Dje qytetarët e Prizrenit, panë turpërimin e atyre që kërkonin të lavdërohen në emër të komandant Drinit!

Opinione

Dje qytetarët e Prizrenit, panë turpërimin e atyre që kërkonin të lavdërohen në emër të komandant Drinit!

Nga: Haki Latifi Më: 24 tetor 2020 Në ora: 14:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përurimi i Memorialit në kryeqytetin Historik, në Prizrenin e lashtësisë, për Komandant Ekrem Rexha-Drini, është vulë nderimi për të kaluarën dhe të ardhmën tonë të ndritshme.

Familja e të ndjerit, dje qëndronte e fortë dhe ndihej krenare, ashtu siq janë krenar bashkëqytetarët e Komandantit, që kishin një personalitet të tillë të pathyeshëm siq ishte Komandant Ekrem Rexha-Drini.

Për habin e të gjithëve, edhe pse ishin të pranishëm në përurim; Ministra, zëvendës ministra e deputetë të Kosovës, i pranishëm ishte edhe Ministri i Mbrojtjës së FSK-së z. Anton Quni, i cili u injorua nga organizatori. Një injorim të këtillë të vrazhdë për çudi e ndoqën edhe strukturat institucionale dhe pjesëmarrës të tubimit.

Mendoj se ishte gabim i madh që nuk iu dha fjala nga organizatori, Ministrit të Mbrojtjës së Republikës së Kosovës dhe ish Komandantit të Kosharës heroike, z. Anton Quni në përurimin e Memorialit kushtuar Komandant Ekrem Rexha-Drini!

Gjithashtu oratorët që ishin edhe organizator të këti përurimi duke përfshi edhe kryetarin e Prizrenit z. Haskuka, nuk e panë të arsyeshëm ta përshëndesin ose ta përmendin emrin e ish bashkëluftetarit të komandant Drinit, ushtarakun e karrierës, ish komandantin e Brigadës 125 , kolonel Nehat Basha.?! Edhe pse gjatë luftës ishte zonë e pergjegjësisë , Prizreni me rrethinë nën komandën e Komandant Bashës, nuk e panë të arsyeshme t‘i jepet fjala.

Ne po harrojmë se Komandant Drini, luftoj për lirinë e Kosovës dhe punoj për forcimin e respektimin e instituconeve të Kosovës dhe nuk e nderon një injorim i tillë. A thua kur do të mësohemi që shtetin dhe kombin t’i mbajmë mbi dashuritë dhe urrejtjet e politikave ditore?

Dje qytetarët e Prizrenit, panë turpërimin e atyre oratorëve që kërkonin të lavdërohen në emër të komandant Drinit! Turp për ata që dhe krekoseshin para masës, kërkonin merita për punën që kanë bërë për organizimin, për kanalin me ujë që s’kishte kurrëfarë mbrojtje dhe para syve tanë binin qytetarët e gjorë!

Si duket, organizatori u kujdes që t’i realizojnë për t’i treguar publikut të bëmat e veta që gjoja i kanë bërë krahë për krahë me Heroin, Komandant Drinin, sepse kështu mveshen me kapital që të iu shërbejnë pastaj për realizimin e qëllimeve personale e klienteliste.
Tendencat e qarqeve injorante të cilët besojnë se duke aktruar përkushtimin moral dhe duke sfiluar pranë varreve të përmendoreve të dëshmorëve të fundit përfitojnë në nderin dhe lavdinë e tyre janë neveritëse.

Sepse, tashmë çdo gjë po shkon atje ku duhet, sikur rrjedha e lumit që mund të ndryshojë, por shtrati nuk thahet kurrë. Edhe e vërteta, madje po troket tek dyert e drejtësisë, e do t’i tregoj të gjithëve se e vërteta vonon por nuk harron! Ndërsa urdhëdhënësit dhe dorërasit tani më ka filluar ti zë makthi. Sepse, edhe familja dhe qytetarët besojnë në Diellin e tyre të drejtësisë, në të cilën me vonesë po i çanë retë e zeza që e kanë bllokuar, dhe rrezet e tij do të ndriçojnë këdo!

Komandanti Drini do të mbetet strategu, filozofi dhe mendimtari i çlirimit të Prizrenit dhe kontribuesi i lirisë së Kosovës.
Arsyeja e këtij shkrimi është vetëm demaskimi i kësaj praktike neveritëse dhe njoftimi i injorantëve se heshtja jonë, pra e qytetarëve , për kaq kohë nuk ka qenë përshkak se nuk kemi ditur për këto obstruksione diletante, por nga shkaku se kemi qenë të vetdijshëm se injorimi tendencioz ndaj institucioneve shtetërore nuk e zbehë as vetëm një rreze të shkëlqimit të famës së Komandant Drinit dhe nderimit që e ruajnë qytetarët për Të.

Ai ishte dhe do të mbetët një lis që nuk rrëzohet lehtë, por çdo ditë qëndron lartë e më lartë si flamur. Është dhe mbetet një pikë referimi për çdo të ri që ka një zemër për Kombin dhe Kosovën tonë të dashtun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat