Edhe zotat vdesin!

Opinione

Edhe zotat vdesin!

Nga: Nexhat Haziri Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 17:31
Nexhat Haziri

20 vite jetuan me lot për fytyre duke kërkuar varrin e tij, gruaja për burrin, fëmiju për babanë, ky/kjo e fundit u bë burrë/grua e nuk iu thanë lotët, as sot. Këta nuk e kanë as varrin e burrit/babait, e "ata" kanë gjithçka.

Për gjithë këto vite, nuk na emocionuan, nuk iu gjetëm pranë, nuk iu dhamë shprese për drejtësi,sepse këtë të fundit e kishim vra në me heshtjen tonë, me mosguximin tonë për të vepruar si shoqëri që nuk kërkon hakmarrje, por veç drejtësi.

Sot emocionohemi se dikush nga "ata", mohuesit dhe vrasësit e drejtësisë, ligështohen përballë saj, që dikur, ndoshta deri para pak ditësh kanë menduar se drejtësia nuk ndodhë urre, dhe "ata" do të vazhdojnë të jetojnë në pallatet e tyre me gjithçka bollëk, se për t'ua numëruar çfarë kishin e si jetonin, lirisht mund t'i krahasosh me luksin e Mbretit Zulu.

Të tillët që sillen e mendojnë se janë vet Zoti, harrojnë se edhe "Zotat vdesin"

Shoqëri hipokrite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat