Ramush së pari ktheji paratë e falura të buxhetit e pastaj bëhu president?!

Opinione

Ramush së pari ktheji paratë e falura të buxhetit e pastaj bëhu president?!

Nga: Dibran Demaku Më: 24 tetor 2020 Në ora: 16:16
Dibran Demaku

Madhëria e tij Ramush Haradinaj paska zgjidhje për çdo situatë! Siç shkruhet nëpër portale të ndryshme elektronike pas vjedhjes së fundit të parave të shtetit paska deklaruar se për mbulimin e asaj humbjeje mjafton që dy milionët e banorëve të Kosovës të japin nga një euro për kokë banori?!...Kjo na qenka zgjedhja gjeniale e këtij kokëshkreti që dikur ishte edhe në postin e kryeministrit të Kosovës,ndërkaq tash së fundi synon edhe postin e të parit të vendit?!...
Nuk dihet vetëm se si i ka bërë llogaritë e tij,kur dihet se Kosova aktualisht një të katërtën e banorëve e ka jashtë,që i bie se brenda janë më pak se një milionë e gjysmë.
Nëse supozohet se një milion e gjysëm i falkan nga një euro,atë gjysmë milionin e mbetur do ta plotësojë Ranushi?!...
Ai,pra Ramushi siç thuhet e siç shihet ka para të njaftueshme,sa të mbushë çdo vrimë të buxhetit që vidhet?!Le të na kujtohet për pak çaste,kur Ranushi ishte në pozitën e të ashtuquajturit kryeministër i Kosovës dhe kur nga buxheti i shtetit i fali mbi pesëdhjetë e katër milionė për bashkëpartiakët e tij,që t‘i mbulinin vrimat e humbjeve në kompanitë e prodhuesve të ujit?!
Kur e patën pyetur gazetarët se përse i falte gjithë ata miliona ai pa një pat deklaruar:i fala sepse kisha qejf dhe se kështu më ishte tekur?!
A ka menduar ndonjëherë madhëria e tij se mbase do të vijë një ditë që ai për ato para duhet të japi llogari?!...Mbase koha është tash kur duhet të japi llogari?!...Tash kur synon që të bëhet president i vendit?!...
Ramush,ktheji paratë e falura të buxhetit të shtetit e pastaj bëhu president?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat