E kohës

Opinione

E kohës

Nga: Skënder Karaçica Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 08:21
Jakup Krasniqi

Kur e pashë në Hagë Jakup Krasniqin,kjo i ngjante gjykimit në Beograd(!)

Qysh pas ,,çlirimit,, të pas Luftës së Dytë Botërore të ish-Jugosllavisë dhe Beogradi zyrtar,nuk e ndali gazebin ndaj shqiptarëve dhe shkundjen ushtarako-policore të Kosovës.Kur nisi të flasë prokurori dhe aktakuza ndaj zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi,këtu ishin mekanizmat e drejtësisë prokuror-gjykatës në Hagë,tashti me zyrtarë tjerë të BE-së,por me mekanizma të njejtë e të përgatitur në Beograd(sic!).

Nuk di dhe i kisha lutur përfaqësuesit e drejtësisë në Kosovë dhe në tërë nënqiellin e Evropës dhe në botën demokratike,a ka ndonjë vend që me ,,drejtësinë,,(lexo:të shtetit të Serbisë,-nënvizimi im)që nga viti 1912-1999 me tërë makinerinë pushtuse dhe shfarosëse deri në substacën kombëtare të shqiptarëve  dhe të Kosovës,tashti me arkivën e shërbimeve sekrete dhe në Gjykatën e Dhomave të Specializuara në Hagë i ka vërë në sallën e gjykimit djelmeninë e UÇK-së që ka luftuar për Liri dhe Pavarësi,që,përmes luftës së drejtë i dolën përballë regjimit të Serbisë vetëm Lirinë e Kosovës!

Serbia e dogji tokën e Kosovës me projektin fashist deri në shkallë të gjenocidit,tashti ka dalë në anën e ,,viktimës,,në Hagë(sic!),ndërsa shqiptarët dhe Kosova është vënë në sallën para prokurorit dhe gjykatësit të Dhomave të Specializuara udhëheqjen e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.Çfarë drejtësie po kërkon KE-ja dhe faktorët tjerë relevant ndërkombëtar?Po në këtë sallë të kësaj gjykata të drejtësisë është dashtë të jenë kriminelt ushtarako-policor e paramilitar të Serbisë e jo djelmenia e UÇK-së(!).

I bëjmë thirrje publike Gjykatës në Hagë dhe përmes kësaj Dhomave të Specializuara që mos t`i denojë djemtë e Kosovës ,sepse ata luftuan për Liri dhe Pavarësi të Kosovës dhe kundër regjimit fashist të Serbisë!

Po të isha sot si (dëshmitar)në sallën e kësaj gjykate në Hagë si (shqiptar)për hirë të së vërtetës historike,për hirë të tokës së përgjakur tash e një shekull të Kosovës,për hirë të gjirit të nanës shqiptare,do të terhiqja kërkesën për të dëshmuar në një gjakatë të drejtësisë në Hagë,që po vepron me ,,mekanizmat e drejtësisë,,të sajuara nga regjimi fashist i Serbisë(!).

Shqiptarë dhe ju si dëshmitarë në këtë gjykatë me arkivën e Serbisë dhe në dosjën  e prokurorit në Hagë,hiqni dorë nga dëshmia më antinjerëzore të shtetit të Serbisë,që,nëpër shekuj të urrejtjes patologjike deri në shfrenim të gjenocidit ndaj kombit shqiptar dhe të Kosovës,sot po e denon pa të drejtë shtetin e Kosovës,Lirinë dhe Përvarësinë e paguar shtrenjtë më gjakun e brezave shqiptarë...! 

Kur e pashë sot Jakup Krasniqin  dhe paraqitja e tij në Gjykatën  e Dhomave të Specializuara në Hagë,kjo ishte fund e krye aktakuzë dhe ,,Gjykatë,,e Serbisë në Beograd(!).

Çikago,nëntor të motit 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat