Pse hezitojnë partitë politike në Kosovë për të gjetur 'formulën' për zgjedhjen e presidentit...?Pse nuk e zgjedhin presidentin jashtë korpusit të partive politike...?

Opinione

Pse hezitojnë partitë politike në Kosovë për të gjetur 'formulën' për zgjedhjen e presidentit...?Pse nuk e zgjedhin presidentin jashtë korpusit të partive politike...?

Nga: Skënder Karaçica Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 07:26
Skënder Karaçica

Dihet se institucionet e shtetit të Kosovës formohen  me ligjet kushtetuese të jetës politike (pluraliste) parlamentare.Kjo,tashmë,
dihet nga të gjitha rrafshet qytetare. Koha dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon Kosova me tronditjet e mëdha,kur udhëheqja e shtetit presidenti Hashim Thaçi bashkë me kreun e UÇK-së po përballet me procedurën paraprake në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë për ,,krime të njerëzimit,,(!)të sajuara nga shërbimet sekrete ushtarako-policore të Serbisë,që,në vitet më të rënda vrau e dogji krejt çfarë  ishte shqiptare dhe për tokën e djegur të Kosovës(!).

Koha po kërkon që të jemi më racional,duke lënë më një anë  apetitet  politike për të zënë karrikën e presidentit të Kosovës në kohën e tronditjeve të mëdha që na i ka krijuar armiku shekullor Serbia fashiste me hyzmertqarët e saj të shitur(!).

Partitë politike mos të hezitojnë,por të dalin nga vetvetja dhe të shohin sesi të dalim nga ky udhëkryq i madh i jetës institucionale të shtetit të Kosovës.Të bëjnë më të mirën e mundshme,duke thyer klishetë politike dhe të zgjedhin figura intelektuale,me bagazh të madh shkencor të dijes e të përvojës pa ngjyrime politike,që,në rrethanat e vështira të shtetit do të nis udhëtimin e sigurt të shtetndërtimit me një faqe të re kombëtare për të afruar programin dhe ligjet kushtetuese se Kosova është shtet sovran dhe pjesë e Evropës së qytetëruar e të bashkuar(BE).

Të mendojmë për pak minuta!Nëse jemi të bashkuar dhe mendojmë të dalim përtej thyerjeve të mëdha në zgjidhjen e drejtë se jemi shtet sovran,atëherë pse mos të zgjedhim presidentin e Kosovës nga bota shkencore dhe akademike,që kahet e shtetit të marrin kahjen  e duhur dhe të mundim thyerjet e trondtijet e skenarëve të Serbisë për shembjen e themeleve të shtetndrtimit të Kosovës!

Si qytetar i Kosovës,kam propozim konkret dhe këtë më lajon e drejta kushtetuese dhe demokracia si vlerë jona kombëtare,që për president të Kosovës propozoj PROF. DR.ZEJNULLA GRUDA,brezi i plejadës shqiptare të shkolluar dhe më një bagazh të madh politik,shkencor,akademik dhe diplomatik që,do të kemi fugurën e fortë kombëtare dhe institucionale të shtetit të Kosovës,kur e kur regjimi i Serbisë nuk ka ditë që nuk po ia rrëmihë themelet e saj të shtetëtisë(!).

Me këtë rast u bëjë thirrje të gjitha partive politike në Kosovë,mos e qitni në një anë ketë propozim qytetarie,ndonëse koha kërkon që të jemi në krye të detyrës dhe të mendojmë për shtetin e Kosovës e jo për apetitet (politike)të partive politike!Jam i bindur se me ketë propozim,e nesermja do të nis më mbarë dhe kahet e shtetndërtimit të Kosovës do të mundin të keqën e kohës dhe do të jemi aty në Evropë dhe botë si shtet serioz kombëtar,demokratik dhe ligjor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat