A ridolën nga varri bisedimet shqiptaro - greke?

Opinione

A ridolën nga varri bisedimet shqiptaro - greke?

Nga: Nasho Bakalli Më: 29 tetor 2020 Në ora: 09:10
Nasho Bakalli

Para zgjedhjeve më të fundit në Greqi shpresohej, mes njerëzve, se zgjidhja e problemeve dypalëshe do mund të hynte në rrugë të mbarë në rastin e një fitoreje të dytë të partisë Syriza, të Alekxis Tsipras. Por zgjedhjet i fitoi i paqëndrueshmi Qiriako Micotaqi, tashmë kryeministër i Greqisë. Gjëja që mund ta disiplinojë Micotaqin në bisedimet me Shqipërinë nuk janë gjestet e miqësisë… po përkundrazi, një atmosferë e vendosur dhe jokonformiste nga shteti shqiptar. Vetëm atëhere Shqipëria do të respektohet. Do të doja të jetonim në përrallat e gjysheve tona ku punët, sjelljet, dhe morali i mirë fitojnë në fund. Deri atëherë, Shqipëria lipset të qëndrojë e palodhur dhe me qafë të tendosur.

Javën që shkoi, për të disatën herë qysh nga viti 1985, bisedimet shqiptaro - greke dolën nga varri. Kryeministri Edi Rama pati një diskutim jo të keq me Nikos Dedias, spirancë greke, me origjinë shqiptare nga Iliasi, ishlagje, historikisht, e fshatit Vuno (Himarë). Më e rëndësishmja e vizitës të Nikos Dendias, ministër i jashtëm i Greqisë, ishte se ai foli ballëpërballë me shqiptarët edhe për cështjen e Ligjit të Luftës ku theksoi se “… kjo gjë është një anakronizëm dhe jam i sigurt që edhe këtë gjë do ta zgjidhim së bashku. Është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu, nga Tirana, në opinionin publik shqiptar me urdhër të Kryeministrit Mitsotakis.”

Fjalë kurajuese këto. Gjithësesi kam frikë se vendimmarrja për Ligjin e Luftës do të mbingarkohet në rrugë e sipër me emocione, edhe këtë herë. Po pse? N.Dendias tha se Ligji është një “anakronizëm”. Kjo e fundit, në të folurën e përditëshme, do të thotë se Ligjit i ka kaluar koha e vet. Po 1 vit, 3, 5, 10, 15… vite më parë a’ nuk ishte po ky Ligj një “anakronizëm”? Padyshim që Ligjit i ka kaluar koha. Madje i ka kaluar shumë. Sepse prej 30 vitesh Greqia jeton të njëjtën kohë historike me Shqipërinë. Ngaqë, historia e marrdhënieve të gjithanëshme greko - shqiptare mbështetet e zhvillohet paprerë sipas parimeve të sistemit kapitalist politik, ekonomik, shoqëror, ushtarak… qeverisës. Dhe tani pyetja ime e dytë dhe e fundit për momentin: përse këtë “anakronizëm”, produkt grek, duhet që ta zgjidhim “së bashku”? Rruga “sëbashku”, për mendimin tim, është e mbushur me mina tokësore dhe çdo përfshirje që do të mund të bëjë Shqipëria do të mbetet e gabuar. Pasi, Ligji i Luftës është rezultat i veprimit të një personi (Mbretit të Greqisë), po ashtu edhe i veprimit(Luftës) në vetvete. Mbreti ka vdekur. Lufta ka 80 vite që ka mbaruar. Kurse Ligji është ende gjallë! Mbajtja në jetë - e kësaj mine tokësore – nuk bëhet për asnjëlloj mëshire. Ligji mbahet gjallë për arësyen e thjeshtë se brenda tij rrinë të tkurrura, gjetën strehë nga viti 1940 e në vazhdim, fati dhe nderi i “Vorio Epirit”. Ligji duhet sikurse duhet edhe vjega te filxhani, model europian, i cajit. Përndryshe të digjet dora. Greqia nuk po e rinxjerr në “treg” anakronizmën e Ligjit të Luftës me Shqipërinë sepse papritmas u kujtua se na kishte hyrë në hakë, dhe si shpërblim u bë e dashur për Shqipërinë. Jo, kurrësesi. Deri dje Athina zyrtare theshte se Ligji është zhbërë, ndërsa sot na thotë le ta zgjidhim “së bashku”!

kujdeset për grekët, nuk kujdeset për shqiptarët. Sistemi politik qeverisës, demokracia greke, nuk u përkushtohet aspak kërkesave humane të arvanitasve dhe camëve. Këta nuk gëzojnë asnjë alternative, përvecse të pranojnë brez pas brezi helenizimin. Greqia kujdeset edhe për vorioepiriotët! Për këta dhe ëndërrat e tyre shoviniste ka goxha lajme, analiza, opinione, komente pothuajse cdo ditë në media private dhe sociale greke. Dhe, poqese bie Ligji i Luftës a do të shuhet kjo propagandë e etshme?; a do të soset lakmia greke për Vorio Epirin?, etj., të mbarsura dhunshëm prej mëse një shekulli në regresin pafund të së pamundurës. Përkundrazi. Gjërat do agravohen më keq. Dhe ja një shembull, për mua, kuptimplotë. Në vitin 1926, kur Theodhor Pangallos ishte kryeministër dhe pastaj president i Greqisë deklaroi publikisht për audiencën greko-shqiptare se “ I mbyllëm klubet e Vorio - Epirotëve, se nuk kanë përse të veprojnë. Në Shqipëri nuk kemi asnjë të drejtë. Është interesi i Greqisë që Shqipëria lipset të rojë dhe të jetë e fortë.” Megjithatë, sektet vorioepiriote vazhduan avazin e tyre. A mund ti thotë JO kryeministri Micotaqis “…bashkimit me Vorio Epirin”. E pamundur, ose e mundur në rast se “Ligji” kompesohet me “Detin”. Këtë, koha do ta provojë. Për të mos humbur kohë kot: më mirë hidhini djallëzitë pozitive që në fillim jashtë dritares, dhe rokni të vërtetat. Vetëm këto të fundit shërbejnë objektivisht për mbajtjen në këmbë të bisedimeve. Nasho Bakalli. …

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat