Behgjet Pacolli, “do isha president fenomenal i Kosovës”

Opinione

Behgjet Pacolli, “do isha president fenomenal i Kosovës”

Nga: Rexhep Torte Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 09:25
Rexhep Torte

Behgjet Pacolli biznesmen milioner, por me ambicje karieriste politike e shtetërore.

Kosovës nuk i nevojiten udhëheqësit e derisotëm të cilët në 21 vitet e kluara në liri e pavarësi, e përçanë, e vodhën dhe e katandisën Kosovën martire dhe popullin e saj të shumëvuajtur.

Kosovës nuk i vyejnë udhëheqësit e derisotëm që u dëshmuan të korruptuar politikisht dhe ekonomikisht, të papërgjegjshëm, karieristë dhe shkatërrues.

Kosovës i nevojiten sa më parë zgjedhje të reja, nga të cilat do të rezultojë Qeveria e re dhe një ekip i ri udhëheqësish të ndershëm e dinjitozë që të dijnë t’i dalin zot Kosovës.

Kosova ka shumë kuadro të reja, të ndershme e të përgatitura për ta udhëhequr denjësisht Kosovën në këto kohë të vështira.

Kosova nuk ka nevojë për udhëheqës e politikanë të dështuar.

Kosova nuk ka nevojë për këshillat dhe rekomandimet e udhëheqësve të derisotëm mashtrues dhe dështakë.

Behgjet Pacolli në Kosovë mund të jetë i suksesshme vetëm si biznesmen, por në asnjë rrethanë nuk do të arrijë të jetë politikan dhe udhëheqës i suksesshmëm.

Behgjet Pacolli me ambicjet e tij politike karieriste e ka degraduar veten në Kosovë.

Behgjet Pacolli me një parti minore me dy deputetë nuk mund tu jep mend të rinjve të Kosovës dhe popullit të Kosovës.

Në WEB faqen e “BOta Sot” në rubrikën e lajmeve të datës 5 tetor 2020, patëm rastin të lexojmë deklaratën e Behgjet Pacollit- kryetarit të AKR-së, ku deklaronte se “ Do të isha president perfekt i Kosovës.

Behgjet Pacolli me këtë deklaratë ofertuese ndaj opinionit kosovar, duke u prezantuar edhe si person unifikues, shpreh hapur egon e tij ambicioze për postin e Presidentit.

Behgjet Pacolli do ta kishte nderuar veten, po të mos ishte bërë pjesë e komploteve dhe pazareve të pista të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt dhe Kadri Velselit, duke e rrëzuar Qeverinë e Albin Kurtit, qeverinë më premtuese, dhe duke e vënë qeverinë kukull të Avdullah Hotit, që i rin gaditu Qeverisë kriminale të Serbisë me në krye kriminelin Aleksandër Vuçiq.

Behgjet Pacilli është biznesmen i suksesshëm dhe milioner, por kjo nuk don te thotë se duhet të jetë edhe politikan dhe udhëheqës shtetëror i suksesshëm.

Të jesh biznesmen i suksesshëm dhe milioner, e ti shërbesh politikës si rrotë rezervë me dy votat e fituara, mendojmë se është gabim i madh dhe e ul reputacionin e një biznesmeni milioner.

Behgjet Pacolli politikën e provoi si President i Kosovës, si zëvendëskryeministër dhe si ministër i Jashtëm, ku dështoi tërësisht, duke i dhënë mundësi Serbisë agresore gjenocidale ta realizojë anulimin e njohjeve nga disa shtete, që më parë e kishin njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Behgjet Pacolli në postin e ministrit të Jashtëm, nuk arrijti së paku t’i merrte parasysh sugjerimet që, librat dhe dokumentet të cilat i posedon Kosova e që tregojnë për krimet e Serbisë gjatë agresionit gjenocidal 1998/99, të përktheheshin në gjuhë të huaja , dhe tu dërgoheshin ambasadorëve në OKB, BE, KE dhe në shtetet e tjera të botës.

Një veprim i tillë me siguri do ta paralizonte Serbinë para botës në gënjeshtrat e saj për t’i mbuluar krimet makabëre që Serbia i kreu në Kosovë.

Behgjet Pacolli e njihte shumë mirë korrupsionin, pasurimin e paligjshëm dhe nepotizmin e Hashin Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt re Kadri Veselit, dhe përkundër kësaj hyri në vallen e tyre.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës nuk bënë asgjë për zbardhjen e fatit të 1650 personave të rrëmbyer nga Serbia, si edhe për vënien para drejtësisë të krimineleve serbë për krimet e kryera në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal të viteve 1998/99.

Në WEB faqen e ‘Bota Sot” të datës 6 tetor 2020, në rubrikën lajme në Aktuale, sërish patëm rastin të lexojmë deklaratën e Behgjet Pacollit, ku thotë, “ të mblidhemi të gjithë partitë politike për ta caktuar datën e zgjedhjes së Presidentit”.

Tutje Behgjet Pacolli rekomandon vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, edhe pse ky dialog në këto rethana dhe me këtë ekip të papërgatitur çon në dëm të Kosovës.

Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ndëpritet menjëherë për shkak të hileve që po ia bëjnë Kosovës viktimë SHBA-të dhe BE-ja, në favor të Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse.

Behgjet Pacolli kërkon edhe reformë zgjedhore konsensuale, dhe që zgjedhjet në Kosovë të mbahen në vjeshtën e vitit 2022.

Kjo tregon se Behgjet Pacolli i bën hesapet vetem në favor të tij, dhe nuk e lodhën kokën se në Kosovë zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë, për të zgjedhur një Qeveri të re e të aftë për tu pëballur me sfidat e Kosovës, dhe që do të rezultonte me një ekip të aftë e të përgatitur mirë për dialogun Kosovë-Serbi, që do të mbështetej edhe nga një platformë e votuar në Parlamentin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat