, nuk i kërkon Serbisë që ta bëjë të njëjtën gjë, e cila, ende Kosovën në Kushtetutë e mbanë si pjesë të saj.

A nuk është ky një indikacion më të cilin po paragjykohet që kufijtë e Kosovës mund të korrigjohen-ndahen.

Klasa politike e Kosovës, sikur të ishte klasë më plot kuptimin e fjalës, ajo, duhet të ketë Platform Nacionale deri te ndryshimi esencial i Kushtetutës së Kosovës në interes të popullit shumicë, duke i respektuar pakicat sipas Konventave Ndërkombëtare për të drejtat e tyre.

Ndryshimi i flamurit, i himnit, stemës, duhet të jetë konform historisë, sakrificës dhëepërfaqësimit të kombit dhe popullit, si dhe zgjedhja e presidentit direkt nga populli.

Nuk mundë 95% të popullit shumicë të jetë peng e nji pakice e cila nuk përbënë as 4%, siç është pakica serbe e cila, në të gjitha fazat e vendimmarrjeve më interes nacional, ata, e kanë të drejtën e vetos. Absurd.

Pra, a i përgjigjen titullit të këtij shkrimi, aferat të cilat po ndodhin dhe ato të cilat, ende do të zbulohen, nëse shteti ç'kapet nga kapësit të cilët i apostrofova në fillim të këtij shkrimi.

Dhe në fund, a po e mbajnë peng Kosovën, partitë e PAN-it ?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat