Shpërlarja e trurit, s’po ndalet po vazhdon.....

Opinione

Shpërlarja e trurit, s’po ndalet po vazhdon.....

Nga: Petrit Dibrani Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 16:30
Petrit Dibrani

Ju, të mjerë që preni koka të njerëzve dhe ekzekutoni pa mëshirë me gjakftohtësi, njerëz të pafajshëm.

Ju, vrasës mjeran nuk jeni musliman.

Ju të mjerë që e quani veten shqiptar musliman, besimi Islam vrasjen dhe prerjen e kokave, s’e pranon dhe përkundrazi shumë ashpër e dënon.

Edhe pse e di, që lufta në mes dy besimeve me shekuj ekziston, për ju vrasës shqiptar musliman unë e kam një porosi si Shqiptar me besim Islam.

Për ju, vrasës të mjerë me pages apo edhe tru shpërlarë...!

Bota e civilizuar do t’ju dënoj, ndërsa Krijuesi i madhërishëm dhe i plotëfuqishëm, vetëm Ai e dinë si do t’ju dënoj dhe mallkoj.

Lutem për të gjitha viktimat e pafajshme në Austri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat