Mëkatarët ndaj Kosovës

Opinione

Mëkatarët ndaj Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 13:01
Rexhep Torte

Kosova është tokë e shenjtë dhe e bekuar shqiptare, e larë dhe e njomur me gjakun shqiptar.

Kush ka bërë dhe bën mëkate ndaj Kosovës e merr mallkimin e Kosovës, të popullit të Kosovës  dhe dënimin e Zotit në këtë  jetë dhe në jetën e përtejme.

Mëkatarë ndaj Kosovës janë Serbia dhe serbët primitivë, të egër, pa identitet, pa kulturë fetare e kombëtare dhe pa kulturë njerëzore, të cilët doktrinë i kanë vetëm luftërat, vrasjet, masakrat, dhunimet, dëbimet dhe  okupimin e trojeve  shqiptare.

Mëkatarë ndaj Kosovës janë Kisha Ortodokse Serbe dhe tërë klerikët e saj, që asnjëherë nuk e kanë kryer misionin e tyre fetar që e ka dhënë Zoti, por janë bërë luftënxitës për ta okupuar popullin shqiptar  dhe për t’i okupuar trojet shqiptare.

Mëkatarë ndaj Kosovës janë edhe SHBA-të dhe BE-ja, që me hilet e tyre i vunë  në një rrafsh Serbinë  agresore gjenocidale e vrasëse  me Kosovën viktimë.

Mëkatarë ndaj Kosovës janë të gjithë udhëheqësit e derisotëm në Kosovë, të cilët tashmë 21 vite në Kosovën e lirë dhe të pavarur, i harruan trimat që e dhanë jetën për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

I harruan mijëra e mijëra viktima të pafajshme shqiptare, që i vrau dhe i masakroi në mënyrë mizore Serbia gjatë agresionit gjenocidal shtazarak në vitet 1998/99.

I harruan 20 mijë motrat tona shqiptare të cilët në mënyrë makabëre u dhunuan nga ushtria, paramilitarët e policët e Serbisë.

I harruan 1650 shqiptarët e të gjitha moshave e gjinive të  rrëmbyer nga Serbia, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

I harruan vuajtjet dhe gjëmat që i përjetuan më shumë se 1 milion shqiptarë që morën rrugën e eksodit në vitet 1998/99 për të shpëtuar nga plumbat dhe hanxharët e Serbisë agresore gjenocidale, vrasëse dhe okupuese.

I harruan dhe nuk këmbëngulën që të dalin para drejtësisë kriminelët serbë që i kryen tërë ato krime monstruoze në Kosovë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara, në vend që ta forcojnë shtetin, drejtësinë dhe dinjitetin shqiptar, e zgjodhën rrugën e gabuar, e zgjodhën rrugën e luftës për pushtet, rrugën e vëllavrasjes, rrugën e pasurimit të paligjshëm, rrugën e korrupsionit dhe të nepotizmit.

Mëkatare e Kosovës është edhe Qeveria e Avdullah Hotit, që  erdhi në pushtet me pazare të pista  dhe me komplot, dhe që u mashtrua  në mënyrë naive nga administrata e Donald Trumpit dhe nga BE-ja,  dhe pa asfarë pëgatitje dhe konsensusi të brendshëm e filloi dialogun Kosovë-Serbi në dëm të Kosovës.

Qeveria e Avdullah Hotit e filloi dialogun Kosovë-Serbi edhe pse Serbia është duke e kolonializuar veriun e Kosovës me serbët që po i vendosën në shtëpitë e reja dhe të mobiluara, edhe pse shumica e këtyre serbëve asnjëherë nuk kanë qenë banorë të Kosovës.

Qeveria e Avdullah Hotit e filloi dialogun Kosovë-Serbi përkundër arrogancës dhe kanosjeve të vazhdueshme të Serbisë ndaj  Kosovës.

Me zgjedhjen e Joe Biden President të SHBA-ve, Qeveria e Avdullah Hotit duhet ta ndërpret menjëherë dialogun Kosovë-Serbi, gjersa të krijohen rrethana të reja në favor të Kosovës.

Qeveria e Avdullah Hotit duhet sa më parë t’i shpallën zgjedhjet e reja në Kosovë, në mënyrë që ta lirojë Kosovën nga ngërçi, dhe që ai që do ta fitojë votën e popullit, do ta ketë edhe legjitimitetin të negocojë në emër të Kosovës.

Mëkatarë ndaj Kosovë  janë edhe Edi Rama dhe Qeveria e tij në Shqipëri, të cilët përkundër krimeve që Serbia i kreu ndaj shqiptarëve në Kosovë, bënë pazare me kriminelin Aleksandër Vuçiq të Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Edi Rama dhe Qeveria e e tij  aktualisht nëpërmjet Minishengenit dëshirojnë që Serbisë së vogël t’ia falin  Shqipërinë Etnike, e  që Serbia ta shijojë edhe  Detin Adriatik.

Edi Rama dhe Qeveria e tij më datë 9 tetor 2020 nënshkruan Marrëveshjen Shqipëri-Serbi, që serbët e Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse ndaj shqiptarëve të Kosovës, të kenë mundësinë që  me letërnjoftim të hyjnë sa herë të dëshirojnë në Shqipëri, edhe pse Serbia orë e çast i maltreton dhe arreston  shqiptarët e Kosovës që lëvizin nëpër Serbi për në vendet e treta.

Kosova e tëra është e larë dhe e njomur me gjakun e shqiptarëve fisnikë, trima  dhe autoktonë që gjithnjë kanë jetuar në trojet e veta  stërgjyshërore.

Çdo pëllëmbë toke e Kosovës është e larë dhe e njomur me gjakun e shqiptarëve të urtë, zemërbardhë e bujarë.

Gjaku që e ka larë dhe njomur Kosovën është vetëm gjaku i shqiptarëve për ta mbrojtur lirinë,  pragun dhe nderin e  shtëpisë.

Nuk ekziston asnjë fakt apo argument historik që shqiptarët t’ia kenë mësyrë për të okupuar qoftë edhe një pëllëmbë toke të huaj.

Për këtë flasin qartë të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë ku gjenden vetëm relikte  Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Kosovën  me tokën e saj të larë dhe të njomur me gjakun e shqiptarëve, e bëjnë  të jetë tokë e shenjtë dhe e bekuar shqiptare.

Shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë Veriore, të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës dhe tërë shqiptarët në  botë,  patëm fatin e zi e tmerrues në fund të shekullit të 20-të, përkatësisht në vitet 1998/99, të jemi dëshmitarë të agresionit gjenocidal barbar e vrasës  që e kreu  Serbia për t’i dëbuar shqiptarët e Kosovës dhe për ta okupuar Kosovën.

Këtë agresion gjenocidal shtazarak të  Serbisë në Kosovë e  shikoi dhe e ndoqi  tërë bota, qoftë përmes mediave të shkruara, qoftë përmes mediave elektronike.

Ky agresion gjenocidal shtazarak i Serbisë në Kosovë i  tmerroi dhe i indinjoi shqiptarët dhe tërë botën për nga kanibalizmi dhe ndjenjat shtazarake që i demonstroi  Serbia nëpërmjet ushtrisë, paramilitarëve dhe policëve serbë, kundër  shqiptarëve  të pafajshëm e duarthatë.

Ky agresion gjenocidal shtazarak i Serbisë në Kosovë e dëshmoi edhe njëherë gjenin e egër,  shtazarak e primitiv  të Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve për t’i okupuar trojet denbabaden  shqiptare.

Ky agresion gjenocidal shtazarak i Serbisë tronditi mbarë botën, duke i parë skenat trishtuese  që pësuan shqiptarët e pafajshëm gjatë spastrimit etnik dhe eksodit që e shkaktoi Serbia kundër shqiptarëve për ti dëbuar nga Kosova.

Në këtë agresion gjenocidal shtazarak të Serbisë në Kosovë nuk u kursyen as gratë, as pleqtë dhe as fëmijët, nuk u kursyen as fëmijët që u vranë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Në këtë agresion gjenocidal shtazarak që e kreu Serbia në Kosovë u vranë dhe u masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm.

Në këtë agresion gjenocidal shtazarak që Serbia e kreu në Kosovë u dhunën më mënyrën më makabëre 20 mijë femra shqiptare.

Në këtë agresion gjenocidal shtazarak që e kreu Serbia në Kosovë u rrëmbyen 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Këtij agresioni gjenocidal  shtazarak që Serbia e kreu në Kosovë i dha fund NATO me bombardimet 78 ditore të caqeve serbe nga ajri,  e ndihmuar edhe  nga ushtarët e UÇK-së në luftimet tokësore, që mbronin pragun dhe nderin e shtëpisë.

Kjo më në fund e solli lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës pas më shumë se një shekull.

Mëkatet që Serbia dhe serbët i kryen ndaj shqiptarëve në Kosovë nuk do t’i fal as Zoti dhe nuk mund t’i falin as shqiptarët viktimë e këtij agresioni gjakatar.

Serbët janë popull skajshmërisht i egër, agresiv, primitiv  dhe i uritur për vrasje, masakra dhe dhunime.

Serbët janë popull i egër, primitiv, pa identitet,  pa kulturë civilizuese njerëzore e fetare dhe të etshëm për të okupuar troje shqiptare.

Serbët që me ardhjen e tyre  në shekullin e 6-të nga Kaukazi në Ballkan sollën vetëm luftëra e mëri.

Në historinë e Serbisë dhe të serbëve nuk mund të gjesh asnjë periudhë pa luftëra të përgjakshme okupuese.

Mëkate pa fund  ndaj shqiptareve ka  edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila gjithnjë ka qenë e çoroditur dhe e e tërbuar kundër shqiptarëve fisnikë e paqedashës.

Kisha Ortodokse Serbe e ka humbur lidhjen me Zotin dhe e ka forcuar lidhjen me djallin.

Kisha Ortodokse Serbe asnjëherë   nuk e ka kryer  misionin e shenjtë fetar për t’i edukuar e fisnikëruar  serbët e egër, primitivë  dhe gjakpirës.

Kisha Ortodokse Serbe, si dje edhe sot,  po i nxit në vazhdimësi serbët që të jenë sa më agresivë, sa më të egër, sa më primitivë, sa më vrasës dhe sa më masakrues ndaj shqiptarëve.

Kisha Ortodokse Serbe nuk ka të ngjarë me asnjë besim tjetër fetar,  dhe ndjek  një besim që nuk u ngjan besimeve të Zotit.

Kisha Ortodokse Serbe, ngjashëm si edhe populli serb, në mungesë të kulturës njerëzore dhe fesë së tyre të mirëfilltë, e mashtrojnë veten duke i okupuar dhe përvetësuar objektet fetare të krishtera shqiptare.

Serbia dhe serbët në këtë mënyrë duke e okupuar Kosovën, i kanë okupuar edhe objektet fetare të krishtera shqiptare në Kosovë  duke i ndryshuar dhe përvetësuar.

Ekzistojnë dëshmi e prova të shumta se kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptarë, por që serbët i kanë okupuar, ndryshuar dhe përvetësuar.

Mëkatarë ndaj  Kosovës janë edhe SHBA-të dhe BE-ja, të cilat në vend që ta ndëshkojnë Serbinë për krimet e kryera në Kosovë, ata e përkëdhelën dhe e ledhatuan Serbinë.

SHBA-të dhe BE-ja imponuan themelimin e Gjykatës Speciale të Hagës për Krimet e Luftës në Kosovë, duke e anashkaluar Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse, dhe lejuan që kriminelët serbë të jetojnë e shëtisin lirshëm nëpër Serbi.

SHBA-të  dhe BE-ja e dinë shumë mirë se shqiptarët nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por ishte Serbia ajo që kreu agresion gjënocidal shtazarak në  Kosovë.

SHBA-ja dhe BE-ja imponuan dialogun Kosovë-Serbi pa kërkuar Serbia falje publike për krimet e kryera në Kosovë, pa i dënuar Serbia kriminelët serbë dhe  pa e pranuar Serbia reparacionin e dëmeve të luftës.

SHBA-ja dhe BE-ja nuk ushtruan asnjë presion ndaj Serbisë që ta zbardhën fatin e 1650 shqiptarëve të rrëmbyer në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

SHBA-të dhe BE-ja nuk ushtruan asnjë presion ndaj Serbisë ta tregojë vendndodhjen e varrezave masive  në Serbi ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë, edhe pse Ivica Daçiq në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë kohëve të fundit, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi.

SHBA-të dhe BE-ja nuk ushtruan asnjë presion ndaj Serbisë  për t’i treguar hekurinat në Serbi ku janë djegur mijëra e mijëra kufoma të shqiptarëve që Serbia i vrau dhe i masakroi  në Kosovë.

SHBA-të dhe BE-ja  insistuan që të ngritën aktakuza kundër komandantëve të UÇK-së në Kosovë,  e jo edhe kundër kriminelëve Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, si edhe kundër kriminelëve tjerë serbë që njihen me emër dhe mbiemër.

SHBA-të dhe BE-ja e dinë shumë mirë se në Serbi ekzistojnë projekte dhe skenarë për të gjitha krimet që Serbia i kreu  në Kosovë, dhe lejojnë që Serbia t’i mbulojë dhe të mos i pranojë këto  krime të kryera në Kosovë.

SHBA-të me administratën e Donald Trump për propagandë zgjedhore organizuan dialogun Kosovë-Serbi në Uashington më 4 shtator 2020, ku në praninë e Donald Trump u nënshkrua Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve  ekonomike Kosovë-Serbi, marrëveshje tërësisht në favor të Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse, dhe shumë e dëmshme për Kosovën viktimë.

SHBA-ja dhe BE-ja lejuan që për dialogun Kosovë-Serbi të caktohen, po e përsërisim, Mattev Palmer-dhëndëri i  Beogradit, Richard Grenell-me prejardhje ortodokse serbe, të caktohet  Shefja e dikasterit ekonomik në Departamentin e SHBA-ve-me prejardhje serbe, të caktohet Josep Borell i  Spanjës, e cila  ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, të caktohet  Miroslav Lajçak i  Sllovakisë, e cila  ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, si edhe të gjendet  Magnus Jacobson, deputeti suedez-që e  ka  nusen me prejardhje serbe, e që bëri nominimin e SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë për çmimin NOBEL  për paqe.

Mëkatarë  ndaj Kosovës janë edhe Rusia e Kina, që dëshirojnë  të kenë ndikim në Ballkan, e që nuk kursejnë asgjë për ta përkrahur Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse në qëllimet e saj ogurzeza për Kosovën dhe për paqen në Ballkan.

Joe Biden me fitoren e tij për President të SHBA-ve, si mik i dëshmuar i Kosovës dhe i shqiptarëve, me siguri se do ta vlerësojë me sinqeritet të drejtën e Kosovës viktimë, kundrejt aspiratave agresive okupuese dhe hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat