Për Gjykatën Speciale!

Opinione

Për Gjykatën Speciale!

Nga: Petrit Dibrani Më: 28 tetor 2020 Në ora: 14:02
Petrit Dibrani

Gjenocidi serb ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës është shekullor, i pandërprerë, i organizuar, orkestruar dhe i drejtuar, nga strukturat më të larta shtetërore serbe dhe jugosllave. “Gjenocidi është mohim, i të drejtës për ekzistencë njerëzore, sikurse vrasjet që janë mohim i të drejtës për jetë të qenieve njerëzore individuale”

Është e tmerrshme analogjia e krimeve të përsëritura sa e sa herë, qoftë në shekullin XIX, qoftë në fillim të shekullit XX, e në mes shekullit e në fundshekullin XX. 

Ps.

Po të kemi parasysh dëshmitë se si është kryer ploja në krahinën e Rugovës, në Shtupeq të Madh, në dimrin e vitit 1919, kur janë therur në bajoneta e janë djegur në zjarrin e kullave të mbushura me sanë qindra civilë shqiptarë, madje edhe gra shtatzëna, fëmijë të vegjël, shohim se të njëjtat akte gjenocidiale i kanë përsëritur  kriminelët serb edhe gjatë luftës së fundit të viteve 1998-1999 në shumë vise të Kosovës, duke i mbyllur nëpër shtëpi civilët e pafajshëm shqiptar e duke i masakruar dhe duke i djegur në krematoriume.

Përderisa, gjatë vitit 1998, forcat pushtuese serbe trupat e shqiptarëve, pasi i vrisnin e i masakronin, i digjnin nëpër shtëpitë e oborret e tyre, në furrat e termocentraleve në Obiliq, në furrat e Ferronikelit e të shkritoreve në Minierën e Trepçës, i hodhën në puse (bunare) të ujit të pijshëm e në gropa të gëlqeres, i varrosën në varreza masive e i zhvarrosën për t’i zhdukur për të mos lënë gjurmë, apo për ta fajësuar UÇK-në kinse për vrasjen e tyre gjatë vitit 1999, një pjesë të madhe të kufomave të civilëve shqiptarë

fëmijë, gra e pleq të vrarë e të masakruar nga forcat okupuese serbe, i transportuan me kamionë frigoriferi për në Serbi, duke i varrosur në varreza sekrete masive, në poligonet e policisë e të ushtrisë serbe-jugosllave për t’i zhdukur dhe shkatërruar provat e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve.

Është me rëndësi të theksohet ç’doher, se format dhe metodat e kryerjes së krimeve dhe akteve të gjenocidit nga forcat pushtuese të Serbisë anekënd Kosovës kanë qenë ç’doher identike, kanë qenë të ndryshme vetëm numri i viktimave të shumta......!

UÇK-ës dhe arrestimet e çlirimtarëve!

Pse, duhet çlirimtarët të arrestohen?

Pse, çlirimtarët para drejtësisë?

Pse, familjarët e viktimave të arrestohen dhe në gjykatë të dërgohen?…..

Ju udhëheqës, gjykatës, prokuror të Gjykatës Speciale, nëse deri tani se keni kuptuar, se viktimën jeni duke gjykuar, jeni vonuar dhe keni humbur, asgjë s’keni fituar…..

Kriminelët me viktimat doni t’i barazoni! 

Po gaboni, çlirimtarët e Lirisë, nuk kanë vrarë gra e fëmijë, gra nuk kanë dhunuar dhe asnjë serb nuk e kanë masakruar!

Regjimi, kriminel, barbar, shovinist, gjenocidial i kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq, ka kryer masakra dhe ka bërë, spatrim etnik në Kosovë.

Vrasjet e shumta dhe të kidnapuarit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga Ushtria, policia dhe paramilitarët serb, ndaj civilëve të pa armatosur shqiptar i ka parë e gjithë bota mbarë….!

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Mbi 10.000 gra të dhunuara dhe gjatë luftës, janë kidnapuar rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara!….

Pse u dashka, çlirimtarë të gjykohen?

Pse, kanë mbrojtur pragun e shtëpisë, pse kanë derdhur gjak dhe kanë humbur gjymtyrët e tyre për Liri?…

Pse, viktimën me agresorin kriminel serb ta barazoni?!

Pse me prokuror serb, duke bashkpunuar dhe viktimat shqiptar prapë bashkë duhet akuzuar?

Ç’farë po synoni, familjarët e viktimave të vrarë t’i gjykoni?!....

Ju udhëheqës, gjykatës, prokuror të Gjykatës Speciale, nëse deri tani se keni kuptuar, se viktimën jeni duke gjykuar, jeni vonuar dhe keni humbur, asgjë s’keni fituar.

Ju, gjykatës prokuror  duhet ta kuptoni, njëher e përgjithmonë.

Shqiptarët, s’kanë shkuar Serbinë për ta sulmuar!

Shqiptarët, tokë të huaj s’kanë uzurpuar!

Shqiptarët, fëmijë s’kanë masakruar!

Ne shqiptarët Lirinë e kemi fituar me gjak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat