Serbia vrasëse e akuzon Kosovën viktimë, tradhti shqiptare dhe ndërkombëtare

Opinione

Serbia vrasëse e akuzon Kosovën viktimë, tradhti shqiptare dhe ndërkombëtare

Nga: Rexhep Torte Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 17:46
Rexhep Torte

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës dolën maskarenj, hajdutë, mashtrues, hileqarë dhe tradhëtarë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës i vraftë Zoti dhe buka e Kosovës, që e lejuan Serbinë agresore ta akuzojë Kosovën viktimë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës nuk mund t’i thonë vetes as shqiptarë, as fisnikë, as bujarë dhe as atdhetarë.

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 10 nëntor 2020, në rubrikën e lajmeve patëm rastin ta lexojmë informatën se, “Serbia në Gjykatën Speciale në Hagë për Krime të Luftës ka dërguar 50 mijë faqe tekste të shkruara dhe një numër të madh të fotografive”, për gjoja krimet e UÇK-së ndaj serbëve në Kosovë.

Millovan Drekun, kryetar i Komisionit për Kosovën në Serbi dhe propaganduesi serb i regjimit të kriminelit Sllobodan Millosheviq, më 11 nëntor 2020, delaroi se, “ Të dhënat e Serbisë ndodhen në aktakuzat e Speciales për UÇK-në, dhe se Serbia e ka furnizuar Gjykatën Speciale me materiale kundër UÇK-së dhe krerëve të saj.

Këto informata dëshmojnë thënien popullore serbe se, “ sulmi është mbrojtja më e mirë” (Napad je najbolja odbrana), që don të thotë se Serbia me gënjeshtra dhe sajime po mundohet në vazhdimësi t’i mbulojë krimet shtazarake ndaj shqiptarëve të pafajshëm që i kreu në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal shtazarak në vitet 1998/99.

Këto informata dëshmojnë për qwndrimin dhe sjelljen e papërgjegjshme dhe të pafalshme, si edhe për indiferentizmin e skajshwm të përgjumur të udhëheqësve të derisotëm të Kosovës, të cilët për 21 vitet e kaluara në Kosovën e lirë e të pavarur, nuk e panë të nevojshme dhe të arsyeshme ta padisin Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse në Gjykatën Speciale në Hagë për Krimet e Luftës, qoftë edhe me një faqe të shkruar apo edhe me një fortografi.

Edhe pse për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal shtazarak të Serbisë në vitet 1998/99 ekzistojnë libra të shkruar, fotografi dhe dokumentarë filmikë të shumtë, por që ka patur dhe ka mundësi të shkruhen qindra mijëra faqe të shoqëruara edhe me fotografi trishtuese edhe me dokumentarë filmikë.

Ramush Haradinaj është çuar peshë, është bërë tepër i neveritshëm dhe i padurueshëm me kërkesën e tij absurde dhe këmbëngulëse për tu bërë edhe President i Kosovës, edhe pse gjersa ishte Kryeministër nuk e pa të udhës që ta shkruajë dhe ta dërgojë në Gjykatën Special në Hagë qoftë edhe një faqe teksti, apo edhe një fotografi për krimet e Serbisë në Kosovë.

Ramush Haradinaj dijti vetëm t’ia fal Malit të Zi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës, dijti të blejë 200 hektarë tokë shtetërore për 70 mijë euro, dijti ta reklamojë nëpër portasle, pasurinë e tij, shtëpinë e tij luksose, duke e shijuar verën gjermane, një litër e të cilës kushtonte 700 euro, siç informonin mediat.

Behgjet Pacolli ditë më parë deklaroi se, “Do të isha president fenomenal i Kosovës”, edhe pse gjatë katër viteve gjersa ishte ministër i Jashtëm i Kosovës, nuk pati dëshirë dhe aftësi që të shkruajë as edhe një faqe të vetme, apo të dërgojë edhe një fotografi në Gjykatën Speciale në Hagë, për krimet monstruose që Serbia i kreu në Kosovë në vitet 1998/99.

Behgjet Pacolli gjersa ishte ministër i Jashtëm u Kosovës i mundësoi Serbisë që me propagandëën e saj gënjeshtare të arrijë që disa shtete të cilat e kishin njohur shtetin e Kosovës, t’i anulojnë vendimet e tyre për njohjen e Kosovës shtet të pavarur e sovran.

As Ramush Haradinaj, as Behgjet Pacolli dhe asnjëri nga udhëheqësit e derisotëm të Kosovës nuk kanë të drejtë morale e njerëzore të kërkojnë të jenë Presidentë të Kosovës, sepse nuk e meritojnë dhe nuk u ka hije një post i këtillë, dhe se as nuk e meritojnë dhe as nuk u ka hije, qoftë edhe ndonjë post tjetër udhëheqës në Kosovë.

Serbia agresore gjenocidale e vrasëse me propagandën e saj gënjeshtare dhe të trilluar, ka arritur që ta akuzojë Kosovën viktimë, vetëm si rezultat indiferentizmit dhe i neglizhencës së udhëheqësve të derisotëm të Kosovës pa përjashtim.

Taulant Balla, shef i Grupit Parlamentar të PS-së në Parlamentin e Shqipërisë më datë 11 nëntorr 2020, e kritikoi Lulzim Bashën,kryetatin ë PD-së, pse e ka mbajtur fshehur kasetën e filmuar nga gazetari Milaim Belanica, që flet për masakrën e Serbisë në Krushë të Madhe të Kosovës dhe pse nuk e ka vënë në dispozicion të drejtësisë. Taulant Balla për këtë ka shumë të drejtë.

Por duhet t’i themi zotit Taulant Balla, pse nuk e merr guximin e ta kritikojë edhe Edi Ramën, shefin e tij, për pazaret e Edi Ramës me Serbinë kriminale dhe me kriminelin Aleksandër Vuçiqin, për shkembim territoresh në dëm të Kosovës.

Për pazaret e Edi Ramës me Serbinë kriminale dhe me kriminelin Aleksandër Vuçiq, lidhur me Minishengenin, që i përkthyer në shqip don të thotë, që Serbisë së vogël t’ia falish Shqipërinë Etnike dhe daljen në Detin Adriatik.

Taulant Balla duhet t’ia thotë troç Edi Ramës se është skandaloze edhe Marrëveshja Shqipëri-Serbi e nënshkruar ditë më parë, për hyrjen e serbëve në Shqipëri vetëm me letërnjoftim, në një kohë kur shqiptarët nga Kosova nuk e gëzojnë një gjë të tillë kur udhëtojnë për në Serbi, por përkundrazi malltretohen dhe arrestohen gjersa kalojnë transit nëpër Serbi për në vendet e treta.

Kjo dëshmon faktin se qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri është më se e nevojshme që të vijnë udhëheqës të rinj të pakorruptuar dhe të denjë t’u dalin zot shqiptarëve dhe shteteve të tyre.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës janë fajtorët kryesorë që i lejuan Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse në 21 vitet e kaluara t’i mbulojë krimet ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Udhheqësit e derisotëm të Kosovës e filluan dialogun Kosovë-Serbi, pa kërkuar falje publike Serbia për krimet e kryera në Kosovë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës e filluan dialogun Kosovë-Serbi, pa e zbardhur Serbia fatin e shqiptarëve të rrëmbyer në Kosovë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës e filluna dialogun Kosovë-Serbi pa e reguar Serbia vendndodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës e filluan dialogun Kosovë-Serbi, pa u nxjerrë kriminelët e Serbisë para drejtësisë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës lejuan që Gjykata Speciale e Hagës të themelohet në Kosovën viktimë, pa u themeluar fillimisht në Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës me Qeverinë kukull të Avdullah Hotit, po e vazhdojnë dialogun Kosovë-Serbi, edhe pse Serbia vrasëse, edhe sot është duke e shantazhuar, kërcënuar, ofenduar dhe poshtëruar Kosovën në të gjitha aspektet.

Serbia gjenocidale e vrasëse po e akuzon Kosovën viktimë edhe për arsye të hileve të turpshme dhe të tradhëtisë që ndëkombëtarët janë duke ua bërë Kosovës dhe shqiptarëve viktimë, në favor të Serbisë agresore, gjenocidale e vrasëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat