Bashkimi veprim nacional

Opinione

Bashkimi veprim nacional

Nga: Fehmi Rama Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 09:51
Fehmi Rama

Nëse sa do pak e duam vendin tonë, atëherë duhet larguar primtain nga interesat tona përsonale, dhe ti vëmi ato shtetrore në rënd të parë në këto rrethana që jemi.

Vendi ynë është duke u përballur në këto tre rrafshe

a), po përballet me shifra alarmante më të infektuar më Covid - 19 , nga e cila pëson sistemi shëndetsor, e ekonomia.

 b), dialogu më Serbin, perballja me armikun tonë shekullor duhet të na gjej të bashkuar.

c), propozim aktakuzat nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale për presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. 

Përballja më këto sfida domosdo na bënë ti anashkalojmë egot tona, inatet apo dallimet. Mu për këtë jamë i bindur, që shumica janë të gatshëm të shtrijnë dorën e përafrimit dhe të inkorporimit të bashëkrendimit dhe bashkëveprimit.

Zaten qdo sukses i yni është produkt i unifikimit tonë, kurse pas qdo stagnimi fshihet përqarja jonë. Prandajë besoj në unifikim, pasi që jetoim në shtetin tonë themelet e se cilit janë në gjakun e dëshmorëve, në gjakun e martireve gra e burra, femij e pleq. E kemi obligim nacional ti thrrasim ndërgjegjies sonë, që të bëjmë unifikim.

Kemi dy rrugë përballë Serbisë

Kemi dy rrugë para nesh: a), staus kohës së ngrir ku nuk kemi njohje vetëm qnjohie dhe mos anëtarsim në organizata ndërkombëtare

b), apo të ecim tutje drejt një marrvëshje finale duke shfrytzuar dhe fokusimin e administrates amerikane karshi kesaj marrveshje.

Në kohën e formimit të shtet-kombëve, e drejta ndërkombëtare ishte ne favor të kombit tonë marrëdhënjet ndërkombëtare ishin pothuajse kundër nesh dhe mbetëm të ndarë si komb ne shtete të ndryshme.

Andaj duhet të jemi tejët vigjilent!.

Tashmë a jemi të gatshëm të tërhjekim paralele si në rastin e Schumanit tek gjermanet dhe franqezet, apo do kemi fatin e një llojë konflikti herë i ngrir e herë i nxehtë si izraelito-palestinezet.

E tëra varet  si do i jepin epilog udhëheqësit tonë në atë që po flitet se do ndodhë marrëveshja përfundimtare Kosovë - Serbi, e asistuar nga SHBA-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat