Gardianët komentues të Kushtetutës së Republikës së Kosovës?!

Opinione

Gardianët komentues të Kushtetutës së Republikës së Kosovës?!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 18:38
Ismail Muqiqi

Kushtetuta e Kosovës është bërë agjend e përditshme e një numëri tani më të njohur të 'analisteve',opinionisteve , juristeve, avokateve, gazetareve dhe e disa profesorëve të cilët kanë tituj Shkencorë.

Nëse e analizojmë gjendjen aktuale të funksionimit e sistemit të drejtësis Kosova vlerësohet si një ndër shtetet me probleme të shumta, me ngecje dhe dështime në ndërtimin dhe funksionimin e mirëfilltë të drejtësisë dhe në zbatimin e ligjit.

Këto konstatime përherë kanë ardhur edhe nga institucionet përkatëse ndërkombëtare përmes raporteve të Bashkimit Evropian dhe të mekanizmave tjerë të cilat mirën me sundimin e ligjit dhe të drejtat elementare të njeriut.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e cila është në fuqi është bërë temë e debateve, komenteve sahere që partitë politike i bëjnë kalkulimet e tyre për të marur sa më shumë pushtet nëpër institucionet e shtetit.

Kjo dukuri negative dhe jo parimore po manifestohet gjithnjë e më shumë sa here që preken interesat e individëve klaneve dhe partive.

Këto ditë kur Kosova po ballafaqohet me një vargë problemesh qe nga Pandemia, Gjykata Speciale në Hagë, ramja Ekonomike e cila po ndikon edhe në mirëqenien sociale ekonomike të Kosovareve ka filluar të politizohet edhe zgjedhja e Presidentit përkatësisht ushtrimi i funksionit të kryerjes së detyrës të zonjës Vjosa Osmanit.

Disa profesor universitar, avokatë dhe opinionist tani kanë hapur një temë rrethë Neneve dhe Paragrafëve të Kushtetutës duke vu në pikëpyetje të drejtën kushtetuese të zonjës Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës së Presidentes.

Në këtë drejtimë opinioni Kosovarë është tejet shqetësues rreth këtyre tema senzacionale të cilat edhe më shumë po e polarizojnë dhe përqajnë skenën politike dhe shoqërinë Kosovare në përgjithësi.

I gjithë opinioni është i njoftuar pas dorëheqjes se Hashim Thaqit nga pozita e Presidentit të Shtetit.

Kjo detyrë ju është dedikua edhe më parë Kryetarit të Parlamentit të Kosovës deri në zgjedhjen e Presidentit të ri me mandat kushtetues.

Këtë veprim e bëri edhe zonja Vjosa Osmani si Kryetare e Parlamentit e cila për fatë të keq këto ditë edhe ajo është e prekur nga Epidemia e Koronavirusit. Po ashtu të gjithë e dimë se Vjosa Osmani nuk e ka rrëmbye pozitën e Presidentit, e as nuk e ka uzurpua por këtë veprim e bëri në bazë të ligjeve dhe të Kushtetutës si akti më i lartë juridikë dhe politikë i Shtetit.

Reagimet e disa individëve me tituj akademikë të cilët shumë here u mburren si hartues të Kushtetutës së Kosovës kinse Vjosa Osmani po bënë shkelje të Kushtetutës duke mbajtur edhe pozita në partinë politike, janë të pa qëndrueshme, tendencioze dhe kanë karaktere politikë.

Zonja Vjosa Osmani e cila ishte figura më e përkrahur dhe më e votuar në Zgjedhjet e fundit nacionale kohë më parë ka deklaruar se për shkak të rivalitetit dhe konkurrencës kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës, e ka shkarkua nga pozita e Nënkryetares së kësaj partie. Prandaj ajo personalisht është deklarua se me këtë parti i ka nda rrugët dhe se tani ajo nuk mbanë apo ushtronë asnjë funksionë politikë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në këtë drejtime zonja Osmani është figura më e pranueshme në momentin e pikërishëm nga qytetarët e Kosovës.

Deklaratat dhe prononcimet e disa individve përmes debateve politike të cilët paraqiten si gardian të mbrojtjes së Kushtetues janë shëndërrue në arenë të ulet të komunikimit dhe të komentimit të shkencës juridike në Kosovë.

Po kjo Kushtetutë në fuqi e cila vite me radhë u vlerësua si një ndër Kushtetutat më të avancuara dhe me komplekse në momentet e caktuara me rastin e zgjedhjes dhe konsulidimit e shtetit disa nene të sajë kishin dy kuptimësi shkaktuan paqaresi dhe probleme në zgjidhjen e çështjeve të caktuara në funksionimin e institucioneve të shtetit.

Ky vend nuk ka nevojë për afera të cilat bllokojnë apo paralizojnë jetën institucionalë të shtetit.

Shkencëtarë, diatarë dhe ekspertë të mirë janë ata të cilët krijojnë lehtësi veprimi për të gjeture rrugë të cilat i bashkojnë njerëzit dhe vlerat fondamentale janë bartësit të proceseve për të arriturë sa më shumë progres për qytetarët dhe shtetin.

Mendojë se Kosova ka punë dhe probleme shumë më të rëndësishme të cilat kërkojnë zgjidhje të përditshem, se sa të merremi me pozitën e ushtrueses së Presidentes së Kosovës zonjës Vjosa Osmani.

Në këtë mënyrë përmes kësaj mendësie shoqëria Kosovare duhet të lirohet nga mënyra dhe metodat burokratikë të sistemit të kaluare monistë rrethë politikës kadrovike me rastin e zgjidhjes së kudrave udhëheqëse.

Askush nuk ka të drejtë morale politike dhe njerëzore që të flasë apo të kontestojë votën e lirë të qytetarëve përmes zgjedhjeve demokratike si mënyrë dhe metodë më e avancuar e shprehjes të mendimit të individit apo shoqërisë.

Kosovës i nevojiten më shumë se asnjëherë më parë kuadrat e reja, të shkolluara gjithandej Universiteteve Botërore të cilat me profesionalizmin dhe integritetin e tyre janë shpresa e fundit që këtë vendë ta nxjerrin nga kaosi.

Sikur të çmohen, vlersohen këto parime të jetës Kushtetuta do të ishte gardiane e vetvetes e jo e komenteve dhe analizave të ndryshme, të njerëzve jo kompetentë të cilët po e helmojnë popullin përmes debateve politike të cilat nuk kanë fund as koment...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat