Personelet shëndetësore, heronjtë e gjallë të shekullit 21 në botë

Opinione

Personelet shëndetësore, heronjtë e gjallë të shekullit 21 në botë

Nga: Rexhep Torte Më: 24 tetor 2020 Në ora: 18:06
Rexhep Torte

Personeli shëndetësor pas Zotit të Madhërishëm, është dera e vetme ku çdo njeri i kapur nga sëmundja kërkon ndihmë, ëmbësim të dhembjeve , shpëtim nga vdekja dhe zgjatje të jetës.

Profesioni shëndetësor është profesioni më fisnik, më human dhe më i rëndësishëm në jetën e njeriut.

Mjekët, infermierët, laborantët, epidemiologët, infektologët, mikrobologët dhe farmacistët, që gjenden në vijën e parë të frontit në luftën kundër Coronavirusit- COVOD 19, janë heronjtë e gjallë të shekullit 21 në botë.

Muaji tetor i vitit 2020 shënon muajin e 10-të nga paraqitja e parë e Coronavirusit- COVID-19 që e ka pllakosur tërë botën.

Të gjithë jemi dëshmitarë të sakrificës flijuese që po bëjnë mjekët, infermierët, laborantët, epidemiologët, infektologët dhe farmacistët, të mobilizuar, pa kursyer veten, për t’i shpëtuar personat e sëmurë nga ky virus tinzar dhe tepër vdekjeprurës.

Po informohemi për përhapjen e shpejtë këtij virusi të rrezikshëm vdekjeprurës, për punën e lodhshme, të rrezikshme dhe të frikshme të personeleve mjekësore në betejën për shpëtimin e jetës së njerëzve.

Po informohemi për betejën e madhe që bëjnë personelet shëndetësore, për t’i shpëtuar pacientët e sëmurë nga kthetrat e vdekjes të këtij virusi.

Po informohemi për punën e palodhur të epidemiologëve, infektologëve, punënjesve nëpër fabrikat farmaceutike dhe të punonjësve nëpër laboratorët e shumtë në botë, të cilët po përpiqen ditë e natë në kërkim dhe zbulim të katakteristikave të këtij virusi, të llojeve dhe të mutacionit të tij, dhe në kërkim të metodave parandluese dhe frenuese ndaj këtij virusi.

Po informohemi për pëpjekjet në drejtim të të zbulimit sa më të shpejtë të vaksinës më të efektshme për ta parandaluar dhe për t’i thënë stop këtij virusi.

Po informohemi për punën e palodhur të mjekëve, infermierëve, laborantëve dhe farmacistëve, të cilët janë duke u kujdesur në vazhdimësi për tu ndihmuar personave të sëmurë nga ky virus.

Personelet shëndetësore janë duke punuar edhe të uritur, edhe të etshëm edhe të stërlodhur, vetëm e vëtëm që tua japin ndihmën e duhur mjekësore personave të kapur nga ky virus vdekjeprurës.

Personelet shëndetësore me muaj të tërë nuk po shkojnë në shtëpitë e tyre për tu takuar me fëmijët dhe familjarët e tyre, vetëm për t’i mbrojtur fëmijët dhe familjarët e tyre nga mundësia e infektimit nga ky virus i rrezikshëm.

Nuk duhet lënë pa përmendur edhe personelet shëndetësore të reparteve tjera në shëdetësi, të cilët i kanë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse dhe e kanë vazhduar punën në mjekimin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e tjera dhe jo nga Coronavirusi.

Nuk duhet lënë pa përmendur edhe përkushtimin dhe sakrificën e farmacistëve, të cilët me punën e palodhshme dhe të pakursyer i furnizuan farmacitë me medikamentet e nevojshme për parandalimin, terapinë apo edhe mjekimin e këtij virusi, dhe në çdo kohë janë pranë pacientëve me medikamentet që u nevojiten.

Përkundër të gjitha këtyre përpjekjeve dhe angazhimve të personeleve shëndetësore, Pandemia e shkaktuar nga Coronavirusi, për fat të keq, është duke marë edhe shumë jetë njerëzish.

Kjo Pandemi e Coronavirusit infektoi edhe shumë mjekë, infermierë, laborantë dhe farmacistë, duke shkaktuar edhe vdekjen e një numri të madh të tyre.

Në këtë Pandemi të rrezikshme, falë përkushtimit të personeleve shëndetësore, nje pjesë e konsiderueshme e pacientëve të sëmurë, patën fatin të sherohen dhe ta fitojnë betejën me këtë virus të rrezikshëm.

Kjo Pandemi e Coronavirusit , për fat të keq, nxorri në shesh edhe papërgjegjshëmrinë shtetërore ndaj personeleve shëndetësore, duke i nënçmuar me pagat qesharake, dhe duke ndikuar që pjesa më e madhe e tyre të largohen nga vendlindja për në shtetet e tjera, ku profesioni i personeleve shendetësore vlerësohet dhe paguhet shumë më mirë.

Kjo Pandemi e Coronavirusit, nxorri në shesh edhe faktin se sa të paturpshëm, sa të pamëshirshëm, sa të papërgjegjshëm, sa të pandëgjegjshëm dhe sa të pakujdesshëm u treguam ne qytetarët, në këtë situatë të vështirë, duke mos ndjerë aspak keqardhje, dhemshuri, për tërë mjekët, infermierët, laborantët dhe farmacistët, të cilët janë duke e rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre, duke ndenjur ditën e natën në shërbim të të sëmurëve të infektuar nga Coronavirusi.

Profeti Muhamed para 13 shekujve me rastin e paraqitjes së sëmundjes infektive që asokohe ishte leproza, ka dhënë porosinë e shenjtë profetike e dobiprurëse për mbarë njerëzimin, e cila thotë, “Nëse kjo sëmundje ju godet, mos dilni nga shtëpia, ose nga vendlindja që t’i infektoni edhe të tjerët.

Nëse kjo sëmundje ju godet jashtë vendlindjes, qëndroni aty dhe mos mos u ktheni në vendlindje që t’i infektoni edhe të tjerët”.

Ju që nuk po i mbani maskat mbrojtëse dhe parandaluese nga Coronavirusi, a nuk po e kuptoni se jeni vetëvrasës potencialë të vehtes t’uaj, vrasës të familjes t’uaj, të prindërve t’uaj, të të afërmve t’uaj dhe të shokëve t’uaj?

Ju që nuk e respektoni distancën fizike për tu mbrojtur dhe për ta parandaluar Coronavirusin, a nuk po e kuptoni se jeni vetëvrasës potencialë të vehtes t’uaj, vrasës të familjes t’uaj, të prindërve t’uaj, të të afërmve t’uaj dhe të shokëve t’uaj?

Ju që nuk e kryeni larjen dhe dezinfektimin e duarve dhe të ambienteve ku jetoni dhe punoni, a nuk po e kuptoni se jeni vetëvrasës potencialë të vehtes t’uaj, vrasës të familjes t’uaj, të prindërve t’uaj, të të afërmve t’uaj dhe të shokëve t’uaj?

Në këtë rrezik të përhapjes së Coronavirusit që i ka mbushur përplot spitalet me pacientë të sëmurë, a nuk po e kuptoni se ç’farë rrezikshmërie po krijoni duke mos u vetëizoluar, duke mos respektuar karantinimin, duke organizuar dasma, dhe që nuk nguruat aspak që tua mësyni edhe plazheve, madje edhe duke kënduar ne grupe dhe duke hequr valle?

Ju që jeni kaqë të papërgjegjshëm, a nuk po e kuptoni se ç’farë sakrifice janë duke bërë mjekët, infermierët, laborantët, farmacistët dhe tërë zinxhiri shëndetësor, për tua shpëtuar jetën personave të infektuar mga Coronavirusi?

A nuk po e kuptoni se mjekët, infermierët, laborantët dhe farmacistët që kujdesen për t’ua shpëtuar jetën pacientëve të sëmurë nga Coronavirusi, me muaj të tërë nuk i kanë vizituar familjet e tyre?

A nuk keni dëgjuar se edhe shumë mjekë, infermierë dhe farmacistë janë infektuar, duke u kujdesur për të sëmurët nga Coronavirusi dhe kanë ndëruar jetë?

A nuk po e kuptoni se me sa shpirtligësi dhe ndjesi të ulët njerëzore po sjelleni?

A nuk po e kuptoni se me veprimet e papërgjegjshme që jeni duke i kryer, nesër edhe Ju mund të bëheni pre e këtij virusi të rrezikshëm e vdekjeprurës?

A nuk po dëgjoni se nga të gjitha anët e botës mediat informojnë për Coronavirusin, për këtë sëmundje infektive të rrezikshme,tinëzare, bartëse dhe përhapëse e shpejtë dhe fatalisht vdekjeprurëse që e ka kapluar botën.

Kjo sëmundje infektive i vuri në gjunjë edhe shtetet e popujt më të fuqishëm të botës, me viktimat që është duke i shkaktuar, të shoqëruara edhe me me kolapsin ekonomik, kulturor, arsimor dhe në tërë fushat e tjera të jetës.

Kjo sëmundje infektive ka shkaktuar frikë dhe panikë të fuqishme te njerëzit në mbarë botën, sepse gjer më sot në tërë botën janë infektuar më shumë se 45 milionë njerëz, ndërsa kanë ndëruar jetë më shumë se 1 milion njerëz.

Parashikimet që vijnë nga ekspertë infektologë dhe shëndetësorë, si edhe nga Organizata Botrore e Shendetësisë,flasin se në vjeshtën e vitit 2020 dhe nw dimrin e vitit 2021, priten valë të reja më të fuqishme të kësaj sëmundje infektive të rrezikshme.

Kjo situatë e vështirë kërkon nga ne një vetëdijësim maksimal, për kujdesin që duhet ta tregojnë duke i respektuar me përpikmëri mbajtjen e maskës, mbajtjen e distancës fizike dhe evitimin e grupimeve qofshin në familje ose jashtë saj.

Kjo do të ndihmonte në zvogëlimin e mundësive të përhapjes së Coronavirusit, në uljen e numrit të të shtruarve nëpër spitalet edhe ashtu të stërmbushura, dhe sidomos në krijimin e kushteve më të favorshme për personelet shëndetësore, këtyre heronjëve të shekullit 21, që të sëmurëve nga Cosrobavirusi- COVID 19, t’ua japin shërbimin dhe ndihmën e nevojshme dhe efektive mjekësore.

Larja dhe dezinfektimi sistematik i duarve dhe i ambienteve ku jetojmë e punojmë, mbajtja e maskave, e dorezave dhe mbajtja e distancës fizike, janë të vetmet masa mbrojtëse dhe parandaluese nga ky virus i rrezikshëm, përderisa nuk është zbuluar vaksina parandaluese.

Mjekët, infermierët, laborantët dhe farmacistët gjenden në vijën e parë të frontit për ti ndihmuar personat e prekur nga ky virus i rrezikshëm në betejën për jetë a vdekje.

Personelet shëndetësore punën e tyre të rrezikshme e kryejnë në kushte të vështira, duke mos patur kohë as të ushehen dhe të pushojnë siç duhet, por edhe për një pagë qesharake kundrejt profesionit që e kryejnë.

Informatat që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, janë alarmuese dhe tronditëse për secilin person me mendje të shëndoshë.

Si është e mundur që në këtë situatë të vështirë dhe të rrezikshme për të gjithë, që të mos ekziston gatishmëria për t’i respektuar me rigorozitet masat mbrojtëse dhe parandaluese nga ky virus vdekjeprurës?

Apelojmë fuqishëm për të mirën tonë individuale, familjare e shoqërore, që të jemi të kujdesshëm dhe t’i zbatojmë me rigorozitet masat mbrojtëse dhe prandaluese nga ky virus vdekjeprurës.

Apelojmë që në çdo moment ta kujtojmë porosinë e shenjtë të sipërpëmendur të Profetit Muhamed para 13 shekujve, se si të mbrohemi nga sëmundja infektive, për të mirën tonë dhe të mbarë njerëzimit.

Mos harroni se Zoti na e ka dhuruar jetën tonë si sprovë. Duke u sjellur me mirësi na vijnë të mirat. Duke u sjellur me papërgjegjësi na vijnë të ligat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat