Covidi dhe sprovat e natyrës për njerëzimin - koha për humanizëm

Opinione

Covidi dhe sprovat e natyrës për njerëzimin - koha për humanizëm

Nga: Ismail Muçiqi Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 19:18
Ismail Muçiqi

Planeta dhe njerëzimi po përballen me një fenomen shumë misteriozë të cilin Organizata Shëndetësore Botërore po e quan si Virusi Covid 19.

Ky fenomen i cili po zgjatë me muaj të tërë dhe i cili deri tani infektojë afër 50 milion njerzë dhe ua mori jetën mbi 1 milion njerëzve nëpër vendet e ndryshme të Botës, nuk ka të ndalur dhe nuk po i dihet fundi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dështojë krejtësisht në parandalimin, zbulimin dhe trajtimin e kësaj epidemie e cila e ka paralizue jetën normale kudo në planetë e tokës.

Bota është para një sfide jashtëzakonisht dramatike e cila sfidë po e luhatë ekuilibrin dhe rendin shoqërorë në të gjitha sistemet e Qeverive Botërore.

Kjo beri që planet strategjike të ekonomive Botërore, te paralizohen po thuajse në të gjitha shtetet.

Ky fenomen misteriozë dhe famëkeq përpos dëmeve që po i shkakton njerizimit duke marë jetë njerëzish, duke e goditur ekonominë dhe zhvillimin e saj po shkakton edhe pasoja psiqike duke nxitur stres dhe panik deri tek traumat më pasoja patologjike.

Kjo Pandemi i testojë dhe i sfidojë edhe sistemet shëndetësorë nëpër shtetet e ndryshme.

Kjo fatkeqësi pa dyshimë po e sinjalizon njerëzimin dhe sfidat për të ardhmen.

Mjerisht shumë shtete të Botës shpenzuan miliarda fonde nacionale për armatim, duke lënë anash mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, prioritet i ekzistencës dhe i zhvillimit të njerizimit.

Pandemia Covid 19 po i godit pa mëshirë edhe shtetet më të vogla si është edhe Republika e Kosovës.

Numri i të prekurve nga Koronavirusi në Kosovë mjerisht po shtohet përditë e më shumë si dhe numri i të vdekurve në krahasimë më numrin e popullsisë është mjaftë shqetësues, për sistemin shëndetësorë dhe për Qeverinë e cila nuk po arrinë të menaxhojë situatën si duhet. Përshkak të kësaj gjendje jeta në Kryeqytetin e Kosovës dhe në Komunat tjera është qrregulle dukeshëm.

Situatën më serioze e mos të themi alarmante po e ndjenjë pjesa ndërmuese e qytetarve të Kosovës të cilët janë në pozitë të vështirë ekonomike, pa të ardhura personale dhe burime tjera të mbijetesës.

Vetëm gjatë këti viti përshkak të kësaj Pandemia pa punë mbetën afër [30 mijë persona].

Mjerishtë trajtimi i kësaj kategorie të varfurë deri më tani është bërë vetëm më masa simbolike.

Eshtë koha dhe momenti që solidariteti ndaj familjeve dhe personave të varfur të ngritet në shkallën më të lartë.

Koha ka tregue se në periudhat e caktuara që nga viti 1990 kur serbia largojë me qinda mija njerzë nga puna, gjithëandej Trojeve Shqipëtare u ngritë vetëdija dhe ndërgjegjia duke u rritë solidariteti ndaj të varfërve.

Kjo ishte arma më e fortë e cila i përballojë të gjitha vështirësit duke e bashkuar popullin gjithëandej kundër pushtetit okupues Serbë. Në Kosovën tonë të pas luftës, një numër i individëve, politikajve, mjekëve biznismenëve kanë arritë të pasurohën duke krijue kapitalë dhe të mira materiale për vetën e tyre.

Këta njerëz të cilët disa prej tyre u pasuruan duke i shfrytëzuar pozitat e tyre politike dhe shtetërore tani është momenti që po këta të ndihmojnë me mjete financiare familjet e varfura kategoritë e ndryshme të personave të hendikepuar apo me aftësi të kufizuar numri i të cilëve është tejet i madhë në Kosovë.

Eshtë mekatë i madhë dhe i pa drejtë që në shtetin më të ri në Botë në Kosovë të krijohen klasa në shoqëri, e kjo nuk donë koment.

Mjerishtë pjesa me e madhe pasuris dhe kapitalit në shtetin tonë gjindet në duart e një klase tani ta quajmë klasë e Aristokracisë, e cila posedon me shuma të mëdha parash dhe me pasuri tjera përcjellëse të ekonomisë.

Nëse njeriu si qenje ka vetëdije dhe ndjenja humane, tani është koha dhe momenti që një pjesë të pasurisë që e posedojnë këta ta shpërndaj për njerëzit që janë të varfur, kanë halle dhe u mungonë shëndeti e të cilët edhe Pandemia e Koronavirusit po ja u vështirëson jetën dhe të ardhmen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat