Kosova me fakte t’a demaskojë dhe tmerrojë Serbinë

Opinione

Kosova me fakte t’a demaskojë dhe tmerrojë Serbinë

Nga: Rexhep Torte Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 13:11
Rexhep Torte

Tradhëti e madhe shqiptare, turp i madh dhe mëkat i madh shqiptar, është kjo që po veprojnë sot udhëheqësit shqiptarë në Kosovë.

Tradhëti e madhe ndërkombëtare, turp dhe mëkat i madh ndërkombëtar, është kjo që po veprojnë ndërkombëtarët ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Shqiptarët janë kombi me identitet etnik më autokton, më fisnik dhe më paqedashës në Ballkan.

Shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre nuk kanë okupuar qoftë edhe një pëllëmbë tokë të huaj.

Shqiptarët janë kombi më monolit në Ballkan, me gjuhën, kulturën, doket e ritet e pastra shqiptare.

Shqiptarët përkundër tërë këtyre vlerave të pastra etnike, kulturore e njerëzore, me të cilat nuk mund të krahasaohet asnje komb tjetër në Ballkan, për fat të keq dhe me fajin e tjerëve, janë kombi më i nëpërkëmbur në Ballkan.

Shqiptarët përkundër tërë këtyre vlerave fisnike e civilizuese, janë kombi më i përvuajtur dhe më i përndjekur në Ballkan.

Shqiptarët për shkak të hileve të fuqive vendosëse edhe sot po i përjetojnë padrejtësitë duke jetuar në trojet e veta shqiptare, por në pesë shtete fqinje.

Shqiptarët për shkak të hileve të fuqive vendosëse edhe sot e kanë shtetin amë Shqipërinë me pamjen e një molle të kafshuar nga të gjitha anët, e cila me shtetet fqinje kufizohet me trojet e veta shqiptare dhe me popullin vet shqiptar.

Shqiptarët në Ballkan për shkak të hileve të fuqive vendosëse i kanë përjetuar golgotat më të përgjakshme.

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 18 nëntor 2020, në rubrikën e lajmeve, në Aktuale, patëm mundësinë të lexojmë informatën për konfirmim të aktakuzës me titull:” 150 persona dëshmuan në Specialen dhe mbi 40 mijë faqe material kundër ish krerëve të UÇK-së”.

Këto aktakuza i ka përgatirur Serbia agresore gjenocidale e vrasëse me sajime dhe gënjeshtra, për t’i fshehur e mbuluar krimet që Serbia i kreu në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal e vrasës në vitet 1998/99.

Këto aktakuza i ka përgatitur Serbia agresore gjenocidale e vrasëse, për t’i shpëtuar nga drejtwsia urdhërdhënësit serbë dhe kryerësit serbë të ketyre krimeve në Kosovë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi bënë tradhëti dhe mëkate të mëdha ndaj Kosovës dhe popullit të saj, duke u marrë me vllavrasje, hajni e korrupsion, në vend që të merren me përgatitjen e materialeve dëshmi për krimet e Serbisë në Kosovë.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara i lodhën shtyllat kurrizore të tyre, duke bërë homazhe para varrezave dhe lapidarëve të dëshmorëve e viktimave të luftës për liri e pavarësi, sa për sy e faqe dhe vetëm për propagandë politike e partiake.

Dëshmoërt dhe viktimat që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do ta kenë nderimin dhe respektin e merituar, vetëm nëse Kosova e demaskon dhe e gozhdon fuqishëm Serbinë agresore, gjenocidale e vrasëse.

Dëshmorët dhe viktimat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do ta kenë nderimin dhe respektin e merituar, vetëm nëse udhëheqësit e Kosovës tregojnë angazhim dhe seriozitet në grumbullimin e dëshmive për krimet që Serbia i kreu në Kosovë.

Dëshmorët dhe viktimat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do ta kenë nderimin dhe respektin e merituar, vetëm nëse udhëheqësit e Kosovës kërkojnë me ngulm dhe arrijnë që të themelohet Gjykatë Speciale në Hagë edhe për Krimet e Luftës që Serbia i kreu ndaj shqiptareve të pafajshëm në Kosovë.

Dëshmorët dhe viktimat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do ta kenë nderimin dhe respektin e merituar, vetëm nëse përndiqen, hetohen dhe nxirren para drejtësisë kriminelët Aleksandër Vuçiqi, Ivica Daçiqi dhe kriminelët e tjerë të Serbisë, qoftë si urdhërdhënës, qoftë si kryerës të krimeve në Kosovë, të cilët ikryen mijëra e mijëra vrasje, masakra e dhunime shtazarake ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.

Serbia duhet të demaskohet dhe gozhdohet me dëshmi të njëpasnjeshme për krimet që ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë i kryen në Kosovë në vitet 1998/99, dëshmi që duhet t’u dërgohen ambasdaorëve në OKB, në BE, në KE dhe në SHBA .

Serbia duhet të demaskohet dhe gozhdohet në vazhdimësi, nëpërmjet fakteve, librave të botuar në Kosovë, nëpërmjet fotografive, dokumentarëve filmikë, dhe nëpërmjet çdo kokumenti tjetër të vlefshëm ku pasqyrohen krimet që Serbia i kreu në Kosovë.

Dëshmitë e sipërtheksuara të përkthyera në gjuhë të huaja, duhet tu dërgohen edhe Gjykatës Speciale në Hagë për Krimet e Luftës ndaj shqiptarëve të pafajshëm, por edhe ambasadorëve të QUINT-it në Kosovë.

Kosova dhe Shqipëria në 21 vitet e kaluara me indiferentizmin e treguar ndaj Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse, përkundër tërë këtyre dëshmive ekzistuese, nuk e demaskuan dhe gozhduan Serbinë, duke bërë gabimin që nuk do t’ua fal populli dhe historia shqiptare.

Kosova dhe Shqipëria sa më parë duhet ta rrisin bashkëpunimin dhe ta sinkronizojnë politikën e tyre ndaj Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse të shqiptarëve të pafajshëm.

Kosova dhe Shqipëria sa më parë duhet të formojnë nga një komision ekspertësh përkatës për hulumtimin, grumbullimin dhe mbarështrimin e tërë dëshmive e provave lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë, duke përfshirë ekspertë edhe nga tërë trojet shqiptare.

Shqiptarët janë kombi më i sulmuar, më i vrarë, më i masakruar dhe më i dëmtuar në Ballkan.

Shqiptarët padrejtësinë dhe tradhëtinë i përjetuan edhe në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913, në Konferencën e Paqes në paris 1920, ku fuqitë vendosëse për t’ia plotësuar orekset hegjemoniste Serbisë, lejuan që Shqipëria, shteti amë i shqiptarëve të duket si mollë e kafshuar nga të gjitha anët nga fqinjët.

Kosova dhe Shqipëria duhet bashkarisht tu kundërvihen gënjeshtrave të Serbisë, me dëshmitë dhe faktet për krimet që i ka kryer Serbia ndaj shqitarëve të pafajshëm, në agresionin gjenocidal e vrasës në Kosovë në vitet 1998/99 .

Kosova dhe Shqipëria vetëm në këtë mënyrë do të mund ta demaskojnë dhe gozhdojnë Serbinë.

Kosova dhe Shqipwria vetëm në këtë mënyrë do të mund t’i vetëdijësojnë e kthjellojnë OKB-në, SHBA-të, BE-në dhe KE-në,, që të mos i bejnë hile Kosovës.

Me Qeverinë e Avdullah Hotit në Kosovë dhe me Qeverinë e Edi Ramës në Shqipëri, nuk mund të ketë prosperitet as në Kosovë dhe as në Shqipëri.

Qeveria kukull e Avdullah Hotit në Kosovë, përkundër shantazheve, arrogancws, kërcënimeve dhe përbuzjeve që Serbia agresore gjenocidale e vrasëse po ia bën Kosovës viktimë, në vend që ta ndërpret dialogun Kosovë-Serbi, u bë vegël e Donald Trumpit, Grenellit, Lajçakut e Borellit, në dëm të Kosovës.

Qeveria e Edi Ramës në Shqipëri, dhe vetë Edi Rama më shumë e respektojnë Serbinë se sa Kosovën, gjë që Edi Rama e dëshmoi me skenarin e përgatitur për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi dhe me Minishengenin që synon ta krijojë Serbinë e Madhe në Ballkan.

Gjë që Edi Rama e dëshmoi dhe me Marrwveshjen e nënshkruar ditë më parë Shqipëri-Serbi, që serbët të mund të hyjnë në Shqipëri me letërnjoftim, për tu mundësuar kriminelit Aleksandër Vuçiq dhe serbëve tjerë të bëjnë plazh në Detin Adriatik, edhe pse shqiptarët e Kosovës orë e çast malltrretohen dhe arrestohen gjatë kalimit të tyre transit nëpër Serbi.

Në Kosovë dhe në Shqipëri ndryshimin dhe shpresën e madhe mund ta sjellin vetëm zgjedhjet e reja, kur populli me votën e lirë do t’i zgjedh udhëheqësit dinjitozë që e duan Kosovën dhe Shqipërinë, dhe që do të dijnë t’i dalin zot kombit shqiptar në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat