Pas zgjedhjeve të Tetorit 2019, Inteligjenca Ruse-Serbe është infiltruar në Administratën shtetërore të Kosovës

Opinione

Pas zgjedhjeve të Tetorit 2019, Inteligjenca Ruse-Serbe është infiltruar në Administratën shtetërore të Kosovës

Nga: Hisen Berisha Më: 23 tetor 2020 Në ora: 16:44
Hisen Berisha

1. Diskrepancat politike rrezikojnë sigurinë nacionale.

Ajo që ka rëndësi tani për të futur Kosovën në rrugën e identifikimit si shtet sovran e i pavarur dhe që qon drejtë njohjes edhe nga vet Serbia, është miratimi  ligjeve të nevojshme për implementimin e “deklaratës së zotimeve” përkatësisht Marrëveshjes së Washingtonit.

Siguria e Kosovës është fragjile. Këtë po e dëshmon edhe përforcimi i trupave të KFOR-it në Kosovë.

Provokimet e Serbisë përmes agjenturave të saja në Kosovë, si heqja dhe poshtërimi i flamurit të Shqipërisë në Koshare, hyrja brenda territorit të Kosovës në lindje, pastaj provokimet e Lajçak me deklarimet në Beograd janë veprime që nuk i kontribuojnë stabilitetit dhe çdo ditë e më shumë po e zbehin besimin në organizmat e BE ndaj të cilave shqiptarët me arsye historike edhe ashtu s’kanë pasur besim, me përjashtim të ndonjë shteti të veçantë si Gjermania.

Një tjetër fenomen permanent që rrezikon sigurinë nacionale është diskrepanca politike doktrinare  në politikbërje, e partive politike në pozitë e opozitelë, veprimet destruktive si dalja në rrugë me kauza fiktive etj.

Kërkesa insistuese e bashkësisë ndërkombëtare për implementim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel edhe e vet asociacionit me krehjen kushtetuese dhe reagimet kundër, janë shkak i mjaftueshëm  për ndezjen e situatës e destabilizimin me pasoja afatgjate në proces.

Shto kësaj gjendjen ekonomike, mosmiratimin e ligjit të pagave, vonesa e implementimit të pakos së mirëqenies, largimi i ambasadës së SHBA-ve prej zgjedhjes së anëtarëve të këshillit prokurorial, etj. janë shkaqe për destabilizim dhe impakt në sigurinë nacionale.

Të gjitha këto forma të veprimit të luftës speciale të Serbisë realizohen përmes agjenturave të shumta e bashkëpunëtorëve që i ka.

Të gjitha rastet destabilizuese si vjedhja e domave të sigurisë së larte;

Ndërhyrja në sistemin shtetrorë të pagesave nga thesari dhe BQK (Banka Qëndrore e Kosovës);

Shtrirja e rrjjetit të komunikimit përmes MTS Serbia që është analog me MTS Rusia, e do ofroj shërbime në telekomunikim si, shërbimet e rrjetit fiks publik: shërbimi i telefonit zanor, shërbimi i vlerës së shtuar, shërbimi i linjës me qira, shërbimi i transmetimit të të dhënave (aksesi në internet), shërbimi i shpërndarjes së përmbajtjes mediatike dhe

shërbimet e rrjetit publik celular: shërbimi i telefonit zanor dhe shërbimi i transmetimit të të dhënave. Kjo ka një shtrirje tashmë edhe jashtë teritoreve të komunave të banuara me serb dhe shumë shpejtë do të behet joshëse për çdo qytetarë të Kosovës me koston simbolike që ka ky rrjet.

Pretendimet për shitjen e PTK dhe fibrit optik si neuroni i komunikimit të përgjithshëm brenda dhe jashtë vendit si dhe frekuencave mediale, do të na fusin sistemin e komunkimit të Republikës së Kosovës nën kontrollin e Beogradit dhe Moskes.

Mosveprimi i qeverisë e topitë edhe veprimin e AKI-së, ngase qeveria e dobët s’mund i aktivizon mekanizmat e sigurisë nacionale. E dinë se i kanë agjenturat e BIA-s, ngase AKI e informon por qeveria nuk mund vepron se ka hendikep, kur s’mund kalon ligje në parlament. Atëherë kemi qeveri jo efektive që nuk mund e mbron shtetin. 

Çështja shtrohet se si të dilet nga situata?

Se janë infiltruar shërbimi inteligjent rus e serb në administraten shtetrore e kam paralajmëruar menjëherë pas zgjedhjeve të Tetorit 2019  në TV Dukagjinë. Zhvillimet e më vonshme nëpër institucione weverisëse por edhe operative si Forca, Policia, Inteligjenca, Telekomunikacioni në PTK, Sistemi bankar dhe Thesari, ndërhyrja në arkivat e shtetit me dokumentacion të kategorizuar si i kualifikuar në aspektin e sigurisë, janë burimi i zhvillimeve devalvuese në fushen e sigurisë nacionale sot e tutje.

Mekanizmat e mbrojtjes dhe sigurisë të Kosovës, bashkë me Policinë e Kosovës, duhet të analizojnë situatën e të konstatojnë ku jemi dhe të hartojnë planin e daljes nga e njëjta.

Nuk ka nevojë të krijohen mekanizma paralel, brenda qeverisë ta zëmë ndaj AKI, PK e FAK, sepse nuk ka nevojë. Shteti i ka mekanizmat por duhet të jetë efikase politikisht vet qeveria.

Kërcënimet e Serbisë për ndërhyrje ushtarake janë veç (shashka) për tërheqje të vëmendjes së opinionit dhe të krijohet hapësirë për veprim diversiv të BIA-s që të krijohet ndjenjë e pasigurisë tek qytetarët.

2. Lajçaku përfaqëson anormalitet të mendimit politik

Bashkimi Europian u tërhoq nga deklarata e Lajçak. Kjo e arsyeton edhe qëndrimin jo pranues dhe mosbesues nga lidershipi kosovarë, ndaj tij që në momentin e nominimit në këtë detyrë. 

Republika e Kosovës sapo të kaloj njohja dhe të abrogohet Rezoluta 1244, të anëtarësohet në OKB dhe të mare obligimet shtetërore si subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare, kushtetuta aktuale nuk i mbulon obligimet e saja si shtet. 

Por, nuk mund të ndodhin ndryshime kushtetuese në këtë fazë. As edhe shengeni me këtë situatë nuk mbulohet nga kushtetuta aktuale.

Ndryshimet kushtetuese sipas idesë së Lajcak, në këtë fazë, e shkatërrojnë shtetin ekzistues. 

Pra, kjo ndodhë natyrshëm pas pranimit të Kosovës në OKB. Edhe pse Serbia është nënshkruese e marrëveshjes së Brukselit, tani po provon të ndryshoj ketë asociacion. 

Përmes këtij asociacioni Serbia ka provuar ta zhbëj Kosovën si shtet.

E kam thënë menjëherë pas zgjedhjeve apo me formimin e qeverisë Hoti se duhet implementuar marrëveshja e asociacionit sipas kushtetutës.

Po të krijohej me kohë tani s’do ta kishte alibi Serbia. Por ne vrapuam të shtyhemi kush po bëhet më patriot me thirrje rrugëve dhe e kallem Kosovën që të mos kaloj. 

Tani Serbia e ka “Joker” në dorë që ta pengoj shtetin e Kosovës.

“Roma ende i vuan pasojat e djegies”.

Sa më shumë të zgjatë kjo veç pengesë është. Institucionet duhet ta krijojnë komisionin për hartim të statutit të asociacionit sipas vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese.

Mbi gjykatën kushtetuese të një shteti nuk ka tjetër mekanizëm.

Secili shtet e ka kushtetutën si vullnet i shumicës së popullit të atij shteti. Kosova s’mund ta ketë kushtetutën si vullnet i Lajcakut apo kujtdo që përfaqëson anormalitet të mendimit politik. Serbia po tenton pikërisht përmes tij të ndikoj në stërkeqjen shtetërore të Kosovës.

Krijimi i asociacionit sipas dy marrëveshjeve të nënshkruara në vitin 2013/’15 dhe vendimit të gjykatës kushtetuese, assesi nuk guxon të filloj të implementohet përpara inkuadrimit të Republikës së Kosovës në të gjitha mekanizmat euroatlantik ndërkombëtarë si KS OKB, NATO, BE etj.

3. Dhomat speciale, mekanizëm arbitrariteti e jo drejtësie 

Situatat që kanë ndodhur që pas publikimit të propozim aktpadive për presidentin dhe kryetarin e PDK- së deri në arrestimet e fundit i kanë treguar këto dhoma si mekanizëm arbitrariteti e jo drejtësie, kjo është shqetësuese.

Ku është arbitrariteti?

Mos sqarimi i mandatit të saj ka apo s’ka?

Kjo pyetje nuk është ngritur nga koluare gazetareske por nga institucionet shtetërore nga presidenti te kryeparlamentarja, pastaj në gjykatën speciale. 

Akti juridik i presidentit nuk duhet të vlerësohet nga dhoma speciale.

Kuvendi nuk ia ka transferua interprtimin kushtetues dhomës së gjykatës as për rastet siç janë vendimet politike të kuvendit e të presidentit, pikërisht nga tendeca e keqperdorimit sllav.

Serbia e Rusia janë hartueset e krejtë dosjeve të cilat shqyrtohen në Hagë

Prokurori i millosheviçit bashkëhartues i aktakuzave. Kjo tashmë është e lexueshme.

Para arrestimeve është dashur përgjigja në pyetjen e Presidentit.

Deklaratat e avokateve të licensuar shqiptarë, po flasin për shkelje të drejtave te të arrestuarve dhe intervistuarave nga gjykata speciale. Kjo është ende ma shqetësuese.

Pretendimi i tyre se i ka krijuar parlamenti i Kosovës por i shfuqizon vetëm Parlamenti Evropian, është arbitrariteti tjetër edhe me i rrezikshëm se të gjitha këto tjerat.

Dhomat speciale të Republikës së Kosovës në Hagë, i janë përgjigjur jo zyrtarisht por deklarativisht kërkesës së presidentit si një tendencë për ta penguar punën e Dhomave speciale apo TSK (Tribunali Speciali për Kosovën).

Kjo është përgjigje politike e cila nuk i lejohet asnjë dhomë kushtetuese gjyqësore. Përgjigja ndaj kërkesës së presidentit duhet të i referohet saktë neneve të kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Nuk guxon dhoma kushtetuese e TSK ti përgjigjet me deklarate politike aktit zyrtar të presidentit të Republikës së Kosovës.

Nisma për suprimimin e tyre duhet të filloj jo nga presidenti, ngase ay përfaqëson politiken e jashtme por komisioni parlamentar të inicioj ketë përmes qeverisë e pastaj qeveria të shtyj në veprim ambasadoret në vendet e Parlamentit Europian. Pra ambasadoret duhet të takojnë qeveritë e vendeve ku janë të atashuar dhe t’iu sqarojnë detajet e konfliktit e të kërkoj që të iniciohet suprimimi i kësaj gjykate në PE aty ku edhe është iniciuar imponueshëm formimin e sajë.

Diplomatet kosovar (ambasadorët) e Republikës së Kosovës duhet të fillojnë iniciativën diplomatike duke i shfrytëzuar edhe euro parlamentarët shqiptarë, që vet Parlamenti Evropian ti shpërbëj dhomat e specializuara në Hagë dhe të krijoj gjykatë kredibile që do i gjykoj gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë dhe kundër njerizimit të kryera gjatë periudhës,1912 e deri më 12 Qershor 1999, të kryera nga të gjitha palët ndërluftuese.

4. Posti i presidentit nuk është post noteri as shoferi

Në dijeninë time nuk kam dëgjuar që një shtet të zgjedh dy presidentë. Ose të ketë një të ri në gatishmëri e një në detyrë.

Pretendimi rreth aktakuzës po ngjan si të jet posti shoferit që bën ndeshje dhe arrestohet aty për aty. Është president ky!

Nëse unë do pyetesha si individ a intelektual do t’ia vazhdoja mandatin deri në nënshkrimin e marrëveshjes finale me Serbinë. Nëse dikush pretendon serish të ngris hipotezën e planit për ndarje e ndryshim kufijsh e çka jo tjetër atëherë dua ta theksoj se këto plane përfunduan me Boltonin dhe largimin e tij nga shtëpia e bardhë.

Qenia e Vucic palë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, nje ish shegert i Sheshelit dhe minister i propagandës së luftës  në  qeverinë serbe gjatë luftërave në ish Jugosllavi dhe Kosovë alias Gebelsi i Milloshevicit, është njëjtë sikur Gebelsi apo ministri i propagandës fashiste të udhëhiqte procesin e paqes, pas përfundimit të luftës dyte botërore për vendosjes se paqes

Në raste se BE, Amerikën nuk i pengon lidershipi i Vucic e Dacic, ministra të milloshevicit që i ka bombardua për krime, nuk duhet të na pengoj Hashimi njeriu që me aq sa kemi pasur force ju ka kundërvu po të njëjtit eshalon të krimeve në Kosovë.

Për mua është e pa logjikshme që ministri i milloshevicit në pozitën e presidentit të Serbisë të nënshkruaj marrëveshje në Washington për Kosovë, sot kur ende i kemi rreth 2000 të pa gjetur, pikërisht prej asaj lufte që këta njerëz e kanë përkrah e drejtua,  që nuk është e largët si histori. Për mua presidenti aktual do të ishte njeriu i qëlluar ta nënshkruaj ketë marrëveshje.

5. Kosova rrezikohet nga okupimi modern politiko-ekonomik sllav 

Me dt.10 Tetor, në emisionin e TV Dukagjini kam deklaruar se qeverisje stabile në Kosovë, pas rezultateve zgjedhore të Tetorit ’19, mund të krijohet vetëm duke formuar një qeveri gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike shqiptare pjesëmarrëse në ato zgjedhje. 

Qeveri kjo me mandat dy vjeçar që do kishte për detyrë reformën zgjedhore dhe miratimin e sajë në parlament; luftimin e krimit të organizuar në Kosovë dhe zhvillimin e bisedimeve përfundimtare me Serbinë. E pastaj organizimin e zgjedhjeve të lira dhe partia fituese të formoj qeverinë. I këtij mendimi jam dhe sot!

Detyrat që na presin janë me peshë sa shkaktojnë destabilitet qeverisës pavarësisht kush e formon sot.

Për mua stabiliteti në qeverisje, nuk janë numrat e votave në atë kuvend por mundësia për të implementuar ligjet që miratohen në kuvend. Si dhe mundësia tjetër të krijoj konsensusin e gjere kombëtare për problemet që kanë shqiptarët në Kosovë. Prandaj në vlerësimin tim abstenimi i PDK nga qeverisja, me arsyetimin se populli na nxori ne opozite, është arsyetim i pa mjaftueshëm, për mua dhe i paarsyeshëm ngase Kosova aktualisht po kalon nëpër një situatë shumë më të rrezikshme se ajo e viteve ’97, ’98, kur këta djem që sot e drejtojnë PDK, rrokën armët ta shpëtojnë ketë vend e popull nga okupimi klasik ushtarak sllav. 

Sot, kur Kosova rrezikohet nga okupimi modern politiko-ekonomik sllav, burrat e PDK e kanë obligim moral që edhe njëherë ti dalin zot shtetit që vet e krijuan me djersë e gjak, e forma tjera të përpjekjes njerëzore.

6. Serbia mbahet mend si humbëse e luftërave, në kujtesën e historisë ka mbetur vetëm për krime e gjenocid ndaj popullatës civile të pambrojtur.

Objekti Koshares si pjese e memorialit duhet të shpallet i rëndësisë së veçantë dhe të ruhet.

Provokime të tilla nuk duhet të ndodhin më atje se do eskalojnë në dhunë. Është akt antiligjor se takon në kompleksin memorial. Në Kosovë dënohet çdo veprimtari që nxitë urrejtje dhe incidente ndëretnike. Ai është vend tejet emocional dhe mund të ndikoj në prishje të këtyre raporteve.

Ne kemi kapacitete ta ruajmë si ish luftëtarë por kjo duhet të jet përgjegjësi e shtetit.

Kjo është njëjtë sikur të hiqet flamuri në muze kombëtar apo objekt të qeverisë.

Pra, duhen siguruar dhe duhet vendosur edhe flamuri i Kosovës si trashëgimtare e lirisë.

AKI ka mund të jet në survëim të ekipit fakt mbledhës për të zhdukurit në Koshare, tërë kohën sa janë mare me shikimin e terrenit atje, deri në kryerjen e aktit nga të supozuarit klerik të manastireve ortodokse të Kosovës. Në momentin kur kanë provuar të dhunojnë e poshtërojnë flamurin e shtetit të Shqipërisë, Policia e Kosovës e informuar nga agjentë të AKI, është dashtë ti ndaloj, shoqëroj në komisariate, procedoi penalisht dhe ti dëboj si persona non grata.

Megjithatë ky ishte veçse një akt qyqar dhe barbar serb siç edhe e kanë kodin e tyre gjenetik, përndryshe po të ishin popull me dinjitet, populli dhe kleriku i tyre fetar “popi”, “gazetari amerikan” apo çetniku kriminal serb, është dashtë ta heq flamurin kur e vumë me pushke. Atëherë është matur trimëria e jo sot në paqe.

Autogolat e pretenduara që gjoja ka bërë Serbia me aktin e Koshares, nuk qëndrojnë si kualifikim i tërë kësaj, sado i mundshëm në interpretimin pragmatik duken, përkundrazi me këtë, dua të them se Serbia ka provuar të dëshmoj jo funksionalitetin e shtetit tonë dhe mekanizmave të sigurisë në vend. Po ashtu ka dashur të krijoj një ndjenjë pasigurie dhe defetizmi të qytetarëve ndaj shtetit dhe sistemit të sigurisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat