Kuvendarët do duhej të ecnin kryeposhtë nga turpi!

Opinione

Kuvendarët do duhej të ecnin kryeposhtë nga turpi!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 19 nëntor 2020 Në ora: 12:47
Kuvendi i Kosovës

Këto fjalimet në Kuvend nga ana e deputetëve, shumë të dhimbshme sikurse të kishin punuar aq shumë për zbardhjen e të pagjeturve, për viktimat që vrasësit e tyre nuk janë zbuluar kurrë, për veteranët që kanë mbetur rrugëve duke kërkuar kënaçe nëpër kontejner të ndryshëm për të mbajtur familjen, e për shumë e shumë gjëra të tjera.

Këta u pasuruan duke e rrejtur popullin që nga pas lufta, e sot dalin e shesin moral në Kuvend, se cili po e bënë fjalimin më të mirë. Na keni lodhë me fjalime, populli nuk është më i interesuar për fjalët e juaja. Populli dëshiron paqe në Kosovë, qetësi, punë e dinjitet. Ata nuk duan lëmosh sikurse ju që iu keni dhënë ndër vite për një votë.

Edhe populli kanë të drejtë të pasurohen, por ju aty në Kuvend nuk po i lejoni. Po ua mbyllni dyert, nuk po i garantoni punësim e një pagë të dinjitetshme. Ju jeni fajtor që po ikin rinia, sepse nuk duan të punojnë për juve sikurse të ishin skllevër.

E gjithë barra që sot Kosovës po i paraprijnë procese të rënda është i juaji. Ju keni biseduar me Serbinë, ju i keni harruar ushtarët e UÇK-së, ju e keni mjeruar këtë vend, ju u pasuruat e populli s’ka bukë për të ngrenë. Andaj turp është të shitni moral në Kuvend, e para popullit. Po të ishte marë e mirë, ju do duhej të ecni kryeposhtë për tmerrin që na keni shkaktua ndër vite.

Edhe për Gjykatën Speciale, jeni pikërisht ju fajtor që Serbia me bashkëpunëtorët e tyre ia arritën qëllimit. Derisa ju keni fjetur duke menduar se si të pasuroheni, Serbia, apo më mirë të them, liderët serbë kanë punuar kundër Kosovës.

Derisa ju u krekosshi për punët e juaja kinse të mira, e në takime me serbët u jepshi buzëqeshje, madje me krenari edhe i pulbikojshit edhe fotografitë me ta, ata në fund ju tradhtuan.

Ju tradhtuan për kombin shqiptar, ata nuk e tradhtojnë vendin e vet, gjuhën e tyre, popullin e tyre, sikurse që bëtë ju.

Lakmia për para e pushtet ua verboi syt, e tash jeni pikërisht ju që do të vuani.

Populli ka probleme tjera, problemet më të mëdha sesa t’ju shikojnë juve, se apo shpëtoni apo jo nga Gjykata e cila është votuar në Kuvendin e Kosovës, pikërisht nga ju.

E vërteta gjithmonë kanë thënë se do të del në pah, e ajo do të jetë e dhimbshme pikërisht për juve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat