Nobel- Nënës Shqiptare /Krenarisë së racës njerëzore

Opinione

Nobel- Nënës Shqiptare /Krenarisë së racës njerëzore

Nga: Korab Blakaj Më: 25 tetor 2020 Në ora: 21:56
Korab Blakaj

Nëse dikuj i ndahët ndonjëherë me meritë një çmim për vepër jetësore, e para që do ta fitonte do të ishte Nëna Shqiptare .

Po po, Nëna Shqiptare;kjo grua e fisme mbi të cilën shfrynë tufanet e përgjakshme tash e sa shekuj, e kjo frymon, jeton.

Kjo grua që i mbajti gjallë përdhuni njerzimit të disponuar armiqësisht mbi rrozullim nji komb shqiptar.

Kjo grua e fortë sa palca e shkëmbit që lindë e rilindë si Feniksi jetë mbi gurë e shkrepa.

Kjo grua e bukur,e madhërishme në hijeshinë e saj,kjo nuzë zulmëmadhe e cila plot meritë e ngriti vetën pakrahasimisht mbi të tjerat në „krenari të racës njerëzore!

Kjo grua që mëkon me gjirin e saj dashurinë , mëshirën dhe drejtësinë!

Kjo grua....

Kjo grua përballë të cilës deshtojnë elaboratet e djallëzuara të Përandorive 

Kjo grua që vazhdon të sfidojë numrin e plumbave të ushtrive moderne 

Kjo grua që shkatërron projekte kolonizimi 

Kjo grua që çbën Konferenca Ambasadorësh 

Kjo grua që lëviz kufij 

Kjo grua që nuk njeh dorëzim 

Kjo grua që humbjet i shëndrron në fitore 

Kjo grua që duke varrosur bijt e vrarë bashkë me lotët betohët që prapë do ti japë jetë atdheut 

Kjo grua që duron, duron, duron 

Kjo grua që pêrveç armiqve të tërbuar na duron edhe ne, ne djemve të saj që nuk e mbrojmë, që nuk e duam, që nuk e shkollojmë...

Që e lemë të provojë ashpërsinë e varfërisë, tehun e ftohtë të thikës armike në trupin e foshnjave të saj,

Që e lemë ta dhunojë ushtari çetnik 

Që e rrahim vet, e shajmë e shfrytëzojmë!

Që e shesim, e rrahim e prostituojmë

Kjo grua na duron neve, krijesave të poshtra qê kurrë nuk i dhamë Një Atdhe, Një shtet,Një shtrat për të lindur, Një shtëpi për tu ngrohur 

Kjo grua që lind fëmijë në kasolle prej kashte 

Kjo grua që ndez zjarre ogjaqeve të rrenuara 

Kjo grua që shahet sot librave të djemve të saj mohues 

Kjo fisnike që then shtete e Përandori në emer të jetës meriton Çmimin Nobel, JO

Meriton NJË SHTET ku do të shfaqte madhështinë e saj!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat