Qeveri zgjohu nga gjumi, vendi po kolapson nga Covidi

Opinione

Qeveri zgjohu nga gjumi, vendi po kolapson nga Covidi

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 31 tetor 2020 Në ora: 10:47
Qeveria e Kosovës

418 raste me covid 19 brenda ditës së djeshme, është shifra më e lartë e regjistruar deri tani në Kosovë nga Covid 19.

Asnjëherë më parë Kosova nuk kishte shënuar rritje të tillë të rasteve, të cilat shënuan rekord të zi.

Duke parë se edhe në shtet fqinjë, sidomos në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë shifrat janë mbi 800 minimumi, atëherë rreziku që kjo shifër nga 418 të rritet janë të mëdha.

Tanimë është në duart e institucioneve të vendit tonë që të marrin masa të shpejta, në mënyrë që të futet nën kontroll situate, e cila rrezikon të del jashtë kontrollit.

Të gjitha vendet ku grumbull të madh të njerëzve duhet të ndërmerren masa të shpejta, nëse ka nevoja edhe të mbyllen. Pavarësisht se mbylla varfëron qytetarin, megjithatë shëndeti është mbi të gjitha.

Kafenetë dhe shkollat duhet të mbyllen urgjentisht, deri tek njëra është para dhe tek tjera është dija, asgjë nuk e zëvendëson shëndetin e njerëzve, të qytetarëve të vendit.

Ashtu siç e ceka edhe më lart, mundësia për të dal situate nga kontrolli është e madhe, me institucionet tona që kanë kapacitet të kufizuara. Qeveria e Kosovës, përveç mbylljes së kafeneve dhe shkollave, duhet që urgjentisht të miratojë një tjetër pako tjetër të Rimëkëmbjes, e cila duhet tu dal në ndihmë të gjithë atyre që do preken nga mbylla, për shkak të parandalimit të coronavirusit.

Nëse nuk ndërmerr këto masa elementare, të shpejta, gjasat janë të mëdha që vendi të kolapsojë nga covid 19.

Sigurisht ka edhe nga ata që preken nga mbyllja, dhe do të refuzojnë këto vendime të duhura, megjithatë jeta e njeriut është mbi të gjitha. Qeveria duhet të reagoje shpejt, sa nuk është bërë vonë. Këto vendime duhet të merren brenda 24 orëve, koha nuk pret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat