Dy shpifësit munafikist Agron Tufa, Visar Zhiti

Opinione

Dy shpifësit munafikist Agron Tufa, Visar Zhiti

Nga: Sali Leka Më: 27 tetor 2020 Në ora: 10:03
Sali Leka

Me Visar Zhitin njihem përpara 45 viteve, kur Zhiti ishte arsimtar fshati në rrethin e Kukësit në verilidnje të Shqipërisë.

Deri në vitin 2001 Visarit nuk iu dëgjua zëri asgjëkundi. Mbas vitit 2011, Zhiti u bë shkrimtar. Ka botuar katër libra me gënjeshtra dhe shpifje të neveritura, por dy televizione dhe dy gazeta në Tiranë i kanë bërë reklamë të madhe pompozike, trillimeve kaotike të Visarit, dhe shpifjeve rrakitike nga koha e sketerrit enverist.

Edhe unë kam botuar katër libra me ngjarje të vërteta faktike nga koha e beterrit marksist enverist ramizist, kur arsimtari Visar Zhiti u mësonte nxënësve kuksianë teorinë marksiste-leniniste, proletare, revolucionare, fitimtare mbi borgjezinë kapitaliste.

Katër librat e mia janë me tregime dhe me fakte konkrete për masakrat makabre, që ka bërë censura dhe diktatura revolucionare kundër letërsisë disidente moderniste, por në Tiranë asnjë gazetë, dhe as një television nuk u ka bërë reklamë librave të mia me ngjarje të vërteta, por botojnë dhe reklamojnë shpifjet dhe sajimet shtrembaluce të Visarit zgerdhec. Po, po zgerdhec me procka dhe brockulla. Zhiti zgerdhec ka botuar 440 gënjeshtra të shpifura të neveritura.

Unë jam i obliguar të citoj shpifjen më të qelbëzuar e botuar nga Visari zuzari dhe e reklamuar 40 herë nga dy televizione në Tiranë.

V.Zhiti ka botuar shpifjen dhe gënjeshtrën monstruoze “Unë Visar Zhiti ish i burgosuri i burgut Qaf Barit Pukës në kohën e diktaturës deklaroj dhe vërtetoj se në Shqipëri nuk kishte letërsi artistike disidente moderniste antikomuniste, për arsyese: “Regjimi diktatorial ishte i fortë të këpuste kokën dhe shkrimtarët ishin të frikësuar, për të shkruar vepra letrare artistike antikomuniste”.

Kurse unë theksoj argumentoj: Këto fjalë që ka botuar dhe reklamuar 40 herë në dy televizione dhe dy gazeta Visar Zhiti, zuzari zgërdheci janë shpifje të ndyra, të qelbura dhe sajime e trillime që burojnë nga llogjika e mykur e Visarit shtrembalarit. Se etikë vision e dituri V.Zhiti as kishte as ka. Bashkë, me Agron Tufen që e kam njohur mbas vitit 2001. Agron Tufa ka lindur mbas Visarit. I ri në moshë, por i vjetër, i tharë në memorje e psikikë. Ka botuar gjashtë libra me gënjeshtra të stisura, të rëndomta, pa vlerë e pa dobi për asnjëri. I ka reklamuar, i maskuar mbas ombrellës se gjoja Agron Tufa demaskon komunizmin.

Agron Tufa lufton me sigurimin komunist.

Këto procka të shtrembura botohen në dy gazeta, reklemohen në dy televizione por komunizmi nuk demaskohet, as nuk paksohet as nuk dobsohet nga shpifjet e sajimet e Visarit e të Agronit, kameleonit.

E vërteta ishte, është dhe do të qëndrojë. Regjimi komunist ishte i fortë, i egër, i pamëshirshëm me censurë e diktaturë mizore zuzare e vrastare e tmerrshme makabre, por edhe letersia artistike disideënte humansite moderniste ishte e fortë qendrestare, anti revolucionare, me shkrimtarë, poetë dhe dramaturgë të kulturuar vizionarë që shkruan drama teatrale të mrekullueshme, të dobishme Xhemal Broja, Minush Jero, Dhimiter Xhuvani, Kujtim Spahivogli, Fadil Paçrami dhe dramaturgë të tjerë, por u burgosën, u përsekutuan dhe dramat e tyre jetike eposike nuk u publikuan, u mbyllen, u censuruan.

Edhe librat e shkrimtarëve dhe poetëve të admiruar Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Ibrahim Uruçi, Eqrem Biba, Ylber Merdani, Hasan Petrela, Zydi Morava, Piro Kuqi, Frederik Sokoli, Sali Leka me 85 libra me tregime dhe peozi. Edhe një dramë teatrale “TË PËRJETSHMIT NË PËRJETËSI”, por nuk i botuan, i fshehen, i mbyllen me dry në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe në redaksitë e katër gazetave “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori”.

Të tëra këto masakra makabre antinjerëzore kundër shkrimtarëve dhe poetëve të letërsisë artistike disidente eposike shembullore duan akoma me i mbyllur me i zhdukur maskarejt, zuzarët, censorët, mizorët, reziluck dhe survejuck të shtrembëruar si Agron Tufa dhe Visar Zhiti, duke shkelur mbi plagët e dhimbshme të mavijosura të 175 shkrimtarëve të burgosur, të përsekutuar egërsisht dhe tmerrësisht.

Tirana sot ka dyzina me televizione dhe gazeta, por nuk botojnë tregime dhe poezi nga letërsia disidente moderniste e mbyllur e censuruar me vite e dekada, por botojnë dhe reklamojnë tregime të nakatosura me ilustrime të jargosura të 40 shtrembalarëve dhe zuzarëve marksistë, sharlatanistë enveristë – ramizistë narcizistë të kalbëzuar, midis të cilëve Agron Tufa, Visar Zhiti, Bardhyl Londo, Fatos Kongoli, Sadik Bejko, Agim Baci, Minella Aleksi dhe Qemal Lame ish kryehetuesi i regjimit komunist në vitet 1981-1992.

Qemal Lame krye shtrembaluci dhe kryegënjeshtaruci ka botuar dy libra me procka e brockulla, ashtu si librat e Agron Tufes dhe Visarit zuzarit.

Visar Zhiti shpifsi dhe genjeshtari i dy shekujve XX dhe XXI, por akoma nuk është ngopur dhe fryrë me shpifje dhe sajime langare, brutale vulgare.

V. Zhiti mëkatari duhet të rrëfehet tek Altari por ai akoma ngerthehet, zgerdhecet, jargoset për tu bërë shkrimtar në ball të par si asllan e hashaman.

Por duhet të jeshë vital vigan, për tu bërë shkrimtarë sakllam jetik eposik dhe jo si Zhiti kaotik rrakitik.

Edhe si Agron Tufa e Qemal Lame. Të dy janë larguar nga Shqipëria, kanë shkuar në Europë, duke kërkuar azil politik, se jemi të rrezikuar nga sigurimi komunist.

A.Tufa dhe Q. Lame botojnë në Tiranë në dy gazeta çdo javë shkrime me tregime tëpista.

A.Tufa ka botuar tregimin me shpifje me titull: “BETEJA IME ME SIGURIMIN KOMUNIST DO TË VAZHDOJË EDHE TANI QË JAM NË AZIL POLITIK”.

Titulli tregimit pompozik shumë tërheqës magnetik, por kur e lexon, nuk ka asgjë të vërtetë, asnjë betejë nuk ka bërë A.Tufa me sigurimin komunist. Del pyetja Pse? Përgjigja: Nuk ka bërë betejë A.Tufa kur ishte në Tiranë, as me sigurimin komunist, as më shikun Berishist. Nuk ka betejë pa u përndjekur!. Sigurimi komunist nuk ka përndjekur Agron Tufen, as shiku berishist, por ka përndjekur Remzi Hoxhën dhe e zhduku e groposi pa varr në Vain të Lezhës.

Sigurimi komunist enverist-ramizist më ka survejuar dhe përsekutuar mua dhe shokët e mi 40 vite, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, më ka tmerruar dhe kërcënuar, por unë as jam larguar, as largohem nga Shqipëria, ashtu si janë larguar Qemal Lame dhe Agron Tufa.

Janë larguar sepse kanë tmerruar shqiptarët duke botuar shpifje dhe duke reklamuar gënjeshtra nëpër televizione.

Shpifjet e A.Tufës dhe Q.Lames, i duan, i pëlqejn, i thithin si sherbet e shurup maskarejt e zuzarët, censorët e mizorët, kusarët, zullumqarët e mëkatarët, tinzarët e hileqaret, pisanjakët e alabakët, por nuk i duan fisnikët e kreshnikët, mendimtarët e vizionarët, besnikët e vital viganikët, sojnikët e aderikët, besimtarët e eposikët e guximtarët.

Për nderimin e gazetarëve kreshnikë vital viganikë, për njerëzit e mirë fisnikë, lexues të apasionuar me vullnet të aftësuar, kam bërë gati për botim tregimin me titull: “ZHITI DHE TV NDROQI” me ngjarje faktike abuzive korruptive që janë fabrikuar dhe stimuluar nga katrahura mediatike dhe strehuar e mbuluar nga menxyra e partive politike.

Edhe tregimin me titull: “GJAKU I DY PRILLIT DHE BATAKU I LAME BANDILLIT”.

Edhe tregimin “TRENDAFILI BARDHË DHE GJEMBI VERDHË” janë pseudonime të dy survejuesve reziluck të sigurimit komunist.

Redaksit e gazetave të klikës enveriste-ramiziste nuk i botojnë me survejimet dhe persekutimet e zuzaristëve “TRENDAFILI BARDHË DHE GJEMBI VERDHË”.

Enveri me Ramizin nuk jetojnë, por veprojnë urithkucët e tyre, të angazhuar në kthinkat e katrahurës mediatike dhe kanë financuar botimin e librave me fallsifikime e spekullime të gënjeshtarucëve meskinistë, narcizistë Shaban Sinani, Bardhyl Londo, Fatos Kongoli, Kastriot Dervishi, Agron Tufa, Visar Zhiti, shpifësit munafikist monstruozist të dy shekujve XX dhe XXI.

Agron Tufa i ri i shekullit XXI. I ri në moshë, por shumë i vjetër krund i thatë në mendime e veprime regresive. A. Tufa i larguar nga Shqipëria me valixhet mbushur me lekë, valutë dhe pin uiski në lokalet Belgjikë, Holandë, Francë, Zvicer.

Unë pi raki me shokët e mi në lokalet Tiranë, Krujë, Lezhë, Shkoder, Durrës, Elbasan, Korçë, Berat, Lushnjë, Fier, Vlorë.

Guximtarët e vizionarët të bisedojnë, të telefonojnë.

Frikacakët e shtrembalarët të lëngojnë e të rrenkojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat