Në përkujtim të 107 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”

Opinione

Në përkujtim të 107 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”

Nga: Ismail Muçiqi Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 14:11
Ismail Muçiqi

U bënë 107 vite kur në Shtetin e Masaquests me 1912 u arrit marrëveshja që të gjitha shoqatat të cilat në atë kohë vepronin në Amerikë të bashkohen në Federatën Pan Shqiptare me emrin “Vatra’.

Patriotët dhe veprimtarët të kombit të cilët në atë kohë jetonin dhe vepronin në Amerikë e të cilët kanë mbeture gjithmonë në faqen e bardhë të historisë kombëtare si këta emra të njohur ishin Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Kostadin Qekrezi, Paskal Aleksi u bashkuan rreth një kauze historike për ti ndihmuar atdheut në ekzistencën e tije. Shoqëria “Vatra” u bë strumbullari i mërgatës Shqiptare në Amerikë e cila i shërbeu jo vetëm asaj mërgate por edhe atdheut dhe Kombit Shqiptar.

Në krye të “Vatrës” e të organit të saj "Dielli" prin e vepruan shumë atdhetarë dhe intelektualë të shquar.

Gazeta ‘Dielli’ bashkë me Shoqatën ‘Vatra’ dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare dhe për shpëtimin e Shqipërisë nga zhdukja totale që i kanosej nga monarkitë dhe pazarllëqet e që bënin diplomacitë ndërkombëtare që nga Paslufta e Parë Botërore.

Duhet përmendur simbolikën historike të fushatës së ‘Vatrës’ e cila u hapë në Qershor të vitit 1917 me moton e vargjeve të Nolit.

"Mbahu nëno mos ki frikë, se ke djemtë në Amerikë".

Këto vargje ishin refreni i poezisë së Nolit.

Falë atyre "djemve", çështja Shqiptare fitoi përkrahjen dhe mbrojtjen nga administrata Amerikane.

Vet Fan Noli në vitin 1917 u takua me Presidentin e SHBA-ve Wilson nga i cili kërkoi mbrojtje dhe mori garancion se Presidenti Amerikan do ta mbrojë Pavarësinë e Shqipërisë, e ky premtim u realizue në konferencën e paqes në Paris në vitin [1919-1920] përmes programit të Paqes Botërore.’ 14 pikat e Wilsonit.

Kështu në pikën e 14 parashihej "themelimi i një asociacionit të kombeve me qëllime të sigurohen garancione për politikën, Pavarësinë dhe integritetin territorial njësoj si për shtetet e mëdha ashtu edhe për shtetet e vogla".

Në bazë të kësaj pike u themelua Lidhja e Kombeve, anëtare e së cilës u bë edhe Shqipëria me 17 Dhjetor 1920 dhe kjo në sajet e përkrahjes Amerikane dhe angazhimit të "Vatrës".

Në konferencën e paqes Presidenti Wilson u distancua nga Memorandumi i 28 Qershorit 1919, sipas të cilit Anglia dhe Franca hezitonin njohjen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadoreve në Londër [1913]. Në këtë drejtimë me rastin e largimit nga konferenca dhe kthimi në Uashington, Presidenti Wilson e kishte udhëzuar delegacionin e tije se si të pozicionohej për qeshtjet e pa zgjedhura. Keshtu nga anija me të cilën po kthehej për në Uashington me 13 Qershor i kishte dërguar telegram sekretarit Amerikan për punë të jashtme, Robert Lan Sing me këtë përmbajtje: "Para se të largohesha, kisha ndermen tju shprehja ju dhe kolegeve të mi interesimin tim të thellë për të ardhmen e Shqipërisë. Ju lutem të jeni shumë të vëmendshëm në lidhje me këto porosi", shkruan Presidenti Wilson.

Kjo pa dyshim ishte kontribut edhe i Shoqatës ‘Vatra’ që Presidenti Amerikan ta shpëtojë Shqipërinë.

Kjo plejadë e diplomatëve dhe patriotëve i vuri në lëvizje të gjitha forcat intelektuale në dobi të shtetit. Kontributi ishte vendimtar dhe mbrojti Shqipërinë nga copëtimi dhe zhdukja.

Kryeministri Grek Elefterios Venizellos pas konferencës së paqes kishte deklaruar "Vatra" ma mori nga dora Vero Epirin!.

E përmendem këtë periudhë të historisë 107 vjeçare të themelimit të Federatës Pan Shqiptare në Amerikë 'Vatra" për t'i kujtuar të gjithë veprimtarët dhe patriotët të cilët u angazhuan me shpirt dhe dhanë gjithçka për shpëtimin e Shqipërisë.

Populli Shqipëtar është dhe duhet të jetë gjithmonë mirënjohës e falënderues ndaj miqve të cilët u angazhuan për mbrojtjen e të drejtave tona legjitime, nga Presidenti Wilson e deri tek Presidenti Bush e Klinton si dhe ndaj personaliteteve tjera që i ndihmuan dhe shpëtuan Popullin e Kosovës në ditët më të vështira.

Shoqata Vatra në Amerikë ishte simbol dhe bazament i ruajtjes të identitetit dhe gjenezës së Kombit Shqiptar, po ashtu këta patriotë të cilët krijuan miqësi më shumë personalitete politike të asaj kohe qështjen Shqiptare e vendosen në Binarët e sigurtë të periudhave të ardhshme dhe të demokracisë. Kjo u pa dhe u vërtetua gjatë periudhës tranzitore kur Populli i Kosovës ishte në situatën më të vështirë drejtë ç/farosjes nga Serbia.

Duhet theksuar se edhe pas gjithë kësaj periudhe të veprimtarisë së ndritshme të patriotëve shqiptarë në Amerikë një pjesë e elitave politike si në Shqipëri dhe në Kosovë ende janë largë misionit kombëtar për ti çuar përpara proceset dhe amanetet e patriotëve të Shoqatës ‘Vatra ‘në zhvillimin dhe forcimin e gjithëmbarshëm të Trojeve Shqiptare.

Situata aktuale, e përçarjeve dhe tensioneve të skenës politike në të dy shtetet është e papranueshme dhe mjaft shqetësuese për të ardhmen e Kombit Shqiptar.

Këto gjenerata të cilat me decenie qëndrojnë në krye të institucioneve të shtetit u kanë sjellë dëme të pariparueshme perspektivës dhe të ardhmes të gjeneratave që vijnë pas nesh.

Andaj është koha që popullit shqiptar të vetdijësohet duke shtuar vigjilencën se ka ardhurë momenti që në politikën Shqiptare të bëhen reforma rrënjësore, duke i kandiduar dhe votuar elitat e reja të pa korruptuara, të cilat janë të gatshme që përmes dijes, vlerave dhe konkurrencës të marinë fatin në duar për t'i nxjerrur nga ky kaos institucionet e Shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ky është treni i fundit për të lëvizur para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat