Fuqia e fjalës

Opinione

Fuqia e fjalës

Nga: Ali Hertica Më: 23 tetor 2020 Në ora: 18:52
Ali Hertica

Libri i sapobotuar psikologjik i psikologes Lule Alidema ka këtë përmbajtje: Tema aktuale nga përditshmëria, shtjellim i disa çrregullimeve psikologjike që janë më të shprehura nëpër popull, që shpesh i posedojmë dhe në mungesë informimi nuk i njofim si çrregullime dhe nuk i trajtojmë, gjë që duhet trajtuar, si dhe tema nga përjetimet tona gjatë periudhës pandemike, gjatë vetizolimit nga covid-19.

Botimi i këtij lloji libri me këtë pëmbajtje, besoj se ishte mëse i nevojshëm për shoqërinë tonë dhe në përgjithësi është i nevojshëm për vet njeriun, i shërben thuaja secilës moshë dhe gjini, duke filluar nga adoleshentët e deri te moshat e mëdha të pjekura. Qëllimi i këtij botimi me këtë përmbajtje është që ti shërbej sadopak secilit lexues ti sjellë një frymë pozitive, të zbërthej dilema poçëse egzistojnë poashtu dhe për një orientim të jetës sa më të mirë.

Synimi im profesional dhe personal gjithmonë ishte dhe është që ti bëjë njerëzit të aftë të dijnë të japin sa më shumë dashuri, të kanë mirkuptim mes vete, dhe mes njerëzve, që i rrethojnë. Me një fjalë të shërbej në vetëdijësim, dhe ngritje vetëdijësimi, sikurse në vetëbesim, motivim, durim, tolerancë, mirkuptim, etj.

Gjitha shkrimet që janë të përmbledhura brenda librit janë të bazuara në teori shkencore dhe praktikë përgjatë seancave me klient, dhe në ndërveprim me njerëz në përditshmëri. Falemnderoj fillimisht familjen time që më përkrahën të arrij deri këtu, bashkëpuntorët që ndihmuan që ky botim të dal sa më i përsosur nga aspekti teknik, falemnderoj Redaktorin Sabit Jaha, dhe gjithë ata që u munduan sadopak me sygjerimet e tyre.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat